U R D H E R
Nr. 5 date 05.12.1994
"RREGULLA PER EMERTIMIN E ORIGJINES"
Ne zbatim te Ligjit Nr.7819 date 27.04.1994 "Per pronesine industriale" shpallur me dekretin Nr.843 date 12.05.1994 dhe ne Fletoren Zyrtare ne daten 25.06.1994 miratoj:
- Dokumentin "Rregulla per Emertimet e Origjines" si pjese e Rregullores se Zyres se Patentave, I cili i bashkangjitet ketij urdheri.
- Ne zbatim te ketij urdheri Zyra e Patentave te filloje veprimtarine e saj per te pranuar kerkesa per regjistrimin e emertimeve te origjines dhe te zbatoje proçedurat sipas Ligjit per Pronesine Industriale dhe Rregullave per emertimet e origjines.
Ky urdher hyn ne fuqi me date 05.12.1994
K R Y E TA R I
Maksim KONOMI
"RREGULLA PER EMERTIMIN E ORIGJINES"
I. Te pergjithshme
1. Perkufizimi
Rregulli 1: Emri gjeografik I nje vendi, rajoni ose lokaliteti, I cili sherben per te dalluar nje produkt qe ka origjinen nga ky rajon , vend apo lokalitet, cilesite apo karakteristikat e te cilit jane pasoje thelbesore ose ekskluzive e ambjentit gjeografik, duke perfshire ketu faktoret natyrore dhe njerezor, quhet emertim origjine.
Rregulli 2: Treguesit e thjeshte te burimit, te cilet mund te perdoren per produkte karakteristikat e te cilave nuk I atribohen ambjentit gjeografik, nuk mbrohen nga emertimet e origjines.
II. RREGJISTRIMI NE REGJISTRIN E EMERTIMEVE TE ORIGJINES
1. Pranimi I kerkeses per regjistrim
Rregulli 3: Kerkesa per regjistrimin e emertimit behet sipas formularit F01/94E. Cdo kerkese per regjistrimin e emertimit te origjines behet ne lidhje me nje produkt te vetem.
Rregulli 4: Nje kerkese per regjistrimin e emertimit te origjines permban:
a) emrin, adresen dhe nenshtetesine e paraqitesit te kerkeses;
b) te dhenat lidhur me perfaqesuesin neqoftese ka te tille ne perputhje me nenin 98 te ligjit si dhe autorizimin e perfaqesimit;
c) emrin e perfaqesuesit te autorizuar te patentave dhe numrin e regjistrimit te tij ne Regjistrin perkates dhe autorizimin e perfaqesimit;
d) specifikimin e produktit per te cilin do te behet regjistrimi I emertimit te origjines;
e) dokumentin qe verteton pagesen e tarifes se caktuar;
f) pefaqesimin e emertimit te origjines per regjistrimin e te cilit behet kerkesa;
Rregulli 5: Perfaqesimi (riprodhimi) I emertimit te origjines eshte paraqitja grafike ose nje fotografi e tij e cila vendoset ne formularin e kerkeses.
2. Shqyrtimi I formaliteteve
Rregulli 6: Brenda nje periudhe 2 (dy) mujore nga data e paraqitjes se kerkeses, Zyra e Patentave ben shqyrtimin formal te kerkeses dhe percakton daten e depozitimit, ne rastin kur kerkesa eshte konform Ligjit dhe Rregulles 4 ("Rregulla per emertimin e origjines")
Rregulli 7: Brenda nje periudhe 1 (nje) mujore nga data e paraqitjes se kerkeses, paraqitesi i kerkeses duhet te dorezoje, ne qoftese nuk i eshte bashkangjitur tashme kerkeses, autorizimin e perfaqesimit te perfaqesuesit ose te perfaqesuesit te autorizuar.
3. Shqyrtimi I kerkeses per regjistrim.
Rregulli 8: Brenda periudhes 5 (pese) mujore nga data e depozitimit te kerkeses, Zyra ben shqyrtimin per regjistrimin e kerkeses dhe Brenda kesaj periudhe paraqitesi I kerkeses duhet te dorezoje ne Zyren e Patentave dokumentin e leshuar nga organi kompetent (Dhoma e Tregetise), lidhur me:
a) produktet qe mund te marketohen me emrin e origjines se dhene;
b) vendet apo rajonet nga e kane origjinen produktet e marketuara me emertimin e origjines se dhene;
c) kerkesat e prodhimit qe duhet te plotesoje produkti me qellim qe te marketohet me ate emertim origjine;
d) menyren e shenimit te produkteve dhe kerkesa me te hollesishme per te perdorur emertimin e origjines se dhene. Ne qofte se dokumenti nuk paraqitet brenda periudhes se caktuar ose ai nuk eshte i plote, kerkesa refuzohet.
Rregulli 9: Brenda periudhes 6 mujore nga data e njoftimit per refuzimin e regjistrimit, paraqitesi i kerkeses mund te apeloje ne Bordin e Apelit te Zyres se Patentave. Vendimi i Bordit te Apelimit lidhur me kete çeshtje eshte perfundimtar.
Rregulli 10: Neqoftese egzaminuesi do te vendose per regjistrimin e emertimit te origjines per te cilin eshte paraqitur kerkesa, ai njofton per kete me shkrim paraqitesin e kerkeses dhe I kerkon atij qe Brenda 1 (nje) muaji nga data e njoftimit te beje pagesen e tarifes se regjistrimit ne Zyren e Patentave. Egzaminuesi percakton numrin e regjistrimit dhe daten e regjistrimit te kerkeses.
Rregulli 11: Zyra publikon emertimin e origjines se regjistruar brenda nje periudhe 2 (dy) mujore pasi ka konfirmuar kryerjen e pageses se tarifes se regjistrimit. Publikimi perfshin:
a) nje riprodhim I emertimit te origjines se regjistruar;
b) numrin e regjistrimit;
c) daten e regjistrimit;
d) emrin e pronarit per te cilin eshte regjistruar emertimi i origjines.
Rregulli 12: Regjistrimi I emertimit te origjines ne Regjistrin e Emertimeve te Origjines eshte ne fuqi per nje periudhe te pacaktuar me perjashtim te rastit kur hiqet dore nga regjistrimi I emertimit te origjines.
4. Regjistrimi I Emertimeve te Origjines
Rregulli 13: Zyra e Patentave mban Regjistrin e Emertimeve te Origjines ne te cilin shenohen te dhena lidhur me emertimin e origjines se regjistruar.
Rregulli 14: Regjistri I emertimeve te origjines permban:
a) perfaqesimin e emertimit te origjines;
b) te dhena per pronarin e emertimit te origjines;
c) daten e depozitimit;
d) daten e regjistrimit;
e) numrin e regjistrimit;
f) specifikimin e produktit per te cilin emertimi I origjines eshte regjistruar.