A.F. KËRKUESE, VENDIMI NR. 104, datë 22.01.2021, PËR REGJISTRIMIN SI PERSON JURIDIK TË SHOQATËS “AGJENCIA E ADMINISTRIMIT KOLEKTIV FABER COLLECTIVE PHONOGRAM”.
Objekti i kërkesës: Regjistrimin si person juridik të Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, ose shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”.
Gjyqtari: M.SH.
Fjalët kyç: organizatë jofitimprurëse, shoqata, anëtarët themelues, organet drejtuese, akti i themelimit, regjistrim, objekti i veprimtarisë.
Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 39 e vijues; Ligji nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar; Ligji nr. 8789 datë 07.05.2001 “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”.
Faktet kryesore:
“Shoqëria Faber Media Sh.p.k., një shoqëri e regjistruar e që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, me nr. unik identifikues 811395624, së bashku me shoqërinë “Faber Digital” Sh.p.k. një shoqëri e regjistruar e që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë me nr. NUIS L62207020H, rezulton se janë paraqitur përpara noterit duke deklaruar vullnetin e tyre të përbashkët për të themeluar një organizatë jofitimprurëse, konkretisht Shoqatën “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”. Pasi kanë hartuar aktin e themelimit si dhe kanë zgjedhur dhe organet drejtuese të kësaj shoqate, akte këto për të cilat është kryer dhe vërtetimi i nënshkrimeve para noterit sipas ligjit, Presidentja e shoqatës znj. A.F. i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente, për regjistrimin e kësaj shoqate në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.
Kërkuesja kërkon në gjykatë në cilësinë e Presidentes së Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, regjistrimin si person juridik të Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, ose shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”, bazuar në ligjin nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar dhe në Ligjin nr.8789 datë 07.05.2001 “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”.
Vendimi: Të pranojë kërkesën e palës kërkuese. Regjistrimin si person juridik në regjistrin e organizatave jofitimprurëse të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”, me themelues shoqërinë “Faber Media” Sh.p.k., shoqëri e regjistruar që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, me nr. unik identifikues 811395624, me seli Rr. “Agim Ramadani” nr. 292, 3 Prishtinë dhe Shoqërinë “Faber Digital” Sh.p.k., shoqëri e regjistruar që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë me nr. NUIS L62207020H, me seli Rruga D. Hima, Hyrja 1, Ap. 50, Zona Kadastrale Nr.8160, Nr. Pasurise 6/410+1-50, Vol 42, Fq.181.
Arsyetimi i gjykatës: Gjatë shqyrtimit të kërkesës, ajo u konsiderua si në përputhje me legjislacionin që rregullon regjistrimin dhe mënyrën e funksionimit të organizatave jofitimprurëse.
Objekti i saj i përcaktuar në statut dhe aktet themeluese është i përcaktuar dhe i ligjshëm.
Konkretisht shoqata do të ketë për objekt administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të
drejtave të lidhura, në përputhje me Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera
të lidhura me to” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij si dhe në përputhje me licencën përkatëse.
Agjencia ka si qëllim mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre
tek titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me to dhe konkretisht administrimin
kolektiv të të drejtave të prodhuesve të fonogramit, interesat e të cilëve Agjencia përfaqëson dhe
me të cilët do të lidhë kontratat përkatëse.
Agjencia përfaqëson ligjërisht duke përfaqësuar titullarët e të drejtave të autorit në Republikën e
Shqipërisë sipas kontratave përkatëse apo të titullarëve të huaj të të drejtave të autorit, në përputhje
me kontratat reciproke të lidhura me agjenci të huaja.
Në bazë të nenit 34 të Ligjit 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, nenit 133 të
Ligjit 35 /2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejta të Tjera të Lidhura me to” për ushtrimin e
aktivitetit shoqata duhet të aplikojë për përfitimin e lejes përkatëse, pranë Ministrit përgjegjës për
të drejtat e autorit, si kusht për ushtrimin të veprimtarisë e cila është subjekt i lejes.