À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Albanie

AL067-j

Retour

Vendimi nr. 3673, datë 30.11.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



F.Ç KUNDËR TV M.V, VENDIMI NO. 3673, DATË 30.11.2016, SPC, DEKLARIMIN FAJTOR TË TV M.V, PËR VEPRËN PENALE “RIPRODHIM PA TË DREJTË I VEPRËS SË TJETRIT”, PARASHIKUAR NGA NENI 149 TË KODIT PENAL DHE SHPËRBLIMIN E DËMIT.

Akuza: Vepra penale “Riprodhim pa të drejtë i veprës tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal (K.P).
Gjyqtari: B.H

Fjalët kyç: riprodhim pa të drejtë, krijim origjinal, shpërblim dëmi, certifikatë e regjistrimit, videogram, vepër artistike, shkelje.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, neni 149 i Ligjit nr. 938, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, si dhe me VKM nr. 232, dt.19.04.2006 “Për krijimin e funksionimin e ZSHDA”,

Faktet kryesore:

I dëmtuari akuzues F.Ç është autor i veprës “Videogram 20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, për të cilën mbështetur në ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005, si dhe VKM nr. 232, dt.19.04.2006, ka certifikuar regjistrimin e të drejtës së autorit për veprën në fushën “Krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale”, me Certifikatën e regjistrimit datë 31.10.2007. Nga ana e të dëmtuarit akuzues u pretendua se personi juridik “M.V”, në kundërshtim me Ligjin e sipërcituar dhe VKM-në, në datën 20 shkurt 2015, në edicionin e lajmeve, ka transmetuar pa autorizimin ose lejen e tij “Videograma 2 shkurti, rënie bustit të Enver Hoxhës”. I dëmtuari akuzues F.Ç me kërkesën me Nr.066/4 prot. e datës 10.01.2015, nëpërmjet avokatit të tij, i është drejtuar personit të akuzuar, duke e vënë në dijeni për ekzistencën e autorësisë së veprës, duke i kërkuar gjithashtu që të dëmshpërblehej në shumën 5000 Euro. Gjithashtu, me shkresë të datës 20/03/2015, me Nr.90/1 prot. i është drejtuar sërish palës së akuzuar, duke i kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me shkrim për shfrytëzimin në të ardhmen të veprës se tij, si dhe duke e paralajmëruar për pasojat ligjore që do të kishte nëse do të vazhdonte shkeljen.

I dëmtuari akuzues pretendon se: nga ana e palës së akuzuar i është cenuar e drejta e autorit mbi këtë krijim të tij si dhe pala e akuzuar duhet të përgjigjet penalisht, duke shpërblyer gjithashtu dëmin që ai pretendon se i ka ardhur nga riprodhimi pa të drejtë i veprës së tij. Ky transmetim pa autorizim apo pa lejen e tij, përbën vepër penale te kundërvajtjes parashikuar nga neni 149 i K. Penal. Gjithashtu, nga ana e përfaqësuesit të të dëmtuarit akuzues u argumentua se përfaqësuesi i personit te akuzuar, pranoi që “Videograma 20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës” është transmetuar nga "Media Vizion", me pretendimin se është gjetur në portale të tjera, por kjo nuk përbën shkak për ta larguar nga përgjegjësia ligjore. Veç përgjegjësisë penale të përshkruar me sipër, personi juridik TV "M.V", duhet te përgjigjet edhe për dëmin e shkaktuar nga kryerja e kësaj vepre penale.

Përfaqësuesi i të akuzuarit pretendon: fakti nuk përbën vepër penale, sipas tij, videogrami objekt gjykimi nuk mund të jetë një vepër letrare, po ashtu nuk mund të jetë as një vepër muzikore ose shkencore. Mbetet për t’u parë nëse është apo jo vepër artistike. Videogrami objekt gjykimi nuk është dhe nuk mund të cilësohet vepër artistike dhe në këto kushte nuk jemi përpara konsumimit të veprës penale të parashikuar nga neni 149 i K.Penal. Sipas përfaqësueses së të akuzuarit, kjo video është marrë nga një faqe interneti me famë botërore si “You Tube”, faqe kjo që ka në përmbajtje të saj me miliona video të aksesueshme nga gjithkush. Subjekti juridik “M.V”, e ka përdorur këtë videogramë për t’u transmetuar në edicionin e lajmeve me qellim informimi dhe pa asnjë lloj dobie në emër të subjektit juridik. Për me tepër qe filmimi i këtij momenti historik, i cili është transmetuar nga "Media Vizion", ka vlera kombëtare dhe ndihmojnë në njohjen e Shqipërisë dhe të vlerave kombëtare historike brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu nga ana e përfaqësueses te subjektit te akuzuar u pretendua qe nuk kane marre asnjë shkrese nga ana e autorit te videogramit, përsa i përket të drejtës së autorit mbi videon.

Prokurori kërkoi: rrëzimin e kërkesës, pasi ne rastin konkret videogrami nuk është një vepër artistike, vepër letrare, vepër muzikore dhe as një vepër shkencore. Videogrami nuk mund të jete një vepër artistike pasi nuk është një krijim origjinal i një personi. Ai është një filmim i xhiruar me kamera, që ka fiksuar momentin kur është rrëzuar busti i Enver Hoxhës.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë u vendos deklarimi i pafajshëm i të akuzuarit personit juridik “M.V” për shkak se fakti që i kundërdrejtohet të akuzuarit, nuk përbën vepër penale. Për këtë arsye, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit personit juridik “M.V”, për veprën penale “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, të parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të dëmtuarit akuzues.

Arsyetimi i gjykatës: gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se i dëmtuari akuzues F.Ç, është autor i veprës “Videogram 20 Shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës” për të cilën pretendoi se ka pasur shkelje të së drejtës së autorit nga personi juridik TV “M.V”, pasi ky i fundit, pa autorizimin e të dëmtuarit akuzues ka përdorur këtë videogram për t’u transmetuar në edicionin e lajmeve. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se, i dëmtuari akuzues i është drejtuar me kërkesë personit të akuzuar, duke e vënë në dijeni për ekzistencën e autorësisë së veprës, duke i kërkuar gjithashtu që të dëmshpërblehej në shumën 5000 Euro. Gjithashtu, rezultoi e provuar gjatë shqyrtimit gjyqësor se, me një shkresë tjetër i është drejtuar sërish palës së akuzuar, duke i kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me shkrim për shfrytëzimin në të ardhmen të veprës se tij, si dhe duke e paralajmëruar për pasojat ligjore që do të kishte nëse do të vazhdonte shkeljen. Nga ana e të dëmtuarit akuzues, u invokua gjatë shqyrtimit gjyqësor një shembull për t’u marre si model i cili, sipas të dëmtuarit akuzues, fakton edhe mënyrën se si duhet te shfrytëzohet vepra e tij dhe konkretisht, kontrata nr.1256, dt.21.06.2013 e lidhur midis RTSH, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe autorit të veprës “Rënia e monumentit te Enver Hoxhës”. Nga kjo kontratë e lidhur me një prej televizioneve më të vjetër në Shqipëri me eksperiencë dhjetëra vjeçare ne fushën audiovizuale, është konfirmuar dhe njohur autorësia përpos Z.SH.D.A, ku përcaktohet mënyra e drejtë e shfrytëzimit të veprës, autorizimet për përdorim tek të tretë apo mënyra e shpërblimit, të

gjitha këto të drejta ekskluzive të autorit. Sa më lart, i dëmtuari pretendoi shkelje së të drejtës së autorit si rezultat i përdorimit pa autorizim të veprës së tij, arsye për të cilën kërkoi procedim penal referuar nenit 149 të K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si administroi aktet dhe provat në dosje në përfundim argumentoi se Neni 149 i K. Penal, që parashikon se: “Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore qe i përket një tjetri ose përdorimi i tyre pa pëlqimin e autorit, kur kanë shkelur të drejtat vetjake e pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”, mbron marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur paprekshmërinë e te drejtës së autorit nga veprimet ose mos veprimet kriminale. Nga ana objektive, vepra penale kryhet me anë të riprodhimit të veprës që do të thotë ribotim me çdo lloj mjeti, fotokopjim riprodhim me dore, etj., te veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore.

Në nenin 4, pika 33, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, përcaktohet se: “...Vepër artistike është çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”. E thënë më qartë, vepër artistike do të quhet çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa “Videogrami “20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, objekt i këtij gjykimi është videogram, filmim i një momenti historik dhe jo krijim origjinal i te dëmtuarit akuzues.

Gjykata duke u nisur nga përkufizimi që i bën ligji veprës artistike çmon se “Videogram 20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, nuk është vepër artistike, pasi përkufizimi i videogramit përcaktohet, po në nenin 4 të Ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005, pika 33 e këtij ligji, sipas të cilit: “..videogram nënkupton mjedisin ku është fiksuar një vepër audiovizuale e materializuar me ose pa kolone zanore, që lejon përcjelljen e riprodhimin e veprës...”.

Gjykata vlerëson se, transmetimi i këtij videogrami nga ana e “M.V”, nuk përbën vepër penale në vështrim të nenit 149 të K. Penal, për sa kohë që në këtë nen nuk përmendet videogrami në kategorinë e veprave të autorëve të mbrojtura nga ligji penal. E thënë ndryshe, ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë shteruese kategorinë e veprave të autorëve që merren në mbrojtje nga ligji penal (letrare, muzikore, artistike ose shkencore) dhe videogrami nuk përfshihet në rrethin e këtyre veprave.

Referuar të dhënave ka rezultuar se vendimi i sipërcituar ka marrë formë të prerë, pasi ndaj tij nuk është ushtruar ankim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.