Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Финансирование Нематериальные активы Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Постановление № 315 от 31.05.2018 г., Албания

«Об утверждении Положения о регистрации товарных знаков»

Назад
Последняя редакция на WIPO Lex
Подробности Подробности Год версии 2018 Даты вступление в силу: 6 июня 2018 г. Опубликован: 6 июня 2018 г. Издано: 31 мая 2018 г. Тип текста Имплементационные правила/положения Предмет Товарные знаки Предмет (вторичный) Исполнение законов об ИС, Регулирующие органы в области ИС

Имеющиеся тексты

Основной текст(-ы) Смежный текст(ы)
Основной(ые) текст(ы) Основной(ые) текст(ы) Албанский Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 315, datë 31.5.2018 për miratimin e rregullores për markat         Английский Decision No. 315 dated 31.05.2018     

VENDIM

Nr. 315, datë 31.5.2018

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR MARKAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 143, 151/c, 152, 155, 163/a, 163/b, 175/a e 202,

të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të

Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores për markat, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr. 1706, datë 29.12.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për

regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit”, të ndryshuar, shfuqizohet.

3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim

hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE PËR MARKAT

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Rregullorja për regjistrimin e markave ka si qëllim të zbatojë dhe të përcaktojë në mënyrë të detajuar

çështje të caktuara të parashikuara në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të

ndryshuar, për sa u takon procedurave në lidhje me markat, të ndjekura nga DPPI-ja.

Neni 2

Përkufizime

Në zbatim të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. “Rregullorja”, kjo rregullore për markat;

2. “Ligji”, ligji nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar;

3. “Zyra”, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (në vijim “Zyra” ose “DPPI”);

4. “Buletini Zyrtar”, Buletini Zyrtar i Pronësisë Industriale;

5. “Klasifikimi i Nicës” klasifikimi ndërkombëtar i mallrave dhe shërbimeve, në funksion të regjistrimit të

markave, i miratuar me marrëveshjen e Nicës, më 15 korrik 1957, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme;

6. “Kodet INID”, kodet e themeluara nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI ose WIPO)

(standardet e WIPO-s, ST.60 dhe ST.3), për të identifikuar të dhënat bibliografike lidhur me markat;

7. “Klasifikimi i Vjenës”, klasifikimi i elementeve figurative të markës në përputhje me klasifikimin e

miratuar nga marrëveshja e Vjenës;

8. “Rregullore e përbashkët”, rregullorja sipas marrëveshjes së Madridit për regjistrimet ndërkombëtare të

markave dhe protokollit, që lidhet me këtë marrëveshje;

9. “Marrëveshja e Madridit”, marrëveshja e datës 14.4.1891, për regjistrimin ndërkombëtar të markave,

me të gjitha ndryshimet e mëvonshme;

10. “Protokolli i Madridit”, protokolli lidhur me marrëveshjen e Madridit, miratuar më 27.6.1989, me të

gjitha ndryshimet e mëvonshme;

11. “Zyra Ndërkombëtare”, Zyra Ndërkombëtare e OBPI-së;

12. “Autoriteti kompetent”, autoritet administrativ ose gjyqësor, i cili është kompetent të përcaktojë nëse

një markë është e mirënjohur apo të garantojë mbrojtjen e markave të mirënjohura;

13. “Sisteme ndërkombëtare të ngjyrave”, sisteme të standardizuara të riprodhimit të ngjyrave të njohura

botërisht, si: Pantone, Hex, RAL, RGB ose CMYK;

14. “Konsumatori përkatës”, konsumatori faktik që blen ose përdor mallra dhe/ose shërbime;

15. “Publiku përkatës”:

a) Konsumatorët faktikë/përkatës ose potencialë që faktikisht blejnë/përdorin ose do të blejnë/përdorin në

të ardhmen mallra/shërbime;

b) Për vlerësimin e mundësisë së shkaktimit të konfuzionit, publiku përkatës përbëhet nga konsumatorët

që kanë mundësi të përdorin mallrat dhe shërbimet e mbuluara nga marka e mëparshme, ashtu si dhe

produktet e mbuluara nga marka e aplikuar për to kur ato konsiderohen si identike ose të ngjashme;

c) Personat e përfshirë në rrugët/kanalet e shpërndarjes së mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat

mbrohet marka;

16. “Rekomandimi i përbashkët”, rekomandimi i përbashkët në lidhje me dispozitat për mbrojtjen e

markave të mirënjohura, miratuar nga Asambleja e Unionit të Parisit “Për mbrojtjen e pronësisë

industriale” dhe Asambleja e Përgjithshme e OBPI-së;

17. “Dhoma e Kundërshtimeve”, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve.

KREU II

APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN E NJË MARKE

Neni 3

Përmbajtja e kërkesës

1. Të drejtën për të aplikuar për markë në DPPI e ka çdo person.

2. Aplikimi për regjistrimin e markës përmban:

2.1 Formularin e aplikimit për regjistrimin kombëtar të markës, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje, me të

dhënat e mëposhtme:

2.1.1 Emrin dhe adresën e aplikantit, sipas nenit 62 të kësaj rregulloreje;

2.1.2 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, sipas nenit 62 të kësaj rregulloreje, nëse kërkesa

depozitohet nga një përfaqësues;

2.1.3 Listën e mallrave dhe/ose shërbimeve, sipas nenit 13 të kësaj rregulloreje;

2.1.4 Të dhëna në lidhje me prioritetin, në rast se aplikanti pretendon për prioritet, në përputhje me nenet

147 e 148 të ligjit;

2.1.5 Përfaqësimin (pamja) e markës që kërkohet të regjistrohet, në përputhje me nenet 4, 5, 6, 7, 8, 9 e 10

të kësaj rregulloreje;

2.1.6 Deklaratën për përjashtimin nga mbrojtja të elementeve të markës që nuk mund të mbrohen sipas

nenit 142, të ligjit nr. 9947;

2.1.7 Një tregues që përcakton llojin e markës që kërkohet të regjistrohet: markën fjalë, markën figurë,

markën e pozicionit, markë me elemente përsëritëse, markë formë, markë ngjyrë ose një lloj marke tjetër;

2.1.8 Konvertimin e shkronjave dhe/ose numrave të markës, nëse marka përmban elemente të shkruara në

karaktere të ndryshme nga shkronjat latine ose numra të ndryshëm nga ata arabë ose romakë;

2.1.9 Një tregues që përcakton kategorinë e markës që kërkohet të regjistrohet: markën individuale,

markën kolektive ose markën certifikuese;

2.1.10 Përshkrimin e markës, kur kjo nuk është markë fjalë dhe përkthimin e markës në shqip, kur ajo

është në gjuhë të huaj dhe ka një kuptim të caktuar.

2.1.11 Nënshkrimin e aplikantit ose të përfaqësuesit të tij.

2.2 Pagesën e tarifës së aplikimit;

2.3 Autorizimin e përfaqësimit, nëse aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi.

2.4 Rregulloren e përdorimit të markës kolektive ose certifikuese, në përputhje me pikën 4, të nenit 165

dhe pikën 3, të nenit 166 të ligjit, kur kërkohet regjistrimi i një marke kolektive apo certifikuese.

Neni 4

Markat fjalë

1. Në rast se marka tregtare përbëhet ekskluzivisht nga fjalë apo shkronja, numra, karaktere tipografike,

standarde të tjera ose nga një kombinim i tyre, marka do të konsiderohet si një markë fjalë.

2. Marka fjalë do të përfaqësohet nëpërmjet paraqitjes së një riprodhimi të shenjës në shkronja standarde,

pa asnjë ngjyrë apo paraqitje grafike.

3. Marka fjalë do të jetë e shtypur ose e printuar në hapësirën përkatëse të formularit të aplikimit të

rezervuar për këtë qëllim.

4. Marka që konsiston në një tekst me paraqitje jostandarde, për shembull, e shkruar në më shumë se një

rresht, nuk do të kategorizohet si një markë fjalë, pasi këto marka konsiderohen marka figurë.

Neni 5

Markat figurë

1. Në rast se marka tregtare përbëhet nga karaktere jostandarde, stilizime, paraqitje grafike, me ngjyra,

elemente figurative ose një kombinim të elementeve fjalë dhe figurative, marka do të konsiderohet si

markë figurë.

2. Marka figurë do të përfaqësohet nëpërmjet paraqitjes së një riprodhimi të shenjës që tregon të gjitha

elementet e saj dhe, kur është e mundur, edhe ngjyrat e saj. Marka figurë do të paraqitet në hapësirën

përkatëse të formularit të aplikimit të rezervuar për këtë qëllim.

3. Nëse regjistrimi i markës është kërkuar në ngjyra, aplikimi do të përmbajë një prezantim të markës me

ngjyra. Nëse regjistrimi i markës nuk është kërkuar me ngjyra, marka duhet të shfaqet bardhezi në të

gjitha dokumentet, në bazën e të dhënave dhe në buletinin e zyrtar.

4. Në regjistrin e markave që mbahet nga zyra, në publikime, në vendimin për regjistrimin e markës dhe

në certifikatën e regjistrimit të markës, marka me ngjyra do të përfaqësohet në cilësinë teknike më të mirë

të mundshme nga zyra. Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje në lidhje me nuancat dhe hijet e ngjyrave në

të cilat marka riprodhohet, përfaqësimi i markës përcaktohet sipas përfaqësimit origjinal të markës në

formularin e aplikimit.

5. Për sa i takon pozicionimit të markës në hapësirën e ofruar për këtë qëllim në formular, pozicioni

korrekt do të përcaktohet nga pozicioni i markës në formularin e aplikimit.

Neni 6

Markat formë

1. Në rast se marka tregtare përbëhet nga ose tregon një formë tredimensionale, duke përfshirë kuti,

paketime, vetë produktin ose pamjen e tyre, marka tregtare do të konsiderohet si markë formë.

2. Marka formë do të përfaqësohet nëpërmjet paraqitjes së riprodhimit grafik të formës, duke përfshirë

imazhe të gjeneruara nga kompjuteri ose një riprodhim fotografik.

3. Riprodhimi grafik ose fotografik mund të përmbajë disa pamje të ndryshme të markës.

4. Në rast se marka formë është një markë tredimensionale, pamja e markës duhet të tregojë qartësisht

karakteristikat e saj tredimensionale.

5. Kur pamja e markës tredimensionale është vizatim, riprodhimi duhet të bëhet në vija të zeza uniforme

dhe të qarta. Vizatimi mund të përmbajë vijëzime dhe hije për të përfaqësuar më mirë detajet.

Neni 7

Markat e pozicionit

1. Marka e pozicionit tregon mënyrën specifike sipas së cilës marka vendoset ose ngjitet në produkte

përkatëse.

2. Marka e pozicionit do të përfaqësohet nëpërmjet paraqitjes së një riprodhimi, i cili identifikon në

mënyrë të përshtatshme pozicionin e markës dhe madhësinë ose përmasat e saj në lidhje me mallrat

përkatëse.

3. Elementet që nuk janë pjesë e objektit të regjistrimit do të përjashtohen nga mbrojtja në mënyrë

vizuale (të dukshme), duke i paraqitur ato me vija të ndërprera ose të pikëzuara.

4. Përshkrimi i markës duhet të përcaktojë se si marka ngjitet në mallrat përkatëse, por ky përshkrim nuk

duhet të shërbejë si arsye për mosparaqitjen vizualisht të pamjes së markës. Përfaqësimi i markës mund të

shoqërohet edhe me një përshkrim që tregon në mënyrë të detajuar se si bashkëngjitet shenja në produktet

përkatëse.

Neni 8

Markat me elemente përsëritëse

1. Marka me elemente të përsëritura përbëhet ekskluzivisht nga një grup elementesh që përsëriten në

mënyrë të rregullt.

2. Marka me elemente të përsëritura do të përfaqësohet nëpërmjet paraqitjes së një riprodhimi që tregon

modelin e përsëritjes.

3. Përfaqësimi i markës mund të shoqërohet edhe me një përshkrim që tregon në mënyrë të detajuar se si

përsëriten rregullisht elementet e markës.

Neni 9

Markat që konsistojnë në një ngjyrë apo kombinim ngjyrash

1. Nëse në aplikim është kërkuar regjistrimi i një marke, e cila konsiston në një ngjyrë ose kombinim

ngjyrash, ngjyrat mund të listohen dhe të përshkruhen në aplikim së bashku me kodin përkatës të ngjyrave

nga sistemet ndërkombëtare të ngjyrave, si: Pantone, Hex, RAL, RGB ose CMYK.

2. Kur kodet e ngjyrave janë dukshëm të ndryshme nga ngjyrat e përfaqësuara në pamjen e markës, zyra

njofton aplikantin. Nëse aplikanti nuk i përgjigjet njoftimit të zyrës ose edhe pas përgjigjes kodet e

përcaktuara prej tij janë përsëri dukshëm të ndryshme nga ngjyrat e përfaqësuara në pamjen e markës,

zyra nuk i merr ato në konsideratë dhe njofton aplikantin për vendimin e marrë.

3. Nëse në aplikim është kërkuar regjistrimi i një marke, e cila konsiston në kombinim ngjyrash,

riprodhimi duhet gjithashtu të tregojë rregullimin sistematik të kombinimit të ngjyrave në një mënyrë

uniforme dhe të përcaktuar, së bashku me përcaktimin e këtyre ngjyrave sipas kodit përkatës të ngjyrave

në përputhje me sistemet ndërkombëtare të ngjyrave. Kërkesa për regjistrim marke mund të përmbajë

gjithashtu një përshkrim të detajuar të rregullimit sistematik të ngjyrave.

Neni 10

Llojet e tjera të markave

1. Nëse në aplikim është kërkuar regjistrimi i një lloji tjetër marke, ai duhet të citohet në formularin e

aplikimit.

2. Në varësi të llojit të markës për të cilin është kërkuar regjistrimi në aplikim, aplikimi duhet të

shoqërohet me paraqitjen grafike të markës, e cila duhet të jetë e qartë, e saktë, lehtësisht e disponueshme,

e qëndrueshme dhe objektive.

Neni 11

Korrigjimi i llojit të markës

1. Nëse lloji i markës së treguar në kërkesën për regjistrim marke nuk përputhet me përfaqësimin

(pamjen) e depozituar, ose në rast se asnjë lloj marke nuk është përcaktuar nga aplikanti në kërkesë dhe

nëse rezulton qartësisht se cili është lloji i markës që aplikanti kërkon të regjistrojë, zyra do të korrigjojë

llojin e markës dhe do të njoftojë me shkrim aplikantin.

2. Aplikanti duhet të paraqesë shpjegimet/ dokumentet e tij shtesë brenda një afati 3-mujor nga data e

marrjes së njoftimit.

3. Nëse aplikanti nuk i përgjigjet njoftimit të zyrës brenda afatit ligjor të lartpërmendur, korrigjimi i bërë

nga zyra do të konsiderohet se është pranuar nga aplikanti.

4. Nëse aplikanti nuk është dakord me ndryshimin, zyra do të rivendosë llojin e markës ashtu siç është

përcaktuar fillimisht nga aplikanti në momentin e depozitimit të kërkesës për regjistrim. Megjithatë,

kërkesa për regjistrim marke mund të refuzohet më pas në rast se natyra (lloji) e markës nuk është e qartë.

5. Nëse lloji i markës së treguar në kërkesën për regjistrim marke nuk përputhet me përfaqësimin

(pamjen) e depozituar ose në rast se asnjë lloj marke nuk është përcaktuar nga aplikanti në kërkesë, dhe

nëse nuk rezulton qartësisht se cili është lloji i markës që aplikanti kërkon të regjistrojë, zyra do të nxjerrë

një njoftim për plotësim të parregullsive.

6. Aplikanti duhet të plotësojë parregullsitë e kërkuara në njoftimin e lëshuar nga zyra brenda një afati 3-

mujor nga data e marrjes së njoftimit. Nëse parregullsitë e njoftimit të lëshuar nga zyra nuk plotësohen

brenda afatit ligjor të lartpërmendur, kërkesa për regjistrim marke do të refuzohet.

7. Nëse përshkrimi i markës nuk përputhet me përfaqësimin e markës, zyra do t’i kërkojë aplikantit që të

fshijë ose të ndryshojë përshkrimin e markës. Përfaqësimi i markës nuk mund të ndryshojë për të qenë në

përputhje me përshkrimin e markës.

Neni 12

Kërkesa të tjera në lidhje me riprodhimin e markës

1. Riprodhimi i markës duhet të jetë i një cilësie, forme dhe ngjyre, që lejon elementet e markës të jenë

qartësisht të dallueshme në çdo detaj të tyre. Përfaqësimi i markës nuk duhet të jetë i mbikopjuar, si dhe

duhet të jetë i pastër nga fshirjet dhe mbingjyrimet.

2. Përfaqësimi i markës duhet të përfshihet brenda hapësirës së rezervuar për këtë qëllim në formularin e

aplikimit (kuadrat i përmasave 8 x 8 cm) dhe distanca ndërmjet dy pikave më të largëta horizontale,

vertikale dhe diagonale të markës nuk duhet të jetë më pak se 1.5 cm.

3. Aplikimi nuk duhet të shoqërohet me mostra apo objekte në të cilat do të përdoret marka që kërkohet të

regjistrohet. Nëse depozitohen mostra ose objekte të tilla, ato i kthehen aplikantit, dhe, në rast se kthimi i

tyre nuk është i mundur, ato duhet të shkatërrohen me shpenzimet e aplikantit përpara publikimit të

aplikimit të regjistrimit të markës.

Neni 13

Lista e mallrave ose shërbimeve

1. Mallrat dhe/ose shërbimet duhet të paraqiten me qartësi dhe saktësi të mjaftueshme në mënyrë që

autoritetet kompetente dhe operatorët ekonomikë të kuptojnë qëllimin e mbrojtjes së kërkuar.

2. Një përshkrim i listës së mallrave dhe/ose shërbimeve është mjaftueshëm i qartë dhe i saktë kur qëllimi

i saj mund të kuptohet nga kuptimi i saj normal dhe i zakonshëm. Nëse përdoren terma të përfshirë në

titujt e klasave të klasifikimit të Nicës ose terma të tjerë të përgjithshëm, këto duhet të përmbushin kushtet

e qartësisë dhe saktësisë të përcaktuara në këtë paragraf. Përdorimi i termave të përgjithshëm, duke

përfshirë treguesit e përgjithshëm të titujve të klasave të klasifikimit të Nicës, do të interpretohet se

përfshin të gjitha mallrat ose shërbimet e mbuluara në mënyrë të qartë nga kuptimi literal i treguesit ose

termit të përgjithshëm brenda kontekstit të klasës së aplikuar.

3. Mallrat dhe/ose shërbimet duhet të listohen saktësisht dhe të grupohen në përputhje me klasat e

klasifikimit të Nicës. Numri i klasës duhet të paraprijë çdo klasë në përputhje me klasifikimin e Nicës.

4. Një term (mall ose shërbim) mund të jetë pjesë e përshkrimit të mallrave dhe shërbimeve në disa klasa

të ndryshme. Ky term duhet të jetë i qartë dhe i saktë në një klasë të veçantë pa specifikime të mëtejshme,

nëse kuptimi i tij normal e i zakonshëm dhe numri i klasës nuk lënë dyshime për sa i përket qëllimit të

mbrojtjes.

5. Në rast se qëllimi i mbrojtjes nuk mund të kuptohet, qartësia dhe saktësia e mjaftueshme e termit

(mall/shërbim) mund të arrihet nëpërmjet identifikimit të faktorëve të tillë, si: karakteristikat, qëllimi

dhe/ose sektori i identifikueshëm i tregut.

6. Klasifikimi i mallrave dhe/ose shërbimeve duhet të shërbejë ekskluzivisht për qëllime administrative

dhe mallrat ose shërbimet nuk mund të konsiderohen si të ngjashme vetëm për faktin që ato shfaqen në të

njëjtën klasë sipas klasifikimit të Nicës. Mallrat ose shërbimet nuk do të konsiderohen si të ndryshme

vetëm për faktin që ato shfaqen në klasa të ndryshme sipas klasifikimit të Nicës.

7. Zyra njofton aplikantin nëse ka mallra dhe/ose shërbime që nuk janë mjaftueshëm të sakta dhe të qarta,

duke i kërkuar atij që të paraqesë shpjegimet ose saktësimet/specifikimet përkatëse të tyre brenda një

periudhe 3-mujore nga data e marrjes së njoftimit.

8. Zyra refuzon aplikimin në lidhje me ato mallra dhe/ose shërbime, të cilat nuk janë mjaftueshëm të sakta

dhe të qarta dhe kur aplikanti nuk paraqet shpjegime ose saktësime të përshtatshme sipas këtij neni brenda

periudhës 3- mujore.

Neni 14

Kufizimi i listës së mallrave dhe/ose shërbimeve

Kërkesa për kufizimin e listës së mallrave dhe /ose shërbimeve përmban:

1. formularin e aplikimit për kufizimin e listës së mallrave dhe/ose shërbimeve, bashkëngjitur kësaj

rregulloreje, me të dhënat e mëposhtme:

1.1 Numrin e aplikimit për regjistrimin e markës ose numrin e regjistrimit të markës;

1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit ose të pronarit të markës, në përputhje me nenin 62 të kësaj

rregulloreje;

1.3 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse kërkesa paraqitet nga një përfaqësues, sipas

nenit 62 të kësaj rregulloreje;

1.4 Listën e kufizuar të mallrave dhe/ose të shërbimeve, në përputhje me nenin 13 të kësaj rregulloreje.

2. Pagesën e tarifës përkatëse.

3. Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkesa paraqitet nga një përfaqësues.

Neni 15

Ndarja e aplikimit fillestar të një marke

1. Kërkesa për ndarjen e aplikimit fillestar për regjistrim marke përmban:

1.1 Formularin e aplikimit për ndarjen e aplikimit fillestar për regjistrim marke, që i bashkëlidhet kësaj

rregulloreje, me të dhënat e mëposhtme:

1.1) numrin e aplikimit të markës;

1.2) emrin dhe adresën e aplikantit;

1.3) emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse kërkesa për ndarje paraqitet nga një

përfaqësues;

1.4) listën e mallrave dhe/ose shërbimeve që përfshihen në aplikimin e ndarë;

1.5) nënshkrimin e aplikantit ose të përfaqësuesit, nëse kërkesa për ndarje depozitohet nga një

përfaqësues;

1.2 Pagesën e tarifës përkatëse;

1.3 Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkesa për ndarje depozitohet nga një përfaqësues.

2. Për çdo ndarje të aplikimit fillestar për regjistrim marke duhet të depozitohet një kërkesë e veçantë.

3. Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve të një aplikimi të ndarë dhe lista e mallrave dhe/ose shërbimeve

që mbeten në aplikimin fillestar, të marra së bashku, duhet të jenë identike me listën e mallrave dhe/ose

shërbimeve të aplikimit fillestar në kohën kur është depozituar kërkesa për ndarjen e aplikimit fillestar.

Kur kërkesa për ndarje ka të bëjë me mallra dhe/ose shërbime që i referohen një termi të përgjithshëm të

klasifikimit të tyre, ky term i përgjithshëm do të përdoret si në pjesën e mbetur të aplikimit fillestar, ashtu

edhe në aplikimin e ndarë dhe do të kufizohet me shtesa të përshtatshme për të shmangur mbivendosjen e

listës së mallrave dhe/ose shërbimeve.

4. Kur një kërkesë nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikat 1, 2 e 3 të këtij neni, zyra njofton

aplikantin që të plotësojë të metat brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit. Nëse aplikanti nuk

plotëson të metat brenda këtij afati, kërkesa për ndarjen e aplikimit refuzohet. Ndarja e aplikimit fillestar i

fillon efektet nga data e regjistrimit në dosje nga zyra në lidhje me aplikimin fillestar.

5. Një kopje e plotë e dokumenteve të aplikimit fillestar duhet të bëhet pjesë e dokumenteve të aplikimit

të ndarë dhe një kopje e kërkesës për ndarje duhet të bëhet pjesë e dokumenteve të aplikimit fillestar.

6. Të gjitha kërkesat e paraqitura dhe tarifat e paguara në lidhje me aplikimin fillestar përpara datës së

depozitimit të kërkesës për ndarje të aplikimit fillestar do të konsiderohen se janë paraqitur dhe paguar

edhe për kërkesën ose kërkesat për ndarje. Tarifat për aplikimin fillestar, që janë paguar përpara datës së

depozitimit të kërkesës për ndarje të aplikimit fillestar, nuk do të rimbursohen.

7. Përfaqësuesi i autorizuar i caktuar në aplikimin fillestar do të konsiderohet si i tillë edhe në aplikimin e

ndarë, përveç rastit kur aplikanti e ka revokuar si përfaqësues.

8. Kërkesa për ndarjen e aplikimit fillestar për regjistrim marke nuk do të pranohet nëse:

8.1 është depozituar kërkesë për kundërshtim ndaj aplikimit fillestar; Një ndarje e tillë ka efekt tek ato

mallra dhe/ose shërbime kundër të cilave drejtohet kundërshtimi, deri në momentin e marrjes së një

vendimi të formës së prerë ose të zgjidhjes së mosmarrëveshjes përfundimisht me mirëkuptim midis

palëve;

8.2 aplikimi fillestar nuk ka marrë datë depozitimi nga zyra;

8.3 depozitohet gjatë periudhës tremujore të publikimit në buletinin zyrtar.

9. Aplikimit të ndarë i caktohet një numër i ri aplikimi. Aplikimi i ndarë do të ruajë të njëjtën datë

depozitimi ose prioriteti me aplikimin fillestar.

10. Ndarja e aplikimit fillestar për regjistrim marke do të publikohet në buletinin zyrtar. Publikimi i

ndarjes së aplikimit nuk fillon periudhë të re kundërshtimi.

Neni 16

Pretendimi për prioritet

1. Kërkesa për prioritet përmban:

1.1 datën e depozitimit të aplikimit më të hershëm;

1.2 numrin e aplikimit më të hershëm; dhe

1.3 zyrën në të cilën kërkesa më e hershme është depozituar ose ekspozitën në të cilën janë ekspozuar

mallrat dhe/ose shërbimet.

2. Kërkesa për prioritet duhet të shënohet në formularin e aplikimit për regjistrimin e markës. Në rast se

kërkohet prioritet, aplikanti, brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për prioritet, duhet të

depozitojë në DPPI dokumentin e prioritetit, sipas nenit 147 të ligjit, ose certifikatën e lëshuar nga

autoriteti kompetent përfaqësues i ekspozitës ku janë paraqitur mallrat dhe/ose shërbimet, sipas nenit 148

të ligjit. Dokumenti i prioritetit, origjinali ose kopja e njësuar me origjinalin, duhet të depozitohet i

përkthyer në gjuhën shqipe.

3. Aplikanti mund të kërkojë prioritet për një, disa ose të gjitha klasat e mallrave dhe/ose shërbimeve, si

dhe/ose me data të ndryshme prioriteti për secilën prej tyre, duke depozituar dokumentet përkatëse të

prioritetit.

4. Në rast se aplikanti, brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për prioritet, nuk depoziton

dokumentin e prioritetit të zyrës ku është depozituar aplikimi më i hershëm, sipas nenit 147 të ligjit ose

certifikatën e autoritetit përfaqësues të ekspozitës, sipas nenit 148 të ligjit, DPPI-ja e refuzon kërkesën për

prioritet.

5. Prioriteti i fituar në bazë të dispozitave të ligjit dhe të kësaj rregulloreje e bën datën e prioritetit të jetë

datë depozitimi e aplikimit për regjistrim marke në DPPI vetëm për efekt të përcaktimit se cili aplikim

gëzon një të drejtë të mëparshme.

Neni 17

Përjashtimet nga mbrojtja

1. Përjashtimi nga mbrojtja i elementeve të një marke që nuk mund të mbrohen nuk përbën pengesë për

vazhdimin e procedurës së ekzaminimit për shkaqe absolute nga zyra.

2. Kur një markë përbëhet nga një kombinim elementesh dhe secili prej tyre në vetvete nuk është

qartësisht i dallueshëm, nuk është e nevojshme të depozitohet për secilin element një deklaratë për

përjashtim nga mbrojtja. Në një rast të tillë, përjashtimi do të konsiderohet për të gjitha elementet në

tërësi.

3. Kur aplikanti kërkon përjashtimin nga mbrojtja të një elementi jodallues në aplikimin e tij, ky

përjashtim do të qëndrojë edhe nëse zyra nuk e konsideron atë të nevojshëm.

4. Përjashtimet nga mbrojtja të elementeve dalluese do të refuzohen nga zyra, nëse nga këto përjashtime

do të rezultonte një markë pa një mbrojtje të qartë.

Neni 18

Dorëheqja nga aplikimi

1. Aplikanti ka të drejtë të heqë dorë nga aplikimi për një markë në çdo kohë para se sa të jetë marrë

vendimi për regjistrimin e markës.

2. Nëse kërkesa për dorëheqje nga aplikimi bëhet para se sa zyra të ketë filluar ekzaminimin formal të

aplikimit, sipas nenit 21 të kësaj rregulloreje, zyra i kthen aplikantit 80% të shumës së paguar në

momentin e aplikimit.

3. Dorëheqja bëhet e vlefshme në datën e paraqitjes në zyrë dhe nuk mund të revokohet.

KREU III

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Neni 19

Ekzaminimi i kushteve për depozitimin e aplikimit

1. Zyra ekzaminon nëse aplikimi për markë përmbush kushtet e parashikuara në pikën 4, të nenit 145 të

ligjit. Nëse një aplikim për markë i plotëson këto kushte, zyra lëshon dëshminë e depozitimit për

aplikimin dhe si datë depozitimi caktohet data e paraqitjes së aplikimit.

2. Kur aplikimi për markë nuk i plotëson kushtet e pikës 4, të nenit 145 të ligjit, zyra i kërkon aplikantit të

plotësojë të metat brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit.

3. Nëse aplikimi i plotëson këto kushte brenda afatit të caktuar në paragrafin e mëparshëm, zyra lëshon

dëshminë e depozitimit dhe cakton si datë depozitimi për aplikimin datën kur përgjigjja për plotësimin e

të metave paraqitet në zyrë.

4.Nëse të metat nuk plotësohen brenda afatit 2- mujor, zyra refuzon aplikimin dhe njofton aplikantin për

vendimin e refuzimit. Vendimi i refuzimit mund të apelohet në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim

brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit.

Neni 20

Dëshmia e depozitimit

Dëshmia e depozitimit përmban të dhënat e mëposhtme:

1. Datën e depozitimit;

2. Numrin e aplikimit:

3. Emrin dhe adresën e aplikantit;

4. Përfaqësimin e markës;

5. Listën e mallrave dhe/ose shërbimeve;

6. Të dhëna të tjera të deklaruara në formularin e aplikimit për regjistrimin kombëtar të markës.

Neni 21

Ekzaminimi formal i aplikimit për regjistrim marke

1. Ekzaminuesi i ekzaminon aplikimet për markë sipas radhës së paraqitjes së tyre në DPPI në përputhje

me pikat 4 e 5 të nenit 150 të ligjit.

2. Nëse aplikanti kërkon ekzaminim jashtë numrit rendor (të përshpejtuar) për një aplikim për markë,

duke bërë pagesën përkatëse, zyra e ekzaminon aplikimin për markë brenda një kohe sa më të shkurtër që

të jetë e mundur, duke mos respektuar numrin rendor.

3. Ekzaminimi i aplikimit për markë bëhet brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së tij. Brenda kësaj

periudhe ekzaminuesi shqyrton nëse aplikimi është në përputhje me nenin 145 të ligjit dhe kreun II të

kësaj rregulloreje.

4. Nëse aplikimi për markë nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 145 të ligjit dhe kreun II të

kësaj rregulloreje, DPPI-ja njofton aplikuesin të plotësojë të metat brenda 3 muajve nga data e marrjes së

njoftimit.

5. Afati për paraqitjen e plotësimit të të metave zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet,

brenda periudhës 3-mujore të specifikuar më lart, një kërkesë me shkrim për këtë qëllim dhe paguan

tarifën përkatëse. Nëse plotësimi nuk bëhet brenda afateve të parashikuara në pikat 4 e 5 të këtij neni, zyra

e refuzon aplikimin. Ky vendim mund të apelohet nga aplikanti në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim

brenda 1 muaji nga data e marrjes së vendimit.

6. Pasi merr përgjigjen nga aplikanti për plotësimin e të metave brenda afatit 3-mujor, ekzaminuesi e

shqyrton përgjigjen brenda 1 muaji nga data e marrjes së përgjigjes për plotësimin e të metave.

7. Nëse aplikanti në përgjigjen e tij sërish nuk i ka plotësuar të metat, zyra e refuzon aplikimin dhe i

njofton aplikantit aktin e refuzimit.

8. Nëse aplikanti në përgjigjen e tij i ka plotësuar pjesërisht të metat në lidhje me listën e mallrave dhe/ose

shërbimeve, zyra heq nga lista mallrat dhe/ose shërbimet që nuk janë saktësuar dhe qartësuar dhe i njofton

aplikantit vendimin e marrë. Ky vendim mund të apelohet nga aplikanti në Dhomën për

Shfuqizim/Zhvlerësim brenda 1 muaji nga data e marrjes së aktit.

Neni 22

Ekzaminimi për shkaqe absolute

1. Zyra ekzaminon aplikimin për markë për shkaqe absolute, sipas nenit 142 të ligjit.

2. Kur konstaton se aplikimi për markë nuk është në përputhje me nenet 140 e 142 të ligjit ose kur

konstaton se aplikimi nuk është në përputhje me këto nene vetëm për një pjesë të mallrave dhe/ose

shërbimeve, zyra njofton aplikantin, duke dhënë argumente konkrete për refuzimin pjesërisht ose tërësisht

të aplikimit për shkaqe absolute dhe e fton atë të paraqesë shpjegime dhe/ose dokumente shtesë në lidhje

me njoftimin e zyrës ose të japë dorëheqjen nga aplikimi brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit.

Ky afat mund të zgjatet me dy muaj, nëse aplikuesi paraqet brenda këtij afati dymujor një kërkesë me

shkrim për zgjatje afati dhe paguan tarifën përkatëse.

3. Pas marrjes së përgjigjes nga aplikanti brenda afatit të caktuar në pikën 2 të këtij neni, ekzaminuesi e

shqyrton përgjigjen brenda 1 (një) muaji nga paraqitja e saj.

4. Nëse aplikanti nuk i paraqet shpjegimet dhe/ose dokumentet brenda afatit dymujor ose zyra nuk i

konsideron të mjaftueshme ose të bazuara shpjegimet/dokumentet e paraqitura, zyra refuzon, sipas rastit,

pjesërisht apo tërësisht, aplikimin dhe i njofton aplikantit vendimin e refuzimit.

5. Nëse një element konsiderohet nga zyra si jodallues, element i cili zë pjesën më të madhe ose kryesore

të përfaqësimit (pamjes) të markës, zyra e refuzon regjistrimin e aplikimit edhe kur aplikanti kërkon

përjashtimin nga mbrojtja të këtij elementi.

6. Nëse pas njoftimit të zyrës aplikanti nuk kërkon përjashtimin e një ose disa elementeve jodalluese të

markës, zyra refuzon mbrojtjen e këtyre elementeve dhe i njofton aplikantit vendimin e marrë, i cili mund

të ankimohet në Dhomën e Shqyrtimit të Kundërshtimeve brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit

nga aplikanti.

7. Marka nuk mund të regjistrohet nëse është identike me një markë të mëparshme dhe mallrat dhe/ose

shërbimet e tyre janë të njëjta apo të ngjashme, si edhe në rastet kur mallrat dhe/ose shërbimet e njërës

lidhen ngushtësisht me ato të tjetrës.

8. Markat do të konsiderohen identike kur në pamje të parë ato nuk dallojnë ose ndryshojnë vetëm në

aspekte të parëndësishme nga njëra-tjetra.

9. Nëse zyra konstaton se një aplikim për markë në shqyrtim është identik me një markë të mëparshme,

zyra njofton aplikantin me shkrim për këtë fakt.

10. Nëse aplikanti i një marke të mëvonshme kërkon pezullimin e ekzaminimit të aplikimit, pasi ka filluar

të negociojë me aplikantin ose pronarin e një marke të mëparshme për zgjidhjen e konfliktit me këtë të

fundit, zyra e pranon kërkesën për pezullim, nëse është e mbështetur në prova shkresore që tregojnë

fillimin ose ekzistencën e negociatave midis palëve dhe vendos pezullimin e ekzaminimit për aplikimin e

markës së mëvonshme deri në përfundimin e negociatave.

11. Zyra ka të drejtë, sa herë që e konsideron të nevojshme, të kërkojë informacion nga aplikanti i markës

së mëvonshme për ecurinë e negociatave midis palëve. Në rast se aplikanti i markës së mëvonshme nuk

paraqet prova shkresore në lidhje me negociatat brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit të zyrës,

kjo e fundit shfuqizon vendimin e pezullimit dhe vazhdon procedurat.

12. Nëse aplikimi i markës së mëparshme refuzohet me vendim të formës së prerë, zyra vazhdon

ekzaminimin e aplikimit të markës së mëvonshme.

13. Kur zyra konstaton se një markë e aplikuar më vonë për regjistrim është identike me një markë të

mëparshme të regjistruar, për të cilën afati 10- vjeçar i ripërtëritjes ka përfunduar, por është ende brenda

afatit 6-mujor shtesë të parashikuar në pikën 2 të nenit 164 të ligjit, zyra e pezullon procedurën e

regjistrimit të markës së mëvonshme, deri në përfundim të këtij afati.

14. Nëse nuk paraqitet kërkesa për ripërtëritjen e markës së mëparshme, sipas pikës 13 të këtij neni,

pezullimi përfundon dhe zyra vijon procedurën e ekzaminimit të aplikimit të markës së mëvonshme. Nëse

marka e mëparshme ripërtërihet brenda afatit 6-mujor shtesë, sipas pikës 13 të këtij neni, pezullimi

përfundon dhe zyra vepron sipas pikës 9 të këtij neni.

15. Nëse e gjykon të nevojshme, zyra ka të drejtë të kërkojë dokumente ose deklarata nga një aplikant që

ka paraqitur një aplikim për markë gjatë shqyrtimit të aplikimit për baza absolute.

16. Mbi bazën e një observimi të depozituar nga një palë e tretë, sipas nenit 151/a të ligjit, zyra shqyrton

observimin me anën e Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve dhe, kur është e përshtatshme, mund të

riçelë me iniciativën e saj procedurën e ekzaminimit për shkaqe absolute në çdo kohë, deri para

regjistrimit të markës. Nëse zyra vendos të riçelë procedurën e ekzaminimit, ajo vijon më tej sipas pikave

3, 4 e 5, të nenit 151/a, të ligjit.

Neni 23

Raporti i hetimit

1. Gjatë ekzaminimit për shkaqe absolute të aplikimit për markë, zyra harton një raport hetimi ku do të

renditen të gjitha markat ose aplikimet për marka të mëparshme që rezultojnë nga hetimi në bazën e të

dhënave të zyrës, mbi bazën e të cilave mund të kundërshtohet regjistrimi i aplikimit për markë, në bazë

të nenit 143 të ligjit. Raporti i hetimit përmban datën e depozitimit, elementet fjalë, përfaqësimin e

markës, emrin e pronarit ose aplikantit dhe klasat e mallrave dhe/ose të shërbimeve, sipas klasifikimit të

Nicës.

2. Raporti i hartuar në bazë të pikës 1 të këtij neni i dërgohet një aplikanti vetëm në rast se ai e ka kërkuar

raportin e hetimit në aplikimin për regjistrimin e markës dhe ka paguar tarifën për hetimin.

3. Menjëherë pas publikimit të aplikimit për regjistrim marke, zyra njofton përfaqësuesit e autorizuar

dhe/ose pronarët e markave apo aplikimeve të mëparshme, që renditen në raportin e hetimit, për

publikimin e aplikimit për markë, pavarësisht nëse është kërkuar ose jo raporti i hetimit nga aplikanti.

Njoftimet bëhen vetëm në adresat që aplikantët dhe/ose pronarët e markave apo aplikimeve të mëparshme

ose përfaqësuesit e tyre kanë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 24

Regjistrimi i markës

1. Kur aplikimi për markë i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj dhe në këtë rregullore dhe nuk është

depozituar kërkesë për kundërshtim brenda periudhës së përcaktuar në nenin 152 të ligjit, ose kur është

hequr dorë nga kundërshtimi apo kur kundërshtimi është refuzuar dhe vendimi i refuzimit ka marrë formë

të prerë, zyra njofton aplikantin për depozitimin e pagesës për regjistrimin e markës brenda një muaji nga

data e marrjes së njoftimit.

2. Me marrjen e pagesës së regjistrimit, zyra regjistron markën në regjistrin e markave dhe publikon

regjistrimin.

3. Nëse aplikanti nuk paguan tarifën për regjistrimin e markës brenda afatit të përcaktuar, zyra e refuzon

regjistrimin e markës dhe ia njofton vendimin aplikantit.

4. Vendimi për refuzimin e markës për mospagim në kohë të tarifës së regjistrimit mund të ankimohet në

Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim brenda 1 muaji nga data e marrjes së vendimit të refuzimit.

5. Pas kryerjes në afat të pagesës së tarifës së regjistrimit, zyra lëshon certifikatën e regjistrimit në

formatin e përcaktuar për këtë qëllim. Me kërkesë të aplikantit, certifikata e regjistrimit mund të lëshohet

edhe në mënyrë elektronike kundrejt një pagese të reduktuar për regjistrimin e markës.

KREU IV

REGJISTRI, PUBLIKIMI DHE CERTIFIKATA E NJË MARKE

Neni 25

Përmbajtja e regjistrit të markave

1. Regjistri i markave përmban të dhënat e mëposhtme:

1.1 Numrin e aplikimit dhe të regjistrimit të markës;

1.2 Datën e depozitimit të aplikimit;

1.3 Të dhënat në lidhje me aplikantin dhe pronarin e markës, siç janë paraqitur në aplikim;

1.4 Të dhënat në lidhje me përfaqësuesin e autorizuar, nëse është caktuar një i tillë;

1.5 Listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve;

1.6 Të dhënat në lidhje me prioritetin (data dhe numri i aplikimit të mëparshëm, si dhe shtetin ku është

depozituar ky aplikim ose datën e prioritetit nga ekspozita/panairi, sipas rastit);

1.7 Përfaqësimin (pamjen) e markës;

1.8 Elementet në pamjen e markës, që përjashtohen nga mbrojtja;

1.9 Llojin e markës (markë fjalë, markë figurë, markë e pozicionit, markë me elemente përsëritëse, markë

formë, markë ngjyrë ose lloj tjetër marke);

1.10 Ngjyrën ose kombinimin e ngjyrave që kërkohen të mbrohen dhe emrat e ngjyrës ose ngjyrave të

pretenduara si dalluese të markës;

1.11 Kategorinë e markës (individuale, kolektive, certifikuese);

1.12 Konvertimin e shkronjave dhe/ose të numrave të markës;

1.13 Përshkrimin e markës;

1.14 Përkthimin e markës në gjuhën shqipe;

1.15 Klasifikimin e elementeve të markës figurë në përputhje me klasifikimin e Vjenës;

1.16 Rregullat e përdorimit sipas një kontrate të depozituar për përdorimin e markës kolektive ose

certifikuese, nëse marka e regjistruar është e tillë.

1.17 Datën e publikimit të aplikimit në buletinin zyrtar;

1.18 Të dhënat në lidhje me statusin e markës;

1.19 Datën e regjistrimit të markës;

1.20 Datën e mbarimit të mbrojtjes së markës;

1.21 Datën e publikimit të regjistrimit të markës në buletinin zyrtar;

1.22 Të dhënat në lidhje me ndryshimet / korrigjimet e aplikimit ose të regjistrimit, sipas nenit 37 të kësaj

rregulloreje;

1.23 Datën dhe numrin e regjistrimit ndërkombëtar, nëse kjo markë ka një regjistrim ndërkombëtar; 1.24

Të dhënat në lidhje me ripërtëritjen e regjistrimit të markës;

1.25 Të dhënat në lidhje me ndarjen e një aplikimi;

1.26 Të dhënat në lidhje me ndryshimet në markë, si: transferimi, licencimi, pengu, veprime

përmbarimore, ndryshime në emër dhe adresë të aplikantit, të pronarit të markës ose të përfaqësuesit të

autorizuar, kufizimet e listës së mallrave ose të shërbimeve, ndryshimet në kontratat e përdorimit të

markave kolektive dhe tregues të tjerë thelbësorë në lidhje me statusin ligjor të markës;

1.27 Të dhënat në lidhje me kundërshtimin e depozituar;

1.28 Të dhënat në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e një marke;

1.29 Të dhënat në lidhje me kërkesën për deklarimin si të pavlefshme të një marke;

1.30 Të dhënat në lidhje me dorëheqjen nga marka;

1.31 Të dhënat në lidhje me ndërprerjen e efekteve të markës, si dhe shkaqet përkatëse;

1.32 Të dhënat në lidhje me ankimin e vendimit të zyrës, si: ankuesi, numri dhe data e vendimit të ankuar

të zyrës, data e paraqitjes së ankimit, përfaqësuesi i autorizuar, nëse është caktuar një i tillë, data dhe lloji

i vendimit të lëshuar në lidhje me ankimin, kur depozitohet një kërkesë për ankim.

2. Përmbledhja zyrtare e të dhënave në lidhje me regjistrimin ndërkombëtar të markave administrohet nga

Byroja Ndërkombëtare e OBPIsë. Me kërkesë të çdo personi të interesuar dhe pas pagesës së tarifës

përkatëse, zyra lëshon ekstrakte nga përmbledhjet e të dhënave në lidhje me regjistrimet ndërkombëtare të

markave që janë në dispozicion të zyrës.

Neni 26

Të dhënat që publikohen në buletinin zyrtar për një markë të aplikuar

1. Zyra publikon në buletinin zyrtar të dhënat e mëposhtme për një aplikim për markë:

1.1 Numrin e aplikimit;

1.2 Datën e depozitimit të aplikimit;

1.3 Emrin dhe adresën e aplikantit;

1.4 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse aplikanti ka caktuar një të tillë;

1.6 Të dhënat për prioritetin (datën e ekspozimit të mallrave dhe/ose të shërbimeve në ekspozitë ose në

panair, llojin e ekspozitës ose të panairit, vendin e organizimit ose datën e depozitimit dhe numrin i

aplikimit të mëparshëm dhe vendin e depozitimit);

1.7 Përfaqësimin (pamjen) e markës;

1.8 Elementet në pamjen e markës që përjashtohen nga mbrojtja;

1.9 Emrat e ngjyrave që pretendohen kur marka kërkohet të regjistrohet ose të mbrohet në një ngjyrë ose

kombinim ngjyrash. Ngjyra ose kombinimi i ngjyrave që kërkohet të mbrohet dhe emrat e ngjyrës ose

ngjyrave të pretenduara si dalluese të markës;

1.10 Një tregues që përcakton llojin e markës që kërkohet të regjistrohet: markë fjalë, markë figurë,

markë e pozicionit, markë me elemente përsëritëse, markë formë, markë ngjyrë ose një lloj tjetër marke;

1.11 Një tregues që përcakton kategorinë e markës që kërkohet të regjistrohet: markë individuale, markë

kolektive ose markë certifikuese.

2. Të dhënat e referuara në pikën 1 të këtij neni duhet të prezantohen nëpërmjet kodeve INID të

vendosura nga OBPI-ja (standardet e OBPI-së, ST.60 dhe ST.3), duke identifikuar të dhënat bibliografike

lidhur me markat.

3. Në buletinin zyrtar publikohet si aplikimi për regjistrimin e një marke, ashtu dhe të dhënat

korresponduese që referohen në pikën 1 të këtij neni. Në buletin publikohen gjithashtu edhe:

3.1 Ndryshimet në lidhje me aplikimin, që regjistrohen në regjistër;

3.2 Ndryshimet e aplikimit, sipas nenit 37 të kësaj rregulloreje;

3.3 Ndarja e aplikimit fillestar.

4. Në rastin kur një aplikim refuzohet, vendimi i refuzimit të aplikimit publikohet vetëm pasi të marrë

formë të prerë.

5. Kur publikimi i një aplikimi përmban një gabim të bërë nga zyra ose nga aplikanti, zyra e korrigjon

gabimin me iniciativën e vet ose me kërkesë të aplikantit dhe e publikon korrigjimin nëse aplikimi është

publikuar më parë.

Neni 27

Të dhënat që publikohen në buletinin zyrtar për një markë të regjistruar

1. Të dhënat që publikohen në buletinin zyrtar për një markë të regjistruar janë:

1.1 Numri i aplikimit dhe i regjistrimit të markës;

1.2 Data e depozitimit të aplikimit;

1.3 Të dhëna në lidhje me aplikantin dhe pronarin e markës, siç janë paraqitur në regjistër;

1.4 Të dhëna në lidhje me përfaqësuesin e autorizuar, nëse është caktuar një i tillë;

1.5 Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve;

1.6 Të dhëna për prioritetin (data e prioritetit nga ekspozita/panairi ose data dhe numri i aplikimit të

mëparshëm, si dhe shteti ku është depozituar);

1.7 Përfaqësimi (pamja) i markës;

1.8 Elemente të pamjes së markës që përjashtohen nga mbrojtja;

1.9 Lloji i markës (markë fjalë, markë figurë, markë e pozicionit; markë me elemente përsëritëse, markë

formë, markë ngjyrë ose një lloj marke tjetër);

1.10 Ngjyra ose kombinimi i ngjyrave për një markë, që tregon se marka kërkohet të mbrohet në një

ngjyrë ose kombinim ngjyrash;

kolektive ose markë certifikuese;

1.12 Data e mbarimit të mbrojtjes së markës.

2. Të dhënat e referuara në pikën 1 të këtij neni duhet të paraqiten nëpërmjet kodeve INID.

3. Të dhënat e referuara në pikën 1 të këtij neni duhet të publikohen në buletinin zyrtar, ku publikohet

gjithashtu çdo ndryshim që ka të bëjë me regjistrimin në regjistër të ndryshimeve në lidhje me një markë

të regjistruar.

Neni 28

Të dhënat që përmban certifikata e regjistrimit të markës

Certifikata e regjistrimit të markës përmban të dhënat e mëposhtme:

1. Numrin e aplikimit dhe të regjistrimit të markës;

2. Datën e aplikimit dhe të regjistrimit të markës;

3. Emrin dhe adresën e pronarit të markës;

4. Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar nëse është caktuar një i tillë;

6. Të dhënat në lidhje me prioritetin;

7. Përfaqësimin (pamjen) e markës;

8. Elementet në pamjen e markës që përjashtohen nga mbrojtja;

9. Të dhënat në lidhje me llojin e markës (markë fjalë, markë figurë, markë e pozicionit; markë me

elemente përsëritëse, markë formë, markë ngjyrë ose një lloj marke tjetër);

10. Emrin/emrat e ngjyrës ose kombinimit të ngjyrave të një marke të regjistruar;

11. Një tregues që përcakton kategorinë e markës që kërkohet të regjistrohet: markë individuale, markë

kolektive ose markë certifikuese;

12. Datën e publikimit të regjistrimit në buletinin zyrtar;

13. Datën e mbarimit të mbrojtjes.

KREU V

KUNDËRSHTIMI PËR REGJISTRIMIN E MARKËS

Neni 29

Paraqitja e kundërshtimit ndaj regjistrimit të një marke

1. Kërkesa për kundërshtimin e regjistrimit të markës së publikuar në Dhomën për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve depozitohet brenda tre muajve nga data e publikimit të aplikimit në buletinin zyrtar.

Kërkesa mund të paraqitet nga personat e parashikuar në pikën 1 të nenit 152 të ligjit.

2. Për kundërshtimin e regjistrimit të një marke të publikuar depozitohet në zyrë një kërkesë e veçantë, e

cila paraqitet në dy kopje të njëjta.

3. Kërkesa për kundërshtimin e regjistrimit të markës së publikuar në Dhomën për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve përmban:

3.1 Formularin për kundërshtimin e regjistrimit të markës së publikuar në Dhomën për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve, që i bashkëngjitet kësaj rregulloreje, me të dhënat e mëposhtme:

3.1.1 Numrin e aplikimit për regjistrimin e markës për të cilën është depozituar kërkesa për kundërshtim;

3.1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit ndaj aplikimit të të cilit është depozituar kërkesa për kundërshtim;

3.1.3 Emrin dhe adresën e kundërshtuesit, në përputhje me nenin 62 të kësaj rregulloreje;

3.1.4 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse kundërshtuesi ka caktuar një të tillë, në

përputhje me nenin 62 të kësaj rregulloreje;

3.1.5 Listën e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është depozituar kërkesa për kundërshtim;

3.1.6 Nënshkrimin e kundërshtuesit ose të përfaqësuesit të tij;

3.2 Bazën ligjore të kundërshtimit, sipas nenit 143 të ligjit;

3.3 Provat në lidhje me bazën ligjore të kërkesës për kundërshtim;

3.4 Argumentet e kërkesës për kundërshtim;

3.5 Pagesën e tarifës përkatëse.

3.6 Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkesa depozitohet nga përfaqësuesi i kundërshtuesit.

Neni 30

Shqyrtimi i kundërshtimit

1. Dhoma e Kundërshtimeve e shqyrton një kundërshtim brenda dy muajve nga data e paraqitjes së

kërkesës për kundërshtim.

2. Nëse kërkesa për kundërshtim nuk paraqitet brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të nenit 152 të ligjit,

Dhoma e Kundërshtimeve e refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton kundërshtuesin për vendimin e

refuzimit.

3. Në rast se kundërshtimi nuk i plotëson kushtet e nenit 29 të kësaj rregulloreje, Dhoma e

Kundërshtimeve i kërkon kundërshtuesit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të plotësojë të metat e

konstatuara brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit. Në rast se të metat nuk plotësohen brenda

afatit, kundërshtimi do të konsiderohet sikur të mos jetë paraqitur.

4. Kur kundërshtuesi i plotëson të metat, Dhoma e Kundërshtimeve i dërgon një kopje të kundërshtimit

aplikantit të markës së kundërshtuar, si dhe e njofton atë me shkrim të paraqesë argumentet, si dhe çdo

dokument tjetër në mbështetje të argumenteve të tij, brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit.

5. Gjatë shqyrtimit, Dhoma e Kundërshtimeve ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet njoftimit me

shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe dymujore nga data e

marrjes së njoftimit.

6. Dhoma e Kundërshtimeve merr vendim lidhur me kundërshtimin brenda dy muajve nga data e

plotësimit të dosjes, sipas pikave 4 e 5 të këtij neni dhe njofton me shkrim palët mbi vendimin e marrë.

7. Vendimi i Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të ankimohet në bordin e apelit kundrejt

pagesës së tarifës përkatëse, brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit.

8. Kur Dhoma e Kundërshtimeve vendos se marka nuk mund të regjistrohet për një ose disa mallra

dhe/ose shërbime për të cilat është bërë aplikimi për markë, aplikimi do të refuzohet në lidhje me ato

mallra dhe/ose shërbime.

9. Kur Dhoma e Kundërshtimeve vendos për rrëzimin e kundërshtimit dhe vendimi i refuzimit nuk

ankimohet në bordin e apelit, ky vendim merr formë të prerë dhe një kopje e tij depozitohet në dosjen e

aplikimit për regjistrimin e markës dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën për regjistrimin e saj.

10. Kur Dhoma e Kundërshtimeve vendos për pranimin e kundërshtimit dhe vendimi i pranimit nuk

apelohet në bordin e apelit, ky vendim merr formë të prerë e një kopje e tij depozitohet në dosjen e

aplikimit për regjistrimin e markës dhe ekzaminuesi refuzon regjistrimin e markës e njofton aplikantin e

aplikimit për vendimin e refuzimit të regjistrimit. Ky vendim publikohet në buletinin zyrtar.

11. Kur vendimi i Dhomës së Kundërshtimeve, lidhur me kundërshtimin për regjistrimin e një marke,

apelohet në bordin e apelit, vendimi i këtij të fundit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e

markës, si dhe publikohet në buletinin zyrtar.

12. Kur vendimi i bordit të apelit apelohet në gjykatë, vendimi i kësaj të fundit depozitohet në dosjen e

aplikimit për regjistrimin e markës, si dhe publikohet në buletinin zyrtar.

KREU VI

RIVENDOSJA NË AFAT E SË DREJTËS

Neni 31

Paraqitja e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës

Në përputhje me parashikimin e nenit 151/c të ligjit, aplikanti i një aplikimi për markë ose përfaqësuesi i

tij mund të kërkojë rivendosjen në afat të së drejtës brenda dy muajve nga mënjanimi i shkakut të

mosrespektimit të afatit, por jo më vonë se 1 (një) vit nga mbarimi i afatit të humbur. Kërkesa për

rivendosje në afat të së drejtës përmban:

1. Formularin e aplikimit për rivendosje në afat të së drejtës, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje me të

dhënat e mëposhtme:

1.1 Numrin e aplikimit të markës për të cilën është depozituar kërkesa për rivendosje në afat;

1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit të aplikimit për markë për të cilën është depozituar kërkesa për

rivendosje në afat;

1.3 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse aplikanti ka caktuar një të tillë, në përputhje me

nenin 62 të kësaj rregulloreje;

1.4 Shkaqet/arsyet e mosrespektimit të afatit;

1.5 Nënshkrimin e aplikantit ose të përfaqësuesit të tij.

2. Pagesën e tarifës përkatëse;

3. Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit.

Neni 32

Shqyrtimi i kërkesës për rivendosje në afat të së drejtës

1. Zyra shqyrton kërkesën për rivendosje në afat të së drejtës brenda një afati njëmujor nga data e marrjes

së saj, nëse është në përputhje me parashikimet e nenit 151/c të ligjit dhe nenit 31 të kësaj rregulloreje. Në

rast se zyra e pranon kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin e markës për

rivendosjen e së drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë të metat dhe e publikon atë në

buletinin zyrtar. Refuzimi i bërë nga zyra shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën në përputhje

me ligjin.

2. Kur një aplikanti i janë rivendosur të drejtat në lidhje me aplikimin për markë, ai nuk mund të përdorë

të drejtat e tij kundrejt një pale të tretë, e cila, në mirëbesim, ka hedhur mallra dhe/ose shërbime në treg

nën një shenjë identike ose të ngjashme me aplikimin për markë gjatë periudhës midis humbjes të të

drejtave të aplikimit dhe publikimit të vendimit të zyrës për rivendosjen në afat të këtyre të drejtave.

3. Në rast se kërkesa për rivendosjen në afat të së drejtës nuk është në përputhje me parashikimet e nenit

151/c të ligjit dhe të nenit 31 të kësaj rregulloreje, zyra e refuzon kërkesën për rivendosjen në afat dhe

njofton me shkrim aplikantin.

4. Vendimi i zyrës për refuzimin e rivendosjes në afat mund të apelohet në bordin e apelit brenda 1 muaji

nga data e marrjes së vendimit të refuzimit.

KREU VII

NDRYSHIME NË REGJISTRIN E MARKAVE

Neni 33

Përmbajtja e kërkesës për ndryshime në regjistër

1. Kërkesa për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër përmban:

1.1 Formularin e kërkesës për regjistrimin e një ndryshimi në regjistrin që i bashkëlidhet kësaj

rregulloreje, në të cilin do të jenë të specifikuara të dhënat e mëposhtme:

1.1.1 Numrin e aplikimit ose numrin e regjistrimit të markës;

1.1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit ose të pronarit të markës, ashtu siç është shënuar në regjistër;

1.1.3 Emrin dhe adresën e personit që depoziton kërkesën, në përputhje me nenin 62 të kësaj rregulloreje;

1.1.4 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse është caktuar një i tillë;

1.1.5 Llojin e ndryshimit të kërkuar;

1.1.6 Ndryshimin e kërkuar nga aplikanti ose pronari i markës;

1.1.7 Listën e mallrave apo/dhe të shërbimeve për të cilat është kërkuar ndryshimi në regjistër;

1.1.8 Nënshkrimin e personit që depoziton kërkesën ose të përfaqësuesit të tij;

1.2 Dokumentin ligjor ku bazohet ndryshimi, përveç rasteve për ndryshim të adresës së aplikantit,

ndryshim të adresës së pronarit të markës apo ndryshim të adresës së përfaqësuesit të autorizuar;

1.3 Pagesën e tarifës përkatëse;

1.4 Autorizimin e përfaqësimit, nëse aplikanti/ pronari i markës ka caktuar një përfaqësues.

2. Parashikimet e këtij neni, si dhe të neneve 34 e 35 të kësaj rregulloreje, aplikohen gjithashtu për

pasqyrimin në regjistër të transferimit të pronësisë, ndryshimit të emrit, adresës së pronarit apo aplikantit

të një marke, kontratave të licencimit, pengut, veprimeve përmbarimore, si dhe të çdo ndryshimi tjetër, i

cili duhet ose kërkohet të pasqyrohet në regjistër.

3. Nëse elementi fjalë i markës tregtare të aplikuar ose të regjistruar më parë përkon me TGJM-në ose

EOM-në, marka tregtare në fjalë nuk mund të transferohet, të licencohet ose të lihet peng me një

marrëveshje.

Neni 34

Dokumente të tjera në lidhje me kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve në regjistër

1.Kur kërkesa për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër lidhet me disa aplikime/regjistrime, të cilat

kanë aplikantë ose pronarë të njëjtë, mund të depozitohet një kërkesë e vetme, me kusht që:

1.1 Numrat e aplikimit ose të regjistrimit të të gjitha aplikimeve ose të regjistrimeve të jenë treguar në

kërkesë;

1.2 Në rastin e transferimit të pronësisë së markës, transferimi duhet të jetë i plotë për të gjitha mallrat

apo shërbimet;

1.3 Pagesa të jetë kryer për të gjitha ndryshimet e kërkuara.

2. Nëse është kërkuar një transferim i pjesshëm i pronësisë, zyra krijon një aplikim dhe/ose regjistrim të ri

të markës, i cili përmban mallrat apo shërbimet për të cilat është kryer transferimi. Kur transferimi

përmban mallra ose shërbime që i referohen një termi të përgjithshëm, ky term duhet të përdoret në të

gjitha listat e mallrave dhe/ose të shërbimeve te të cilat është transferuar ky term, duke e kufizuar me

shtesa të përshtatshme për të shmangur mbivendosjen e listës së mallrave dhe/ose të shërbimeve.

3. Një kopje e plotë e dokumenteve të aplikimit apo të regjistrimit fillestar të markës bëhet pjesë e

dokumenteve të aplikimit ose të regjistrimit të referuar në pikën 2 të këtij neni. Një kopje e kërkesës për

regjistrimin e transferimit bëhet pjesë e dokumenteve të aplikimit ose të regjistrimit fillestar.

4. Aplikimit ose regjistrimit të një marke, sipas pikës 2 të këtij neni, i jepet një numër i ri aplikimi dhe/ose

regjistrimi.

5. Të gjitha kërkesat e paraqitura dhe tarifat e paguara në lidhje me aplikimin ose regjistrimin fillestar të

një marke do të konsiderohen se janë paraqitur dhe paguar edhe për aplikimet ose regjistrimet e referuara

në pikën 2 të këtij neni, nëse ato mbulojnë të njëjtat mallra dhe/ose shërbime për të cilat kanë nisur

procedurat.

6. Dokumenti ligjor ku bazohet ndryshimi, sipas pikës 1.2, të nenit 33, të kësaj rregulloreje, duhet të jetë,

si më poshtë vijon

6.1 Për transferimin e pronësisë, sipas rastit:

6.1.1 Dokumenti që vërteton transferimin e pronësisë në formën e një marrëveshjeje të nënshkruar nga të

dyja palët dhe e vërtetuar nga noteri.

6.1.2 Ekstrakti tregtar i lëshuar nga autoriteti kompetent për shoqëritë tregtare ku të evidentohet pronari i

ri i markës.

6.1.3 Në rastet kur transferimi i pronësisë ka të bëjë me ndryshimin e formës ligjore të shoqërisë, do të

depozitohet ekstrakti tregtar i lëshuar nga autoriteti kompetent për shoqëritë tregtare ku të evidentohet

ndryshimi përkatës.

6.2 Për ndryshimin e emrit, sipas rastit:

6.2.1 Dokumenti që vërteton ndryshimin e emrit;

6.2.2 Ekstrakti tregtar i lëshuar nga autoriteti kompetent për shoqëritë tregtare ku të evidentohet

ndryshimi përkatës.

6.3 Për regjistrimin e kontratës së licencës:

6.3.1 Marrëveshja/kontrata e licencës, e cila nënshkruhet nga të dyja palët dhe e vërtetuar nga noteri;

6.3.2 Kohëzgjatja e licencës;

6.3.3 Mënyra e përdorimit të markës nga i licencuari;

6.3.4 Mallrat dhe/ose shërbimet për të cilat është dhënë licenca;

6.3.5 Territori ku do të përdoret marka për të cilën është dhënë licenca;

6.3.6 Cilësia e mallrave të prodhuara apo shërbimeve të ofruara;

6.3.7 Detyrimet që licencuesi i vendos të licencuarit për zbatimin e kushteve të përcaktuara në kontratë;

6.3.8 Lloji i licencës: licencë ekskluzive ose joekskluzive.

7. Një kontratë licence e regjistruar mund të ndryshohet ose të anulohet me kërkesë të njërës prej palëve

dhe çdo ndryshim i saj duhet të regjistrohet në regjistër. Çdo ndryshim duhet të shoqërohet me

dokumentet provuese përkatëse.

Neni 35

Procedura në lidhje me shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e ndryshimeve në regjistër

1. Nëse kërkesa për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër nuk është depozituar në përputhje me ligjin

dhe këtë rregullore, zyra njofton me shkrim personin për plotësimin e të metave ose për depozitimin e

dokumenteve shtesë brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit.

2. Nëse aplikanti që ka depozituar kërkesën i plotëson të metat ose depoziton dokumentet shtesë brenda

dy muajve nga data e marrjes së njoftimit, zyra vendos në lidhje me kërkesën për regjistrimin e

ndryshimit.

3. Me kërkesë të aplikantit, afati dymujor mund të zgjatet deri në dy muaj shtesë kundrejt pagesës së

tarifës përkatëse për këtë qëllim.

4. Nëse aplikanti nuk plotëson të metat ose nuk depoziton dokumentet shtesë, sipas pikës 1 të këtij neni,

brenda dy muajve ose brenda afatit shtesë, kur kërkohet afat shtesë, zyra e refuzon kërkesën për

regjistrimin e ndryshimit në regjistër.

Neni 36

Ripërtëritja e regjistrimit të një marke

1. Regjistrimi i markës ripërtërihet me kërkesë, pasi të jetë bërë pagesa e tarifës përkatëse.

2. Zyra informon pronarin e markës dhe çdo përfaqësues të pronarit ose person tjetër që ka një të drejtë të

regjistruar në lidhje me markën, për mbarimin e mbrojtjes të paktën 6 muaj para kësaj date.

Mospërmbushja e këtij detyrimi nuk sjell përgjegjësi për zyrën dhe as nuk ndikon në mbarimin e

mbrojtjes së markës.

3. Kërkesa për ripërtëritjen e markës dhe tarifa bazë për ripërtëritje, duke përfshirë tarifat për klasat

shtesë, duhet të paguhet e duhet të depozitohet brenda 6 (gjashtë) muajve para datës së mbarimit të

mbrojtjes.

4. Kërkesa për ripërtëritjen e markës dhe pagesat përkatëse mund të depozitohen dhe të paguhen edhe pasi

afati i mbrojtjes të ketë mbaruar, por jo më vonë se gjashtë muaj nga data e mbarimit të mbrojtjes. Në këtë

rast, paguhet një tarifë shtesë.

5. Kërkesa për ripërtëritje e markës përmban:

5.1 Formularin e aplikimit për ripërtëritjen e markës, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje, me të dhënat e

mëposhtme:

5.1.1 Numrin e aplikimit ose numrin e regjistrimit të markës që kërkohet të ripërtërihet;

5.1.2 Emrin dhe adresën e pronarit të markës;

5.1.3 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse është caktuar një i tillë;

5.1.4 Listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve të grupuara sipas klasifikimit të Nicës vetëm nëse

ripërtëritja kërkohet për një pjesë të listës së mallrave dhe/ose të shërbimeve;

5.1.5 Nënshkrimin e personit që depoziton kërkesën ose të përfaqësuesit të tij.

5.2 Pagesën e tarifës përkatëse.

5.3 Autorizimin e përfaqësimit, nëse ripërtëritja kërkohet për një pjesë të listës së mallrave dhe/ose

shërbimeve dhe pronari ka caktuar një përfaqësues.

6. Kur kërkesa është paraqitur dhe pagesa është kryer vetëm për disa mallra dhe/ose shërbime për të cilat

është regjistruar marka, regjistrimi do të ripërtërihet vetëm për ato mallra dhe/ose shërbime.

7. Kur pagesa e kryer nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha klasat e mallrave dhe/ose

shërbimeve për të cilat kërkohet ripërtëritja, regjistrimi do të ripërtërihet nëse është e qartë se cila ose cilat

klasa duhet të mbulohen.

8. Nëse nuk është e qartë se nga cilat klasa mbulohen mallrat dhe/ose shërbimet, zyra do të ripërtërijë

markën sipas rendit të klasifikimit.

9. Ripërtëritja i fillon efektet nga e nesërmja e datës kur mbaron afati i regjistrimit ekzistues.

10. Ripërtëritja duhet të regjistrohet në regjistrin e markave.

11. Kur kërkesa për ripërtëritjen e markës është depozituar dhe pagesa e tarifës përkatëse është kryer

brenda afateve të parashikuara në pikat 3 e 4 të këtij neni, por nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për

ripërtëritjen, zyra njofton me shkrim aplikantin për plotësimin e të metave brenda dy muajve nga data e

marrjes së njoftimit. Ky afat mund të zgjatet me dy muaj shtesë kundrejt kërkesës dhe pagesës së tarifës

për shtyrje afati.

12. Kur kërkesa për ripërtëritjen e markës nuk është depozituar ose është depozituar pas periudhës së

përcaktuar në pikën 4 të këtij neni, ose kur nuk janë paguar tarifat përkatëse brenda afateve të përcaktuara

më lart në këtë nen, zyra njofton pronarin e markës ose përfaqësuesin e tij se regjistrimit i ka mbaruar

mbrojtja dhe se do të bëjë pasqyrimin e këtij fakti (vendimi) në regjistrin e markave.

13. Kur pronari ose përfaqësuesi i tij nuk kanë plotësuar të metat brenda afatit ose ato nuk janë plotësuar

si duhet brenda afatit, zyra njofton pronarin e markës ose përfaqësuesin e tij në lidhje me vendimin e

marrë sipas këtij neni.

14. Zyra publikon çdo vendim për ripërtëritjen e një marke ose refuzimin e ripërtëritjes së markës.

15. Kur pagesa është kryer, por kërkesa për ripërtëritje refuzohet nga zyra, kjo pagesë rimbursohet në

masën 80% kundrejt një kërkese me shkrim të aplikantit ose përfaqësuesit të tij.

Neni 37

Korrigjime në aplikimin ose regjistrimin e një marke

1. Me kërkesë të aplikantit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, ose me iniciativë të zyrës, mund të

bëhen korrigjime në aplikim ose regjistrim në lidhje me emrin, adresën e aplikantit ose listën e mallrave

dhe/ose të shërbimeve, vetëm në rastet kur është e nevojshme për të korrigjuar gabime ortografike të

dukshme.

2. Në rastin kur gabimi në aplikim ose regjistrim është shkaktuar nga zyra, aplikanti nuk ka detyrim të

paguajë tarifën përkatëse, sipas pikës 1 të këtij neni.

3. Përfaqësimi (pamja) i një marke nuk mund të ndryshohet (korrigjohet), me përjashtim të rastit kur ai

përmban emrin dhe adresën e aplikantit. Në këtë rast, me kërkesë të aplikantit dhe kundrejt pagesës

përkatëse, pamja mund të ndryshohet (korrigjohet), por pa prekur thelbin e pamjes së markës së aplikuar.

4. Zyra shqyrton kërkesën për korrigjim brenda një muaji nga data e paraqitjes së saj.

5. Çdo korrigjim i bërë në një aplikim për markë të publikuar ose markë të regjistruar publikohet në

buletinin zyrtar të radhës.

KREU VIII

PROCEDIMET PARA ZYRËS NË LIDHJE ME SHFUQIZIMIN DHE ME ZHVLERËSIMIN E

MARKAVE

Neni 38

Përmbajtja e kërkesës për shfuqizimin e një marke

1. Kërkesa për shfuqizimin e një marke të regjistruar në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, bazuar në

nenin 173 të ligjit, duhet të depozitohet si kërkesë më vete në dy kopje të njëjta.

2. Kërkesa për shfuqizimin e markës përmban:

2.1 Formularin e aplikimit për shfuqizimin/ zhvlerësimin e një marke të regjistruar në Dhomën për

Shfuqizim/Zhvlerësim, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje, ku do të jenë të specifikuara të dhënat, si më

poshtë vijon:

2.1.1 Numri i regjistrimit të markës për të cilën është kërkuar shfuqizimi;

2.1.2 Emri dhe adresa e pronarit të markës;

2.1.3 Emri dhe adresa e personit që depoziton kërkesën, sipas nenit 62 të kësaj rregulloreje;

2.1.4 Emri dhe adresa e përfaqësuesit të autorizuar, nëse është caktuar një i tillë në përputhje me nenin 62

të kësaj rregulloreje;

2.1.5 Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat kërkohet shfuqizimi;

2.1.6 Nënshkrimi i personit që depoziton kërkesën ose i përfaqësuesit të autorizuar të tij.

2.2 Bazën ligjore ku mbështetet kërkesa për shfuqizimin e markës;

2.3 Provat në lidhje me bazën ligjore ku mbështetet kërkesa për shfuqizimin e markës;

2.4 Argumentet ku mbështetet kërkesa për shfuqizim;

2.5 Pagesën e tarifës përkatëse;

2.6 Autorizimin e përfaqësimit, nëse aplikuesi ka caktuar një përfaqësues.

Neni 39

Përmbajtja e kërkesës për zhvlerësimin e një marke

1. Kërkesa për zhvlerësimin e një marke të regjistruar, bazuar në nenin 174 të ligjit, duhet të depozitohet

si kërkesë më vete në dy kopje të njëjta.

2. Kërkesa për zhvlerësimin e markës përmban:

2.1.1 Numri i regjistrimit të markës për të cilën është depozituar kërkesa;

2.1.3 Emri dhe adresa e personit që depoziton kërkesën, në përputhje me nenin 62 të kësaj rregulloreje;

2.1.5 Lista e mallrave ose e shërbimeve për të cilat është kërkuar zhvlerësimi;

2.1.6 Nënshkrimi i personit që depoziton kërkesën ose e përfaqësuesit të autorizuar të tij.

2.2 Bazën ligjore ku mbështetet kërkesa për zhvlerësimin e markës;

2.3 Argumentet ku mbështetet kërkesa për zhvlerësimin e markës;

2.4 Pagesën e tarifës përkatëse;

2.5 Autorizimin e përfaqësimit, nëse aplikuesi ka caktuar një përfaqësues.

Neni 40

Shqyrtimi i kërkesave për shfuqizimin e një marke

1. Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim shqyrton kërkesën për shfuqizim të një marke të regjistruar brenda

dy muajve nga data e paraqitjes së saj. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për shfuqizimin e një marke të

regjistruar, Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim fton palët, për aq sa është e nevojshme, që të depozitojnë

pretendimet e tyre brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit, në lidhje me komunikimet e

paraqitura nga palët e tjera ose të bëra nga vetë Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim.

2. Nëse Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim e konsideron të arsyeshme, ajo mund t'i ftojë palët të gjejnë një

zgjidhje me mirëkuptim, nëpërmjet një marrëveshjeje, e cila, nëse arrihet, duhet të jetë me shkrim dhe e

nënshkruar nga të dyja palët.

3. Kur Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim vendos se marka shfuqizohet për një ose disa mallra dhe/ose

shërbime për të cilat marka është regjistruar, marka shfuqizohet në lidhje me ato mallra dhe/ose shërbime.

4. Çdo vendim i Dhomës për Shfuqizim/ Zhvlerësim në lidhje me një markë, pasi merr formë të prerë,

publikohet në buletinin zyrtar dhe regjistrohet në regjistrin e markave.

Neni 41

Shqyrtimi i kërkesave për zhvlerësimin e një marke

1. Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim shqyrton kërkesën për zhvlerësim të një marke brenda dy muajve

nga data e paraqitjes së saj. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për zhvlerësimin e një marke të regjistruar,

Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim fton palët, për aq sa është e nevojshme, që të depozitojnë pretendimet e

tyre, brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit, në lidhje me komunikimet e paraqitura nga palët e

tjera ose të bëra nga vetë Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim.

2. Në rastin e një kërkese për zhvlerësimin e një marke të regjistruar, barra e provës bie mbi pronarin e

markës për të cilën është kërkuar zhvlerësimi, vetëm në rast se kërkesa për zhvlerësim paraqitet sipas

shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 174, të ligjit, i cili duhet të paraqesë prova për përdorimin e markës ose

prova që ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e markës.

3. Kur Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim vendos se marka zhvlerësohet për një ose disa mallra dhe/ose

shërbime për të cilat marka është regjistruar, marka zhvlerësohet në lidhje me ato mallra dhe/ose

shërbime.

4. Çdo vendim i Dhomës për Shfuqizim/ Zhvlerësim për shfuqizimin e një marke të regjistruar, pasi merr

formë të prerë, publikohet në buletinin zyrtar dhe regjistrohet në regjistrin për markat.

KREU IX

APELIMI

Neni 42

Apelimi i vendimeve

1. Çdo vendim për refuzim që merret gjatë procesit të ekzaminimit mund të apelohet në Dhomën për

Shfuqizim/Zhvlerësim brenda 1 muaji nga data e marrjes së vendimit, përveç rastit kur parashikohet

ndryshe në ligj ose në këtë rregullore.

2. Vendimet që mund të apelohen në bordin e apelimit, janë:

2.1 Vendimet e marra nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve;

2.2 Vendimet e marra nga Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim;

2.3 Vendimet për rivendosjen në afat.

3. Apelimi i një vendimi sjell si pasojë pezullimin e ndjekjes së mëtejshme të procedurës përkatëse.

4. Vendimet e parashikuara më lart hyjnë në fuqi pasi marrin formë të prerë.

Neni 43

Procedurat e apelimit

1. Procedura e apelimit kundër një vendimi të zyrës fillon me paraqitjen e kërkesës për apelim në

strukturën përkatëse.

2. Kërkesa për apelim, sipas pikës 1, të nenit 42, të kësaj rregulloreje përmban:

2.1 Formularin për apelimin vendimeve të refuzimit në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim që i

bashkëlidhet kësaj rregulloreje, në të cilin do të jepen të dhënat e mëposhtme:

2.1.1 Emri dhe adresa e apeluesit, në përputhje me nenin 62 të kësaj rregulloreje;

2.1.2 Vendimi i zyrës ndaj të cilit është depozituar apelimi;

2.1.3 Numri i aplikimit të markës;

2.1.4 Një tregues që përcakton nëse kemi të bëjmë me një apelim të pjesshëm apo të plotë të vendimit të

zyrës.

2.2 Bazën ligjore ku është mbështetur apelimi;

2.3 Argumentet dhe/ose provat mbi të cilat mbështetet apelimi;

2.4 Pagesën e tarifës përkatëse;

2.5 Autorizimin e përfaqësimit, nëse apelimi është depozituar nga një përfaqësues.

3. Kërkesa për apelim, sipas pikës 2, të nenit 42, të kësaj rregulloreje, përmban: 3.1 Formularin e

aplikimit për apelimin e vendimit në bordin e apelit, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje, në të cilin do të

jepen të dhënat, si më poshtë vijon:

3.1.1 Emri dhe adresa e apeluesit, në përputhje me nenin 62 të kësaj rregulloreje;

3.1.2 Vendimi i zyrës ndaj të cilit është depozituar apelimi;

3.1.3 Numri i aplikimit ose i regjistrimit të markës;

3.1.4 Një tregues që përcakton nëse kemi të bëjmë me një apelim të pjesshëm apo të plotë të vendimit të

zyrës.

3.2 Argumentet dhe/ose provat mbi të cilat mbështetet apelimi;

3.3 Pagesën e tarifës përkatëse;

3.4 Autorizimin e përfaqësimit, nëse apelimi është depozituar nga një përfaqësues.

4. Kërkesa për apelim depozitohet si kërkesë më vete në dy kopje të njëjta.

5. Çdo strukturë përkatëse, si: Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, Dhoma për

Shfuqizim/Zhvlerësim dhe bordi i apelit, kur shqyrton një kërkesë, në përputhje me kompetencat

përkatëse të parashikuara në ligj dhe në këtë rregullore, duhet të shprehet me pranimin, pranimin e

pjesshëm ose rrëzimin e kërkesës, objekt shqyrtimi.

6. Pretendimi i një pale kundërshtare, që nuk lidhet me objektin e kërkesës, nuk merret në shqyrtim nga

bordi i apelimit.

Neni 44

Shqyrtimi i kërkesave nga bordi i apelimit

1. Sekretari i bordit të apelimit, brenda një muaji nga data e paraqitjes së kërkesës për apelim, kontrollon

kërkesën nëse përmban dokumentet e parashikuara në pikën 3, të nenit 43, të kësaj rregulloreje.

2. Kur një kërkesë për apelim është paraqitur në përputhje me pikën 3, të nenit 43, të kësaj rregulloreje,

sekretari i bordit të apelimit i dërgon palës kundër së cilës është paraqitur apelimi, një kopje të kërkesës

për apelim, si dhe e njofton atë të paraqesë, brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit, argumentet

dhe çdo dokument tjetër në lidhje me apelimin.

3. Në rast se një kërkesë për apelim nuk është paraqitur në përputhje me kushtet e parashikuara në pikën

3, të nenit 43, të kësaj rregulloreje, sekretari i bordit të apelimit e njofton me relacion me shkrim bordin e

apelit, i cili e refuzon kërkesën për apelim dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

4. Sekretari i bordit të apelimit, brenda 1 muaji nga mbarimi i afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni,

i paraqet bordit për shqyrtim kërkesën për apelim.

5. Bordi i apelit e shqyrton një kërkesë brenda tre muajve nga data e paraqitjes së saj në bord.

6. Gjatë shqyrtimit të një kërkese apelimi, bordi i apelit, kur e konsideron të arsyeshme, ka të drejtë t’u

kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin prova dhe dokumente të tjera shtesë

brenda një periudhe të arsyeshme, por, në çdo rast, jo më vonë se një muaj nga data e marrjes së njoftimit

nga pala.

7. Nëse bordi i apelit e konsideron të arsyeshme, i fton palët në seanca dëgjimore, si dhe u kërkon atyre të

gjejnë një zgjidhje me mirëkuptim, e cila, nëse arrihet, duhet të materializohet në një marrëveshje me

shkrim të nënshkruar nga të dyja palët para noterit ose para bordit të apelit.

8. Sekretari i bordit i njofton palët e interesuara menjëherë pas marrjes së vendimit të bordit të apelit, por,

në çdo rast, jo më vonë se 1 muaj nga marrja e vendimit.

Neni 45

Efekti i vendimeve

1. Vendimi i bordit të apelit merr formë të prerë nga e nesërmja e datës së mbarimit të afatit për ankim në

gjykatë, kur asnjë nga palët nuk ka bërë ankim kundër vendimit të bordit.

2. Kur vendimi i bordit të apelit ose vendimi i gjykatës merr formë të prerë, zyra ekzekuton vendimin

sipas legjislacionit në fuqi.

3. Në rast ankimi të vendimit të bordit të apelit në gjykatë, ankimuesi ka detyrimin të njoftojë DPPI-në

brenda 1 muaji nga data e depozitimit të ankimit në gjykatë, me qëllim që të shmanget ekzekutimi i

vendimit të bordit të apelit.

KREU X

REGJISTRIMET NDËRKOMBËTARE

Neni 46

Aplikimi për regjistrim ndërkombëtar të markës dhe shqyrtimi i aplikimit nga zyra

1. Aplikimi për regjistrim ndërkombëtar të markës përmban:

1.1 Formularin e përcaktuar nga Byroja Ndërkombëtare e WIPO-s, me specifikimet, si më poshtë vijon:

1.1.1 Numri i aplikimit ose i regjistrimit të markës mbi të cilin bazohet aplikimi për regjistrim

ndërkombëtar (në vijim, aplikimi ose regjistrimi bazë);

1.1.2 Emri dhe adresa e aplikantit;

1.1.3 Emri dhe adresa e përfaqësuesit të autorizuar, nëse është caktuar një i tillë;

1.1.4 Përfaqësimi (pamja) i markës, e cila duhet të depozitohet identike si në aplikimin ose regjistrimin

kombëtar.

1.1.5 Të dhëna në lidhje me prioritetin, kur pretendohet për prioritet;

1.1.6 Nëse regjistrimi i markës është kërkuar me ngjyrë, një tregues në lidhje me këtë fakt, si dhe emrat e

ngjyrave që aplikanti i pretendon si karakteristika dalluese të markës. Ngjyrat duhet të tregohen sipas

përcaktimeve të rregullores së përbashkët;

1.1.7 Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është kërkuar regjistrimi ndërkombëtar, në gjuhën e

përcaktuar nga rregullorja e përbashkët. Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve mund të mbulojë të gjithë

mallrat ose shërbimet e aplikimit bazë ose një pjesë të tyre;

1.1.8 Vendet anëtare të Unionit të Madridit, për të cilat kërkohet shtrirja e regjistrimit ndërkombëtar;

1.1.9 Përshkrimi i markës në aplikimin ndërkombëtar duhet të jetë i njëjtë me atë të aplikimit/regjistrimit

bazë. Përkthimi i markës duhet të bëhet në një nga gjuhët e përcaktuara në rregulloren e përbashkët.

1.1.10 Nënshkrimi i aplikantit ose i përfaqësuesit të tij.

1.2 Pagesat e tarifave përkatëse.

2. Formulari sipas pikes

1.1 duhet të paraqitet në dy kopje të njëjta.

3. Zyra ekzaminon nëse aplikimi ndërkombëtar është depozituar në përputhje me rregullat e

lartpërmendura dhe lëshon një njoftim për plotësim të parregullsive të aplikimit në rast se konstaton

mospërputhje midis aplikimit bazë dhe aplikimit ndërkombëtar.

4. Aplikanti duhet të plotësojë parregullsitë e aplikimit të konstatuara nga zyra brenda një muaji nga data

e marrjes së njoftimit.

5. Në rast së aplikanti nuk plotëson parregullsitë e aplikimit, zyra refuzon që të dërgojë aplikimin

ndërkombëtar në WIPO-s.

6. Të njëjtat rregulla do të zbatohen edhe në rast të një kërkese për shtrirje territoriale të markës në vijim

të aplikimit ndërkombëtar, në përputhje me nenin 3 (ter) (2) të Protokollit të Madridit. Kërkesa për shtrirje

territoriale në vijim të aplikimit ndërkombëtar mund të depozitohet nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrës.

Neni 47

Kërkesa për regjistrimin e ndryshimeve në regjistrin ndërkombëtar

1. Kërkesa për regjistrimin e ndryshimeve në regjistrin ndërkombëtar duhet të përmbajë:

1.1 Formularin përkatës të përcaktuar nga Byroja Ndërkombëtare e WIPO-s;

1.2 Dokumentin që vërteton ndryshimin përkatës në regjistër;

1.3 Pagesat e tarifave përkatëse.

2. Formulari sipas pikës

1.1 duhet të paraqitet në dy kopje identike.

3. Kërkesa për regjistrimin e ndryshimeve në regjistrimin ndërkombëtar do të ekzaminohet nga zyra, në

përputhje me rregullat e përcaktuara në Marrëveshjen e Madridit dhe/ose Protokollin e Madridit.

Neni 48

Transformimi i një marke ndërkombëtare në një aplikim kombëtar për regjistrim marke

1. Kërkesa për transformimin e një marke ndërkombëtare në një aplikim për regjistrim kombëtar duhet të

depozitohet brenda tre muajve nga data në të cilën regjistrimi ndërkombëtar është anuluar dhe duhet të

shoqërohet me dokumentet, si më poshtë vijon:

1.1 Formularin për transformimin e një marke ndërkombëtare në aplikim kombëtar;

1.2 Dokumentin që vërteton se aplikimi ndërkombëtar është anuluar nga OBIP-ja, bazuar në kërkesën e

zyrës së origjinës. Ky dokument duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe;

1.3 Autorizimin e përfaqësimit, në rast se kërkesa depozitohet nga përfaqësuesi;

1.4 Pagesën e tarifës përkatëse.

2. Kërkesat për transformimin e një aplikimi ndërkombëtar në një aplikim për regjistrim kombëtar do t’i

nënshtrohen të njëjtave procedura ekzaminimi si një aplikim kombëtar.

3. Nëse gjatë ekzaminimit për formalitete zyra konstaton se kërkesa për transformim nuk është depozituar

brenda afatit 3-mujor të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, ose mallrat dhe/ose shërbimet për të cilat

marka kërkon të regjistrohet nuk përmbahen në listën e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat

regjistrimi ndërkombëtar ishte regjistruar, zyra njofton aplikantin për plotësimin e të metave brenda 3

muajve nga data e marrjes së njoftimit.

4. Nëse të metat, sipas pikës 3 të këtij neni, nuk plotësohen brenda afatit të përcaktuar nga zyra, e drejta

për datën e regjistrimit ndërkombëtar ose të shtrirjes territoriale dhe e drejta e prioritetit, nëse është

pretenduar për prioritet, do të humbasë. Nëse kërkesa për transformim refuzohet nga zyra, aplikimi do të

ekzaminohet si një aplikim i rregullt kombëtar.

KREU XI

MARKAT KOLEKTIVE

Neni 49

Rregulloret e përdorimit

1. Aplikanti i një marke kolektive duhet të depozitojë rregulloren e përdorimit të markës kolektive brenda

tre muajve nga data e depozitimit.

2. Rregullorja e përdorimit duhet të specifikojë:

2.1 Personat e autorizuar për të përdorur markën; 2.2 Kushtet e anëtarësisë në organizatë;

2.3 Kushtet e përdorimit të markës, kur është e mundur;

2.4 Sanksionet.

3. Rregullorja e përdorimit të markës duhet të autorizojë çdo person, mallrat ose shërbimet e të cilit kanë

origjinën në zonën gjeografike përkatëse, për t’u bërë anëtar i organizatës që është pronare e markës.

4. Përdorimi i një marke kolektive nga çdo person që ka të drejtë ta përdorë atë, duhet të përmbushë

kërkesat e ligjit dhe të kësaj rregulloreje, me kusht që të përmbushen edhe kërkesat e tjera të parashikuara

nga ligji dhe kjo rregullore në lidhje me përdorimin e markave.

Neni 50

Refuzimi i aplikimit

1. Përveç bazave për refuzim për një aplikim për markë, sipas neneve 142 e 143 të ligjit, aplikimi për një

markë kolektive do të refuzohet kur nuk përmbushen kushtet e parashikuara në nenin 165 të ligjit dhe në

nenin 49 të kësaj rregulloreje, ose kur rregullorja e përdorimit është në kundërshtim me politikat publike

ose parimet e moralit.

2. Aplikimi për një markë kolektive do të refuzohet, gjithashtu, nëse ekziston mundësia që publiku të

keqorientohet në lidhje me karakterin apo domethënien e markës, në veçanti, nëse ekziston mundësia që

të kuptohet si e ndryshme nga një markë kolektive.

3. Aplikimi nuk do të refuzohet nëse aplikanti, si rezultat i ndryshimeve në rregulloren e përdorimit,

përmbush kërkesat e paragrafëve 1 e 2.

Neni 51

Ndryshimet në rregullore lidhur me përdorimin e markave kolektive

1. Pronari i një marke kolektive duhet të depozitojë pranë zyrës çdo ndryshim të rregullores së përdorimit

të markës.

2. Ndryshimet nuk do të pasqyrohen në regjistër nëse nuk përmbushin kërkesat e parashikuara në nenin

49 të kësaj rregulloreje ose përmbajnë ndonjë nga bazat për refuzim të parashikuara në nenin 50 të kësaj

rregulloreje.

3. Për qëllim të aplikimit të kësaj rregulloreje, ndryshimet në rregulloren e përdorimit do t’i fillojnë

efektet nga data e regjistrimit të tyre në regjistër.

4. Forma e aplikimit për ndryshim në regjistër të rregullores së përdorimit të markës kolektive, si dhe

procedurat e shqyrtimit të këtyre kërkesave nga zyra do të jenë sipas neneve 33 e 35 të kësaj rregulloreje.

KREU XII

MARKAT CERTIFIKUESE

Neni 52

Rregullorja e përdorimit të markës certifikuese

1. Aplikanti i një marke certifikuese duhet të depozitojë rregulloren që parashikon rregullat e përdorimit

të markës brenda tre muajve nga data e depozitimit.

2. Rregullorja duhet të specifikojë personat e autorizuar për të përdorur markën, karakteristikat që do të

certifikohen nga marka, si do të testohen këto karakteristika nga autoriteti certifikues dhe mbikëqyrjen e

përdorimit të markës.

3. Rregullorja duhet të parashikojë kushtet e përdorimit të markës, duke përfshirë edhe sanksionet.

Neni 53

Refuzimi i aplikimit

1. Përveç bazave për refuzimin e regjistrimit të një marke, sipas neneve 141 e 142 të ligjit, aplikimi për

regjistrimin e një marke certifikuese do të refuzohet kur nuk plotësohen kushtet e vendosura në nenin 166

të ligjit dhe në nenin 52 të kësaj rregulloreje, ose kur rregullorja në lidhje me përdorimin e markës është

në kundërshtim me parimet morale apo rendin publik.

2. Një aplikim për markë certifikuese do të refuzohet gjithashtu nëse publiku mund të keqorientohet në

lidhje me karakterin apo rëndësinë e markës, veçanërisht nëse ajo mund të interpretohet si diçka e

ndryshme nga një markë certifikuese.

3. Aplikimi nuk do të refuzohet nëse aplikanti ndryshon rregulloren e përdorimit të markës, duke

plotësuar kërkesat e paragrafëve 1 e 2.

Neni 54

Përdorimi i markës certifikuese

Përdorimi i një marke certifikuese nga çdo person që ka të drejtën ta përdorë atë sipas rregullores, të

referuar në nenin 52 të kësaj rregulloreje, duhet të përmbushë kërkesat e ligjit dhe të kësaj rregulloreje,

me kusht që të përmbushen edhe kërkesat e tjera të parashikuara nga ligji dhe nga kjo rregullore në lidhje

me përdorimin e markave.

Neni 55

Ndryshimet në rregulloren e përdorimit të markës certifikuese

1. Pronari i markës certifikuese duhet të depozitojë pranë zyrës çdo ndryshim në rregulloren e përdorimit

të markës.

2. Ndryshimet nuk duhet të pasqyrohen në regjistër nëse nuk plotësojnë kërkesat e nenit 52 të kësaj

rregulloreje ose përmbajnë ndonjë nga bazat për refuzim të përmendura në nenin 53 të kësaj rregulloreje.

3. Për qëllim të kësaj rregulloreje, ndryshimet e rregullores së përdorimit do fillojnë efektet nga data e

regjistrimit të këtyre ndryshimeve në regjistër.

4. Një markë certifikuese mund të transferohet vetëm te personat që përmbushin kriteret e nenit 166 të

ligjit.

Neni 56

Bazat për shfuqizim

Përveç arsyeve për shfuqizim, të parashikuara në nenin 173 të ligjit, të drejtat e pronarit të markës së

certifikuar do të shfuqizohen me anë të një kërkese në zyrë, kur plotësohet ndonjë nga kushtet e

mëposhtme:

1. Pronari nuk i plotëson më kërkesat e nenit 166 të ligjit;

2. Pronari nuk ndërmerr masa të arsyeshme për të parandaluar përdorimin e markës certifikuese në një

mënyrë që vjen në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në rregulloren e përdorimit, ndryshimet e saj, të

cilat janë pasqyruar në regjistër;

3. Mënyra e përdorimit të markës certifikuese nga pronari ka sjellë keqorientim të publikut;

4. Ndryshimet në rregulloren e përdorimit, të cilat janë regjistruar në regjistër, në kundërshtim me nenin

55 të kësaj rregulloreje, përveçse nëse pronari i markës, duke ndryshuar më tej rregulloren e përdorimit,

përmbush kërkesat e nenit të përmendur më sipër.

Neni 57

Bazat për zhvlerësim

Përveç bazave për zhvlerësimin e markës të parashikuar në nenin 174 të ligjit, një markë certifikuese e

regjistruar do të zhvlerësohet nëpërmjet një kërkese drejtuar zyrës, përveçse kur pronari i markës

certifikuese ndryshon rregulloren e përdorimit, duke përmbushur kërkesat e nenit 53 të kësaj rregulloreje.

KREU XIII

KRITERET NË LIDHJE ME MARKAT E MIRËNJOHURA

Neni 58

Kriteret për markat e mirënjohura

1. Autoriteti kompetent në përcaktimin e markave të mirënjohura do t’i referohet rekomandimit të

përbashkët lidhur me dispozitat për mbrojtjen e markave të mirënjohura të miratuar nga Asambleja e

Unionit të Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale dhe Asambleja e Përgjithshme e Organizatës

Botërore të Pronësisë Intelektuale.

2. Për të përcaktuar nëse një markë është e mirënjohur, autoriteti kompetent merr në konsideratë

informacionin e paraqitur në lidhje me kriteret dhe rrethanat, sipas të cilave mund të rezultojë nëse një

markë është ose jo e mirënjohur, duke përfshirë kriteret e mëposhtme, por pa u kufizuar vetëm në to:

2.1 Shkalla e njohjes apo njohja e markës në sektorin përkatës të publikut;

2.2 Kohëzgjatja, shtrirja dhe hapësira gjeografike në të cilën përdoret marka;

2.3 Kohëzgjatja, shtrirja dhe hapësira gjeografike e promovimit të markës, duke përfshirë reklamat,

publicitetet ose prezantimet në panaire ose ekspozita, të mallrave dhe/ose shërbimeve mbi të cilat

aplikohet marka;

2.4 Kohëzgjatja dhe hapësira gjeografike e çdo regjistrimi dhe/ose e çdo aplikimi për regjistrim të markës,

në masën që ato pasqyrojnë përdorimin ose njohjen e markës;

2.5 Të dhënat e zbatimit të suksesshëm të të drejtave të lidhura me markën dhe, në veçanti, shkalla në të

cilën marka është pranuar si e mirënjohur nga autoritetet kompetente;

2.6 Vlera e lidhur me markën.

3. Kriteret e mësipërme shërbejnë si udhëzues për të ndihmuar autoritetin kompetent që të përcaktojë nëse

një markë është e mirënjohur, por nuk janë parakushte për të arritur këtë përcaktim. Megjithatë,

përcaktimi nëse një markë është e mirënjohur apo jo do të varet nga rrethanat specifike të çdo rasti. Në

disa raste, mund të nevojiten të gjitha kriteret e mësipërme të marra së bashku për të bërë një përcaktim të

tillë, në disa raste të tjera mund të mjaftojnë vetëm disa prej këtyre kritereve. Në raste të tjera të caktuara,

mund të konsiderohen edhe kritere të tjera shtesë që nuk janë renditur më sipër.

Neni 59

Sektori përkatës i publikut

1. Sektori përkatës i publikut përfshin, por nuk do të kufizohet vetëm në sa vijon:

1.1 Konsumatorët faktikë/përkatës ose potencialë që faktikisht blejnë ose përdorin ose do të blejnë ose do

të përdorin në të ardhmen mallra ose shërbime;

1.2 Personat e përfshirë në rrugët ose kanalet e shpërndarjes së mallrave dhe/ose të shërbimeve për të cilat

mbrohet marka;

1.3 Rrethet ose qarqet e biznesit që kanë të bëjnë me mallrat dhe/ose shërbimet për të cilat mbrohet

marka.

2. Kur një markë është përcaktuar si e mirënjohur në të paktën një sektor përkatës të publikut në vend,

marka mund të konsiderohet se është e mirënjohur.

3. Kur një markë është përcaktuar si e njohur në të paktën një sektor përkatës të publikut në vend, marka

mund të konsiderohet se është e mirënjohur.

4. Një markë e mirënjohur do të konsiderohet si e tillë edhe nëse nuk përcaktohet si e mirënjohur ose e

njohur në ndonjë sektor përkatës të publikut.

Neni 60

Kriteret që përjashtohen nga përcaktimi i markave të mirënjohura

1. Autoriteti kompetent nuk duhet të kërkojë si kusht për përcaktimin e një marke si markë të mirënjohur,

që:

1.1 Marka të jetë përdorur ose të jetë regjistruar ose që të jetë aplikuar për regjistrimin e markës në vend;

1.2 Marka të jetë përdorur ose të jetë regjistruar ose që të jetë aplikuar për regjistrimin e markës në ndonjë

juridiksion tjetër të ndryshëm nga ai i vendit;

1.3 Marka të jetë e mirënjohur nga publiku i gjerë në vend.

2. Për qëllime të zbatimit të pikës 3, të nenit 59, të kësaj rregulloreje, autoriteti kompetent mund të

kërkojë që marka të jetë e mirënjohur në një ose disa juridiksione të ndryshme nga ai i vendit.

KREU XIV

INFORMACIONI I DISPONUESHËM PËR PUBLIKUN DHE AUTORITETET E TJERA

Neni 61

Inspektimi i dosjeve

1. Dosja që i përket një aplikimi për regjistrim marke ende të papublikuar nuk mund të inspektohet pa

pëlqimin e aplikantit.

2. Çdo person që vërteton se aplikanti i një marke ka deklaruar që pas regjistrimit të markës do të kërkojë

të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi i saj kundrejt vetë personit, mund të kërkojë inspektimin e dosjes pa

pëlqimin e aplikantit edhe para publikimit të këtij aplikimi.

3. Pas publikimit të aplikimit për regjistrim marke, dosja në lidhje me këtë aplikim dhe marka tregtare që

rezulton prej aplikimit, mund të inspektohen pas depozitimit të një kërkese me shkrim dhe kryerjes së

pagesës përkatëse.

4. Kur dosjet inspektohen sipas paragrafit 2 ose 3 të këtij neni, dokumentet në lidhje me përjashtimin ose

kërkesën për përjashtim të një anëtari të Dhomës së Kundërshtimeve ose Dhomës për

Shfuqizim/Zhvlerësim apo të bordit të apelit, për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit, draftet e

vendimeve dhe opinioneve, si dhe të gjitha dokumentet e brendshme të përdorura për përgatitjen e

vendimeve dhe opinioneve, ashtu si edhe pjesët e dosjes për të cilat pala e interesuar tregon një interes të

veçantë për ruajtjen e konfidencialitetit përpara se të jetë depozituar kërkesa për inspektim të dosjes,

ndalohen për inspektim, përveç kur inspektimi i këtyre dokumenteve të dosjes justifikohet me një interes

legjitim e thelbësor të palës që kërkon inspektimin.

5. Inspektimi i dosjes së një aplikimi për regjistrim marke dhe/ose të një marke të regjistruar do të bëhet

me dokumente origjinale, kopje të tyre ose me mjete ose pajisje të tjera teknike të ruajtjes.

6. Inspektimi i dosjeve bëhet brenda mjediseve të zyrës. Bazuar në një kërkesë me shkrim, inspektimi i

dosjeve shoqërohet me lëshimin e kopjeve të dokumenteve të dosjes. Lëshimi i këtyre kopjeve

kushtëzohet me kryerjen e pagesës së tarifës për dublikatë. Bazuar në kërkesën me shkrim dhe

përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, zyra lëshon edhe kopje të vërtetuara ose të pavërtetuara të një

aplikimi për regjistrim marke.

7. Kur dosjet inspektohen sipas paragrafit 6 të këtij neni, kërkesa për inspektim të dosjes do të

konsiderohet si e padepozituar deri në momentin që do të kryhet pagesa e tarifës përkatëse.

8. Dosjet që mbahen nga zyra për regjistrimet ndërkombëtare mund të inspektohen mbi bazën e një

kërkese me shkrim, duke filluar nga data e publikimit të aplikimit ndërkombëtar, në përputhje me

paragrafët 1, 3 e 4 të këtij neni.

9. Në përputhje me kufizimet e vendosura në paragrafin 4 të këtij neni, si dhe bazuar në një kërkesë me

shkrim, zyra mund të japë informacion nga çdo dosje që i përket një aplikimi për regjistrim marke ose një

marke të regjistruar, pas kryerjes së pagesës së tarifës për hetim.

KREU XV

KËRKESA TË PËRGJITHSHME

Neni 62

Emri dhe adresa

1. Në komunikimet që depozitohen në zyrë, emri dhe adresa e aplikantit duhet të tregohen në mënyrën e

mëposhtme:

1.1 Nëse aplikanti, kundërshtuesi ose personi që depoziton kërkesën është person fizik: emri, mbiemri,

adresa, qyteti, shteti.

1.2 Nëse aplikanti, kundërshtuesi ose personi që depoziton kërkesën është person juridik: emri i

shoqërisë, adresa, qyteti, shteti.

2. Në komunikimet që depozitohen në zyrë, emri dhe adresa e përfaqësuesit të autorizuar tregohen në

mënyrën që vijon: emri, mbiemri, adresa, qyteti, shteti dhe/ose kodi i përfaqësuesit.

3. Kur një aplikim është depozituar nga disa aplikantë, korrespondenca në lidhje me aplikimin do të

dërgohet në adresat e secilit aplikant, përveçse kur ata kanë caktuar një përfaqësues të autorizuar.

4. Aplikanti mund të deklarojë mënyra të tjera kontakti, si: numër telefoni, adresë e-mail-i, faksi etj.

5. Parashikimet e këtij neni, si dhe të neneve 63 e 64 të kësaj rregulloreje, do të aplikohen gjithashtu për

korrespondencat që i komunikohen Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, Dhomës për

Shfuqizim/Zhvlerësim, si dhe bordit të apelit.

6. Në të gjithë formularët e markave do të parashikohet rubrika me tekstin e mëposhtëm: “Unë, i/e

nënshkruari(a) __________________, pranoj që DPPI-ja mund të më kontaktojë nëpërmjet mjeteve

vijuese të komunikimit, për çështje të lidhura me procedurat e parashikuara në ligjin nr. 9947, datë

7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij nëpërmjet:

postës elektronike (e-mail), në adresën vijuese:_______________; komunikimit (SMS, telefonatë) në

numrin vijues: ____________; faksit, në numrin vijues: ______________; DPPI-ja njofton se shënimi i të

dhënave të mësipërme të kontaktit është vullnetar. DPPI-ja do të ruajë këto të dhëna (në vijim, të dhënat

personale), që aplikanti dhe/ose personi i autorizuar (në vijim, subjekti) kanë shënuar në këtë formular

aplikimi. Të dhënat personale do të përpunohen e përdoren nga DPPI-ja, në cilësinë e kontrolluesit, apo

nga persona të tretë të caktuar nga DPPI-ja, në cilësinë e përpunuesit, ekskluzivisht për të komunikuar me

subjektin, për sa u përket procedurave të lidhura me këtë aplikim. Të dhënat personale nuk do t’i kalohen

një marrësi të tretë pa pëlqimin paraprak të subjektit dhe nuk do t’i nënshtrohen transferimit

ndërkombëtar. Gjithashtu, DPPI-ja mund të përdorë herë pas here të dhënat personale për të kontaktuar

subjektin dhe për t’i dërguar informacione që mund të jenë në interes të tij/saj, të tilla, si: njoftime, ngjarje

dhe/ose zhvillime ligjore në fushën e veprimtarisë së DPPI-së. DPPI-ja do të ndalojë dërgimin e këtij

informacioni nëse subjekti njofton shprehimisht me shkrim DPPI-në, se ai/ajo nuk dëshiron të

kontaktohet më tej për të marrë informacione të tilla. Subjekti ka të drejtë të kërkojë informacionin,

korrigjimin apo përditësimin/anulimin e të dhënave personale, që DPPI-ja ka ruajtur në bazën e të

dhënave, si dhe të kërkojë të ushtrojë çdo të drejtë tjetër që i njihet nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për

mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar. Data: _____._____.________

__________________________________ (emri, mbiemri, firma)

Nëpërmjet këtij nënshkrimi të posaçëm, nënshkruesi jep pëlqimin që DPPI-ja të ruajë, të përpunojë e të

përdorë të dhënat personale të subjektit, në pajtim me kushtet e mësipërme. Nëpërmjet këtij nënshkrimi të

posaçëm, nënshkruesi gjithashtu deklaron nën përgjegjësinë e tij/saj se të dhënat e kontaktit si më sipër

janë të dhënat e tij/saj ose të një personi të tretë, që ka autorizuar nënshkruesin të kryejë këto veprime.”.

7. Në të gjithë formularët e markave që do të depozitohen në zyrë do të vendoset adresa e zyrës dhe

logoja e saj. Neni 63 Kërkesa të tjera për korrespondencën

1. Zyra do të pranojë vetëm nënshkrimet me dorë në dokumentet e depozituara në zyrë. 2. Nëse një

komunikim me zyrën përmban disa dokumente, të cilat kanë të bëjnë me disa aplikime, atëherë në çdo

dokument duhet të shënohet numri i aplikimit me të cilin lidhet dokumenti. Neni 64 Depozitimi i

dokumenteve 1. Korrespondenca me zyrën bëhet dorazi ose me postë.

2. Kërkesa ose çdolloj dokumenti tjetër që depozitohet në DPPI duhet të jetë me shkrim dhe e përkthyer

në gjuhën shqipe.

Neni 65

Autorizimi i përfaqësimit

1. Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë:

1.1 Nënshkrimin e aplikantit të vërtetuar nga noteri, kur aplikanti është person fizik shqiptar ose i huaj;

1.2 Nënshkrimin dhe vulën e aplikantit ose nënshkrimin e aplikantit të vërtetuar nga noteri, kur aplikanti

është person juridik shqiptar ose i huaj.

2. Nëse autorizimi i përfaqësimit nuk është në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë rregullore zyra

njofton përfaqësuesin që ka depozituar aplikimin që të plotësojë parregullsitë brenda 3 muajve nga dita e

marrjes së njoftimit

3. Nëse personi që ka depozituar autorizimin e përfaqësimit nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar

në njoftimin e zyrës, sipas pikës 2 të këtij neni, zyra refuzon aplikimin.

4. DPPI-ja regjistron në regjistrin e markave një përfaqësues të autorizuar në lidhje me një markë, kur

përfaqësuesit i jepen me autorizim të drejta në ndjekjen e procedurave dhe kryerjen e veprimeve që

parashikohen në ligj dhe rregullore në lidhje me markën.

5. Për veprimet dhe ndjekjen e procedurave në lidhje me një markë, përfaqësuesi i regjistruar, sipas

paragrafit të mëparshëm, nuk ka nevojë të depozitojë autorizimin origjinal, por një fotokopje të tij. 6. Kur

aplikanti ose pronari i një marke revokon ose ndryshon autorizimin e përfaqësimit, ai duhet të depozitojë

në DPPI kërkesën për revokimin ose ndryshimin e autorizimit, si dhe për caktimin e përfaqësuesit të ri.

Kërkesa regjistrohet në regjistrin e markave, sipas parashikimeve të pikës 4 të këtij neni.

Neni 66

Ekzaminimi i fakteve

1. Gjatë ndjekjes së procedurave në lidhje me shkaqet absolute, zyra i ekzaminon faktet me iniciativën e

vet.

2. Gjatë ndjekjes së procedurave në lidhje me shkaqet relative, zyra e shqyrton një kërkesë për

kundërshtim marke, duke u kufizuar vetëm në ekzaminimin e fakteve, provave dhe argumenteve të

paraqitura nga palët në lidhje me këtë kërkesë, sipas nenit 43 të kësaj rregulloreje.

3. Gjatë ndjekjes së procedurave të shfuqizimit/ zhvlerësimit, sipas nenit 174 të ligjit, zyra duhet të

kufizojë ekzaminimin mbi bazat dhe argumentet e parashtruara nga palët, sipas nenit 43 të kësaj

rregulloreje.

4. Zyra nuk merr parasysh faktet ose provat që nuk janë depozituar në afat, si dhe ato që nuk kanë lidhje

më çështjen.

Neni 67

Seancat dëgjimore

Kur konsiderohet e nevojshme, zyra ose bordi i apelit zhvillon seanca dëgjimore, si dhe thërret palët të

marrin pjesë në seanca.

Neni 68

Marrja e provave

Marrja dhe sigurimi i provave nga zyra dhe bordi i apelimit përbëhet nga:

1. Dëgjimi i palëve;

2. Kërkimi i informacionit shtesë palëve;

3. Depozitimi i dokumenteve dhe provave;

4. Dëgjimi i personave të tjerë, kur çmohet i nevojshëm nga zyra, bordi i apelit ose me kërkesë të palëve.

Neni 69

Njoftimi dhe dërgimi i dokumenteve

1. Data e njoftimit të një dokumenti do të konsiderohet data e marrjes në dorëzim të njoftimit nga

aplikanti ose përfaqësuesi i tij. Afatet e njoftimit do të llogariten duke filluar nga e nesërmja e marrjes në

dorëzim të njoftimit.

2. Çdo njoftim i dërguar përfaqësuesit, do të ketë të njëjtin efekt si t’i jetë dërguar personit të përfaqësuar.

3. Çdo komunikim i adresuar zyrës nga një përfaqësues, do të konsiderohet si të jetë dërguar nga personi i

përfaqësuar.

4. Nëse është caktuar një përfaqësues i autorizuar, zyra do t’i dërgojë të gjitha njoftimet këtij të fundit.

Neni 70

Hyrja në fuqi

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Дополнительный текст(-ы) Титульный лист уведомления ВТО (3 текст(ов)) Титульный лист уведомления ВТО (3 текст(ов)) Французский Décision n° 315 du 31.05.2018 Испанский Decisión N° 315 de 31.05.2018 Английский Decision No. 315 dated 31.05.2018

Законодательство Имплементирует (1 текст(ов)) Имплементирует (1 текст(ов))
Договоры Касается (4 док.) Касается (4 док.)
Предшествующие варианты Отменяет (1 текст(ов)) Отменяет (1 текст(ов)) Справочный индекс документа ВТО
IP/N/1/ALB/8
IP/N/1/ALB/T/2
Данные недоступны.

№ в WIPO Lex AL081