关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL044-j

返回

Vendimi nr. 121, datë 21.02.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “R.B” GmbH KUNDËR DPPI DHE “F” SH.P.K., VENDIMI NR. 00-2017-121 (67), DATË 21.02.2017, PËR SHPALLJEN E PAVLEFSHMËRISË RELATIVE TË AKTIT ADMINISTRATIV, VENDIM I BORDIT TË APELIT TË DPPI.

Objekti i padisë: 1. Shpallje e pavlefshmërisë relative të aktit administrativ, Vendimi nr. 326/11, datë 23.07.2010 të Bordit të Apelimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, për shkak se është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material. 2. Ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur refuzimin e regjistrimit të aplikimit nr. Al/T/2009/326 që i përket markës së publikuar “Turbo Energy Drink”, (& figura e demit e vijëzuar me të kuqe). 3. Sigurimin e padisë, në formën e pezullimit të procedurës së regjistrimit të markës së publikuar “TURBO ENERGY DRINK”, (& figura e demit e vijëzuar me të kuqe), deri në përfundim të gjykimit.

Gjyqtari: A.D; A.F; E.Q; A.Ç; M.B.

Fjalët kyçe: markë tregtare, markë e mirënjohur, mundësia për konfuzion, analizë e kritereve për ngjashmërinë e markave tregtare, ulja e shitjeve dhe përfitimeve.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 324/a e vijues dhe 348 të K.Pr.Civile; nenet 143 paragrafi 2, pika b dhe c si dhe 153, paragrafi 4 i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, neni 115, paragrafi 1, pika b) e K.Pr.Administrative.

Faktet kryesore:

Shoqëria “ F” sh.p.k ka regjistruar aplikimin nr. Al/T/2009/326, për markën TURBO ENERGY DRINK, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave.
Shoqëria “R.B” GmbH ka kundërshtuar në rrugë administrative, pranë Bordit të Apelimit të D.P.P.M, regjistrimin e aplikimit të mësipërm, duke u mbështetur në statusin si pronar i markave të mëparshme dhe të mirënjohura në Shqipëri.
Me vendimin nr. 326/11, datë 23.07.2010, Bordi i Apelimeve të D.P.P.M, vendosi të rrëzojë kundërshtimin e Shoqërisë “R.B” GbmH, me argumentin se nuk egziston një ngjashmëri e tillë midis markës që kundërshtohet dhe markave R.B, që të shkaktojë konfuzion tek konsumatori lidhur me origjinën e mallrave apo mundësinë e bashkëlidhjes së markës që kundërshtohet me këto marka.
Pala paditëse, duke mos qenë dakord me vendimin e sipërcituar, e ka kundërshtuar atë në gjykatë, duke thirrur si të paditur, Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe Shoqërinë “ F” sh.p.k.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2308, datë 25.03.2011, ka rrëzuar padinë e palës paditëse. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 584, datë 16.03.2012.
Në vendimet e tyre gjykatat e faktit argumentojnë se “...markat në diskutim nuk krijojnë mundësinë për konfuzion tek publiku i gjerë pasi:- figura e demit në markat kundërshtuese është në pozicion sulmi, kurse në markën e kontestuar në pozicion statik, - figura e demit në markën e kontestuar është dukshëm më e vogël se sa fjala TURBO, e cila nuk ndodhet në markat kundërshtuese, - elementi dallues dhe shumë i dallueshëm i cili nuk gjendet në markat e palës paditëse është fjala TURBO, - ngjyrat e përdorura nga të dy markat janë të ndryshme. Në lidhje me marrjen e përfitimeve të padrejta nga karakteri dallues i markës së paditësit apo reputacionit të saj, kjo situatë nuk u provua gjatë gjykimit, për shkak se paditësi nuk depozitoi asnjë provë për të vërtetuar uljen e shitjeve apo fitimeve si rezultat i tregtimit të pijeve energjike nën markën TURBO Energy Drink”.
Kundër vendimeve të mësipërme të gjykatave të faktit, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Larte, pala paditëse, Shoqëria “R.B” GmbH, duke parashtruar shkaqet përkatëse.

Paditësi pretendon se Bordi i Apelimit nuk ka zbatuar parashikimet te nenit 143, pg. 2, pika c) duke patur një qëndrim të paqartë. Në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë kjo palë ka pretenduar se pavarësisht se gjykata e ka pranuar statusin e saj si markë e mirënjohur, ajo ka gabuar duke konkluduar se paditësi nuk ishte në gjendje të provonte se Bordi i Apelimit nuk e ka zbatuar procedurën e kërkuar nga ligji. Sipas paditësit, gjykata ka gabuar kur ka analizuar se paditësi nuk provoi situatën e marrjes së përfitimeve të padrejta për të provuar uljen e fitimeve të tij si pasojë e futjes në treg të markës së kundërshtuar. Paditësi pretendon se ky qëndrim është i gabuar sepse përfitimi i padrejtë nuk provohet në këtë mënyrë, pasi situata paraqitet më komplekse se kaq, sidomos duke patur parasysh se vetë pala e paditur ka pretenduar se marka e kontestuar nuk është hedhur akoma në treg. Duke qenë se marka e kontestuar përmban figurën e demit te një pije energjike, është mëse e mjaftueshme që të konsiderohet se dëmton karakterin dallues të markës R.B. Gjithashtu, paditësi pretendon se gjykata nuk ka analizuar të gjithë treguesit, por ka kryer analizë të përgjithshme.
Paditësi ka pretenduar në rekurs se ka paraqitur përpara gjykatave prova sipas të cilave rezulton statusi i tij si markë e mirënjohur. Paditësi ka pretenduar se Bordi i Apelit ka mbajtur qëndrim të paqarta, pasi nga njëra anë ka konkluduar se nuk është e nevojshme që markat e kundërshtuesit të jenë të mirënjohura, pasi ato janë marka të mëparshme dhe nga ana tjetër pranon se nuk ekziston mundësia që regjistrimi apo përdorimi i markës së kundërshtuar të sjellë si pasojë shfrytëzimin e padrejtë të reputacionit të markave të mëparshme.
Paditësi pretendon se ky arsyetim i Bordit të Apelit bie ndesh me ligjin, pasi mbrojtja që u ofrohet markave të mirënjohura të regjistruara në RSH është e dallueshme nga mbrojtja e markave të mirënjohura të paregjistruara në RSH. Konkretisht, paditësi pretendon se sipas Ligjit “Për Pronësinë Industriale”, një markë e mirënjohur jo e regjistruar në Shqipëri mund të kundërshtojë një markë të regjistruar vetëm për shkaqe të mundësisë direkte për konfuzion (kur konsumatori ngatërron me njëra-tjetrën markat në diskutim - nenet 156/4 dhe 167), kurse një markë e mirënjohur e regjistruar në Shqipëri, siç është dhe rasti në diskutim, ka të drejtë të kundërshtojë një markë edhe nëse marka që kundërshtohet nuk është e ngjashme me markën e mirënjohur, por gjithsesi, ajo çon konsumatorin të besojë se, për shkak të disa ngjashmërive, ka një lidhje midis markave (mundësia indirekte për konfuzion).
Gjithashtu, paditësi ka pretenduar se pala e paditur nuk ka paraqitur asnjë argument për arsyen që e përligj atë që të përdorë figurën e demit, duke qënë se ajo nuk ka lidhje me pijet energjike, shkak ky që rrit karakterin dallues të markës “R.B”. Po ashtu, pretendohet nga paditësi se nuk është mbajtur parasysh se mallrat janë identike dhe ngjashmëria mes tyre. Nga ana tjetër, pretendohet se elementi “TURBO”, duke qenë i përgjithshëm, nuk mund të pretendohet se ai duhet të merret në konsideratë për krahësimin e markave.
Për arsyet e mësipërme, pala paditëse ka kërkuar shfuqizimin e të dy vendimeve dhe pranimin e padisë.

Pala e paditur DPPI nuk ka paraqitur kundërrekurs apo pretendime.

Vendimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë: Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerësoi se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në interpretim të gabuar të ligjit dhe njëkohësisht janë rrjedhojë e një hetimi të mangët dhe të pjesshëm gjyqësor.
Kjo gjykatë ka konkluduar se vendimet gjyqësore, ndaj të cilave është paraqitur rekurs, janë marrë në interpretim të gabuar të nenit 143/2 të ligjit “Për Pronësinë Industriale”. Sipas kësaj dispozite “Një markë nuk duhet të regjistrohet, ose nëse është regjistruar, ajo duhet të çregjistrohet, nëse: (c) marka e mëvonshme është identike apo e ngjashme me markën e mëparshme, edhe kur ajo kërkon të regjistrohet apo është regjistruar për mallra apo shërbime të cilat nuk janë të ngjashme me ato të markës së mëparshme, kur marka e mëparshme gëzon reputacion në Shqipëri dhe përdorimi apo rregjistrimi i markës së mëvonshme, pa shkak të arsyeshëm, fiton prioritet të padrejtë ose dëmton natyrën dallues apo emrin e mire të markës së mëparshme”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim edhe të kësaj dispozite, çmoi se egzistonin të dhëna të mjaftueshme, të mbështetura në aktet e administruara në gjykim, në lidhje me ngjashmërinë e të dy markave si dhe reputacionin në Shqipëri të markës së mëparshme (R.B).
Në të tilla kushte hetimi gjyqësor duhej të ishte përqëndruar dhe thelluar në verifikimin e egzistencës së tre pasojave, që sipas dispozitës mund të sjellë regjistrimi i markës së mëvonshme TURBO Energy Drink, (1) fitimi i prioritetit të padrejtë; (2) dëmtimi i natyrës dalluese; dhe (3) dëmtim i emrit të mirë të markës së mëparshme. Siç është hartuar dispozita e mësipërme është i mjaftueshëm vërtetimi qoftë dhe vetëm i njërës prej pasojave të renditura më lart, që marka e mëvonshme të mos regjistrohet apo nëse është regjistruar të çregjistrohet.
Nga përmbajtja dhe arsyetimi i vendimeve të gjykatave të faktit, nuk rezulton që të jetë bërë një analizë e hollësishme e tre elementeve të cituar më lart, pjesë e dispozitës përkatëse (nenit 143/2) të ligjit “Për Pronësinë Industriale”, duke mos iu dhënë përgjigje pretendimeve të palës paditëse në lidhje me ketë pjesë të hetimit gjyqësor.
Nga ana tjetër, arsyetimin e gjykatave të faktit, se “....nuk u provua marrja e përfitimeve të padrejta, nga i padituri Shoqëria “F” sh.p.k, për shkak se paditësi nuk depozitoi prova në lidhje me uljen e shitjeve apo fitimeve si rezultat i tregtimit të pijeve energjike nën markën TURBO Energy Drink....”, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë e konsideroi jo vetëm në interpretim të gabuar të nenit 143/2 të ligjit “Për Pronësinë Industriale”, por dhe të pabazuar në aktet e administruara në dosjen gjyqësore. Parashtrimet dhe pretendimet e ngritura në ankimet e mëparshme e të përsëritura në rekurs nga pala paditëse, përbënin një detyrim ligjor për t’u dhënë përgjigje e për të arsyetuar ne lidhje me to, nga ana e gjykatave te faktit.
Po kështu, ndonëse në dosjen gjyqësore janë të administruara një mori praktikash, si ato të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, Zyrës së Pronësisë Intelektuale të BE dhe gjykatave shqiptare, vendimet e gjykatave të faktit, ndaj të cilave është paraqitur rekurs, nuk bëjnë një analizë të tyre për të konkluduar në një vendimmarrje në përputhje me frymën dhe qëndrimet e konsoliduara që përfaqësojnë ato praktika.
Në këto kushte, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerësoi se duhet të vendoset prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe çështja të dërgohet për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Në rishqyrtimin e çështjes, ajo gjykatë, të marrë në analizë dhe kthejë përgjigje të gjitha pretendimeve të palës paditëse si dhe të bëjë verifikimin e ekzistencës ose jo të kushteve të kërkuara nga neni 143/2 i ligjit “Për Pronësinë Industriale”, duke arritur në një konkluzion të drejtë për zgjidhjen e këtij konflikti gjyqësor, në përputhje edhe me praktikën e deritanishme gjyqësore.