关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL049-j

返回

Vendimi nr. 4211, datë 18.05.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “X” Shpk KUNDËR R.R &D.P.P.M, VENDIMI Nr. 4211, datë 18.05.2016, PËR KONSTATIMIN E KONKURRENCËS SË PANDERSHME, NDALIMIN E PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE “ZGARA KORÇARE” DHE SHPËRBLIM DËMI JOPASUROR.

Objekti: Konstatimin e konkurrencës së pandershme nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “ZGARA KORÇARE” nga pala e paditur. Ndalimin e përdorimit të paautorizuar të Markës Tregtare “ZGARA KORÇARE” në qarkullimin tregtar nga pala e paditur. Shpërblimin e dëmit jopasuror në shumën 100.000 lekë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
Gjyqtari: T.H

Fjalët kyç:

Markë tregtare, përdorim i paautorizuar, cenim i të drejtave të pronësisë mbi markën tregtare, ndalim përdorimi të paautorizuar, dëmshpërblim dëmi moral, e drejtë ekskluzive përdorimi, markë e regjistruar, ngjashmëri identike, konfuzion te konsumatori, reputacion i markës, praktika tregtare, konkurencë e pandershme.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 10 bis pika 3 Konventa e Parisit 1883, Nenet e Kodit Civil, Neni 167 pika “b” të ligjit Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë Nr.12, datë 14.09.2007.

Faktet kryesore:

Pala paditëse Shoqëria “X” sh.p.k është një shoqëri e së drejtës shqiptare dhe e ushtron veprimtarinë e distribucionit dhe eksport-import të artikujve te ndryshëm ushqimore, industriale, pijeve alkolike, publikim i mediave te shkruara, revista të ndryshme.

Në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj dhe për nevoja të aktivitetit tregtar, shoqëria “X” sh.p.k ka regjistruar Markën Tregtare “ZGARA KORÇARE” në D.P.P.M., depozituar me datë 17 Dhjetor 2012, me numër regjistrimi kombëtar 14915, datë rregjistrimi 28 Qershor 2013.

Nëpërmjet kërkesë-padisë së paraqitur pala paditëse ka parashtruar se pas regjistrimit të markës tregtare në pronësi të saj është vënë në dijeni prej disa muajsh për përdorimin e markës tregtare “ZGARA KORÇARE” në territorin shqiptar nga subjekte të paautorizuar prej saj.

Një ndër këto subjekte sipas palës paditëse është aktiviteti që ushtron i padituri R.R., i cili sipas ekstraktit të QKR, datë 29.02.2016 rezulton i regjistruar si Person Fizik (tregtar) me Nipt L31916008D me objekt veprimtarie “Qebaptore” dhe emër tregtar “ZGARA IME”, por sipas palës paditëse në vendin e aktivitetit të tij ka afishuar tabelën “ZGARA KORÇARE” që është njëkohësisht marka tregtare në pronësi të palës paditëse.

Në datën 24 Nëntor 2015 shoqëria “X” sh.p.k, i është drejtuar palës së paditur R.R., duke kërkuar ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës “ZGARA KORÇARE” në qarkullimin tregtar, si mbajtës i së drejtës për markën tregtare duke i lënë një afat 30 ditor për njoftimin e pushimit të cënimit, por pala paditëse nuk ka kryer asnjë veprim në këtë drejtim.

Mbrojtja pretendon pranimin e padisë, pala e paditur u gjykua në mungesë.

Vendimi:

Gjykata konstaton kryerjen e veprimeve që cënojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare “ZGARA KORÇARE” nga i padituri dhe në përputhtje me nenin 167 pika “b” të ligjit Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” urdhëron ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave dhe heqjen ose bllokimin e objekteve (tabelave), që përbëjnë shkelje të të drejtave të markës tregtare.

Arsyetimi i gjykatës:

Marka tregtare “ZGARA KORÇARE” është regjistruar me numër regjistrimi kombëtar 14915 me datë regjistrimi 17 Dhjetor 2012, në përputhje me pikën 1, 2 (germat “a”, “d”) të nenit 140 si dhe pikës 3 të tij pasi është paraqitur në formë grafike, si fjalë dhe kombinim ngjyrash. Marka tregtare e regjistruar, përmban elementët thelbësorë me karakter dallues për ta diferencuar dhe për të arritur tek konsumatori me synimin që ky i fundit të mund të dallojë këtë markë nga një tjetër.

Qëllimi i markës tregtare është krijimi i një përqasjeje të konsumatorit ose me saktë lidhja që vjen midis markës dhe produktit që ai tregon, e përkthyer më pas në reputacion të saj në qarkullimin tregtar.

Mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse janë të njëjta dhe, në këto kushte, sjellin konfuzion tek konsumatori. I padituri R.R., rezulton të jetë përdorues i paautorizuar i Markës tregtare “ZGARA KORÇARE”, pavarësisht faktit që nga ekstrakti i QKR-së pala e paditur ka deklaruar emërtim tregtar “ZGARA IME”. Pala e paditur e ka përdorur dhe vijon ta përdorë markën në aktivitetin e saj në treg, megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë për ndalimin e përdorimit të saj. Për sa kohë që pala e paditutur, tregton të njëjtin shërbim sikundër dëshmohet nga fotot e administruara në cilësinë e provës dhe megjithëse është në dijëni për pronësinë e kësaj marke, vijon ta përdorë markën sa kohë që tregton të njëjtin shërbim sikundër dëshmohet nga fotot e administruara në cilësinë e proves, ku shihet vendosja e tabelës në adresën që sipas edhe ekstraktit të QKR, është adresa e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri R.R.

Mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse janë të njëjta dhe në këto kushte sjellin konfuzion tek konsumatori. Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se pala e paditur ka përdorur markën nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit tregtar dhe reklamimit të markës në pronësi të palës paditëse duke shkelur të drejtat mbi markën “ZGARA KORÇARE”, markë e mbrojtur ligjërisht.

Nenit 10 bis pika 3 Konventa e Parisit 1883 detyron vëndet anëtare të ndalojnë të gjitha veprimet që bien ndesh me praktika tregtare të tilla sa konfuzioni merret i mirëqënë, gjendje kjo që krijon mbrojtje të gjerë përfshirë markën tregtare, shenjat dalluese, etiketat, shfaqjet ambalazhuese, formë ose ngjyrë të mallrave, apo çdo tregues tjeter të mallrave që përdoret nga një biznesmen.

Nga provat dhe debati i zhvilluar në proçesin gjyqësor rezulton e provuar lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes së paligjshme (veprimit a mosveprimit) e me faj të personit fizik tregtar R.R dhe dëmit të shkaktuar. Këto veprime konsiderohen të kryera me faj, pasi siç është konstatuar në proces i padituri ka pasur vullnetin për të përfituar ekonomikisht duke e reklamuar markën tregtare të mbrojtur në ambientet e aktivitetit të tij tregtar dhe nuk ka vepruar për ta ndalur këtë as pasi pronari i kësaj marke, “X” Sh.p.k e ka njoftuar për të drejtat e mbrojtura mbi të. Këto veprime të të paditurit kanë sjellë si pasojë cenimin e emrit të mirë tregtar “ZGARA KORÇARE”, duke i sjellë dëme ekonomike pronarit të saj, shoqërisë “X” shpk.

Në kushtet e mësipërme, gjykata konstaton kryerjen e veprimeve që cënojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare “ZGARA KORÇARE” nga i padituri dhe në përputhtje me nenin 167 pika “b” të ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” urdhëron ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave dhe heqjen ose bllokimin e objekteve (tabelave), që përbëjnë shkelje të të drejtave të markës tregtare.

Pala paditëse ka kërkuar në objektin e padisë edhe një vlerë si dëmshpërblim për dëmin jo pasuror 100.000 lekë, ardhur si pasojë e përdorimit të pautorizuar dhe shkeljen e së drejtës mbi markën dhe konkurrencën e pandershme. Ky kërkim gjen mbështetje në ligjin e posaçëm, nenet 184/b dhe 184/c dhe në dispozitat e Kodit Civil, nenet 608, 625, ashtu edhe në praktikën Unifikuese të Gjykatës së Lartë, sipas Vendimit Nr.12, datë 14.09.2007.