关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL036-j

返回

Vendimi nr. 5559, datë 20.06.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



APPLE INC KUNDËR SWATCH AG (SWATCH SA), (SWATCH LTD), VENDIMI nr. 5559, datë 20.06.2017

Objekti i padisë: 1. Çregjistrimin e markës SWATCH ONE MORE THING (fjalë) që i përket regjistrimit ndërkombëtar Nr.1261460 për shkak se është aplikuar me keqbesim dhe se për shkak të ngjashmërive cenon markën e mirënjohur ONE MORE THING të paditësit. 2. Detyrimin e të paditurit të ndërpresë çdo përdorim të kësaj marke dhe të mos e përdorë atë në të ardhmen. 

Gjyqtari: I.P

Fjalët kyç:

Markë tregtare, slogani “ONE MORE THING”, klasifikimi i Nicës, mundësia e shkaktimit të konfuzionit, ngjashmëri, statusi i mirënjohur, rregjistrim me keqbesim.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 6 bis i Konventës së Parisit, Kodi i Procedurës Civile, Ligji nr. 9947/2008 ”Për pronësinë industriale” i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Pala e paditur Swatch Ltd, më datë 22.05.2015 ka regjistruar ndërkombëtarisht, në Zyrën e WIPO, markën “SWATCH ONE MORE THING” në mallrat sipas klasifikimit të Nicës në kategorinë 9 dhe 14, duke gjetur mbrotje edhe për Republikën e Shqipërisë, e rregjistruar me Numër 1261460, e cila është fjalë dhe figurë, ngjyrë e zezë. Pala e paditur është pronar i regjistruar në Zyrën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Pala paditese, Apple Inc ka aplikuar për regjistrimin e slloganint “Onë more thing” si markë në vitin 2016 (27.01.2016) në disa kategori sipas Konventës së Nicës dhe ka mundur të regjistrohet në dy shtete dhe statusi i saj në shtetet e tjera është pezull.

Paditësi duke pretenduar se marka “SWATCH ONE MORE THING” është regjistruar me keqbesim, duke e njohur karakterin ndërkombëtar dhe të mirënjohur të Apple dhe me qëllim për të shkaktuar konfuzion, i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar çregjistrimin e saj.

Kjo markë kundërshtohet nga pala paditëse Appel Inc. duke pretenduar se ajo është markë e mirënjohur e palës paditëse, e lidhur pazgjidhshmërisht me Apple dhe me produktet e tij. Kjo pasi ky slogan është përdorur nga CEO i mëparshëm i Apple Inc, Steve Jobs në daljet e tij publike për promovimin e produkteve të reja të Apple ku në përfundim ai ka përdorur sloganin “But just One more thing” apo “Is just One more thing”, “One more thing” si dhe në konferencat ndërkombëtare, traditë e cila është vazhduar dhe nga CEO aktual i Apple, Tim Cook. Duke qenë një slogan i mirënjohur për Apple dhe produktet e tij, pala e paditur Swatch Ltd nuk mund të regjistronte këtë markë, pasi ajo sjell konfuzion dhe ky regjistrim është bërë me keqbesim. Pala e paditur e ka regjisruar atë me keqbesim duke sjellë konfuzion në kategorinë e mallrave sipas klasifikimit të Nices 9 dhe 14 ku është e regjistruar dhe pala paditës, megjithëse kjo markë nuk ka qenë e rregjistruar nga pala paditëse. Këtë pretendim pala paditëse e bazon në nenin 143 /5 dhe 173 të Ligjit “Për pronësinë Industriale” si dhe nenit 6 Bis të Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë i Industriale.

Për të provuar faktin se marka është e mirënjohur, pala paditëse paraqiti në cilësinë e provës shkresore një deklaratë të bërë nga pala paditëse (përfaqësuesi i saj) si dhe disa linke interneti ku tregohen rastet kur ky slogan është përdorur nga CEO i mëparshëm i Apple Inc. Steve Jobs dhe CEO i tanishëm Tim Cook.

Fakti se kjo markë është regjistruar me keqbesim provohet për shkak të ngjashmërisë mes markes së regjistruar nga pala e paditur dhe asaj të përdorur nga pala paditëses si dhe dijenia e aplikantit, në rastin konkret të të paditurit për të drejtat e kësaj marke nga Apple Inc. si dhe qëllimi i aplikantit për të penguar në këtë rast palën tjetër, të hyjë në tregun përkatës.

Pala e paditur prapëson se Shoqëria Apple nuk ka kërkuar të regjistronte ”ONE MORE THING” si markë tregtare por vetëm pas regjistrimit të saj nga Sëatch, gjë që tregon se nuk e ka marrë në konsideratë më parë përdorimin e sloganit në prezantimet e produkteve për përdorim si markë.

Nuk ka asnjë provë që tregon përdorimin intensiv të markës ”ONE MORE THING” nga pala paditëse në Shqipëri. Kjo frazë vjen nga shfaqja e famshme televizive “Columbo”, ku inspektori i luajtur nga Petër Falk është i njohur për përfundimin e intervistave të tij ndaj të dyshuarve “just one more thing”.

Ky slogan nuk mund të konsiderohet si një markë e mirënjohur për shkak se:1) nuk është përdorur kurrë si një markë tregtare askund; 2) edhe nëse përdorimi do të pranohej ai është sporadik dhe jo i vazhdueshëm; 3) vetëm një pakicë e vogël e konsumatorëve e lidhin atë me produktet e Apple, nuk ka karakter të mirënjohur. Slogani nuk është përdorur në lidhje me produkte të veçanta. Pala paditëse nuk arriti të provonte përdorimin e sloganit ”ONE MORE THING” në mallra, ose në etiketime, reklama, fatura etj. Nuk ka asnjë produkt apple të ofruar nën markën ”ONE MORE THING”. Gjithashtu , e drejta për të kërkuar shfuqizimin e një marke i përket pronarit të një marke të më parshëm në raport me markën që kërkohet të çregjistrohet.

Vendimi:

Gjykata pasi mori në shqyrtim provat e paraqitura si dhe pretendimet e palës paditëse dhe të palës së paditur vlerëson se kërkesë padia e paraqitur prej palës paditëse Apple Inc është e pabazuar në prova e në ligj e, si e tillë, duhet të rrëzohet në tërësinë e saj.

Arsyetimi i gjykatës:

Sipas nenit 173 dhe 143 të ligjit nr. 9947/2008 ”Për pronësinë industriale”, një markë mund të kundërshohet nga një palë tjetër, kur; Së pari, kundërshtuesi duhet të ketë të drejtën e mëparshme për mallrat e shërbimet, për të cilat është aplikuar ose/apo regjistruar ajo. Një e drejtë e mëparshme, sipas nenit 143 do të konsiderohet; 

1.një markë e regjistruar më datë të mëparshme se marka e kundërshuar; 

2. aplikimi të jetë paraqitur në një datë të mëparshëm se aplikimi apo regjistrimi i markës që kundërshtohet; 

3. Markë e mirënjohur tregtarë sipas kuptimit të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, me kusht që kjo markë të ketë qenë e mirënjohur në datën kur është paraqitur aplikimi ose/apo është regjistruar marka që kundërshtohet; 

4. markë komunitare apo ndërkombëtare, të cilat kanë datën e paraqitjes së mëparashme. Së dyti, ekzistenca e ndonjërës prej shkaqeve të kundërshtimit siç janë; identiteti i dyfishtë; mundësia e shkaktimit të konfuzionit ; nxjerrja e përfitimeve të padrejta apo dëmtimi i karkterit dallues të markës së mëparshme.

Qëllimi kryesor i Ligjit “Për pronësinë industruale” është pikërisht mbrojtja e konsumatorëve nga konfuzioni ose mashtrimi lidhur me prejardhjen e mallrave apo shërbimeve. Konfuzioni mund të jetë kur konsumatorë ngatërrojnë markat njëra me tjetrën apo kur konsumatori u atribon markave të njëjta të njëjtën origjinë tregtare, pavarësisht se ai nuk ngatërron markat, por duke u nisur nga ngjashmëritë që gjenden mes markave ai beson se kompanitë prodhuese të produkteve të markave përkatëse janë të lidhura ekonomikisht mes tyre.

Neni 2(2)(b) dhe 2(2)(c) e Rekomandimeve të WIPO-së përcaktoin se markë e mirënjohur është “marka e cila është e njohur apo e mirënjohur në sektorin relevant apo përkatës”. Pra sipas këtij kuptimi një markë e mirënjour është ajo markë e cila është përceptuar si e njohur nga publiku, përkatës apo publiku është e familjarizuar me të. Sa më sipër arrihen në përfundimin se dy janë elementet kryesore të cilat duhet të mbahen parasysh kur kemi të bëjmë me markat e mirënjohura. Së pari, është identifikimi i publikut përkatës dhe, sw dyti, vlerësimi i njohurisë së markës përkatëse nga ky publik.

Gjykata arsyeton se ajo nuk mund të supozojë mirënjohjen e një marke vetëm mbi pretendimet e palës paditëse dhe vetëm duke u bazuar tek disa publikime në internet, apo dhe publikime të të përditshmeve botërore (të cilat nuk kanë publikime në Republikëne Shqipërisë), por ajo duhet të bazohet në prova përkatëse ku të provohet mirënjohja e një marke. Provat të cilat mund të merren në rastin konkret janë vendimet e gjykatave, sondazhet e opinionit dhe hulumtimet e tregut, inspektimet, çertifikime, çmimet, artikuj në shtyp të njohura në vendin ku kërkohet mbrojtja, rapotet vjetërore, faturat dhe dokumentet e kompanisë të cilat tregojnë përdorimin e markës përkatëse tek produktet e njohura, materialet reklamuese dhe promovuese. Nga ana e palës paditëse nuk u paraqit ndonjë provë që edhe nëpërmjet publikimeve në internet publiku përkatës të kishte njohur mbi këtë slogan apo markë pavarsish se ajo nuk është e regjistruar.

Gjithashtu, një nga kushte që duhet të plotësohej që një palë kundërshtuese të pretendoi çregjistrimin e një marke tjetër duhet të provojë faktin se ka gëzuar statusin e mirënjohur përpara paraqitjes së aplikimit për markën të cilën ajo kundërshton . Kështu në rastin konkret pala paditëse jo vetëm duhet të provonte karakterin e mirënjohur të këtij slogani si markë, por duhet të provonte se ky status i mirënjohur ka ekzistuar përpara datës së regjistrimit të markës së kundërshtuar në rastin konkret “SWATCH ONE MORE THING” e cila rezultoi se është regjistruar në datë 22.05.2015 ndërsa aplikimi për regjistrimin e saj është paraqitur që në vitin 2014. Pra pala paditëse duhet të provonte faktin se kishte një të drejtë të mëparshme mbi këtë markë, për shkak të statusit të saj të mirënjohur.

Gjithashtu, për sa kohë që nuk u provua se pala paditëse gëzon një të drejtë të mëparshme për slagonin “ONE MORE THING”, e cila gëzon mbrotje sipas Ligjit “Për pronësinë Industriale” si dhe konventave ndërkombëtare atëherë nuk mund të pretendohet se ekziston keqbesimi në aplikimin dhe regjistrimin e kësaj marke nga pala e paditur në rastin konkret. Pasi që të provohet ekzistenca e keqbesimit në radhë të parë duhet të provohet ekzistenca e ngashmërive ndërmjet markave, të cilat sjellin konfuzion tek konsumatori si dhe dijenia e aplikantit, në rastin konkret të palës së paditur për ekzistencën e të drejtës së mëparshme të palës paditëse Apple mbi këtë slogan. Në rastin konkret nuk u prova se slogani “ONE MORE THING” përbën një markë të mirënjohur për palën paditëse, shoqërinë “Apple” Inc. Biles siç u pretendua dhe nga pala paditëse kjo shprehje nuk ishte përdorur vetëm nga përfaqësuesi I palës paditëse (CEO I kësaj shoqërie) por ai është përdorur më parë dhe në një serial televiziv, Columbo ku nga aktori që lunate roli e inspektorit në këtë shfaqe televizive përdorej vazhdimisht thënia “ONE MORE THING” ku pretendohet se është bazuar pala paditëse.

Sa më sipër, Gjykata vlerëson se marka e regjistruar nga pala e paditur Swatch Ltd, “SWATCH ONE MORE THING” është regjsitruar në përputhje me ligjin dhe kjo markë është në pronësi të palës së paditur dhe pala paditëse nuk gëzon një të drejtë të mëparshme ndaj sloganin “ONE MORE THING” që mund të gëzojë mbrotje sipas legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar ku rezulton se ka aderuar Republika e Shqipërisë për të kërkuar mbrojtje dhe çregjistrimin e markës së palës së paditur.