关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL032-j

返回

Vendimi nr. 8108, datë 04.10.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “K.” S.p.A KUNDËR SHOQËRISË ‘D’ SHPK. PERSON I TRETË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE, VENDIMI nr. 8108, datë 04.10.2017, PËR SHFUQIZIMIN E MARKËS SË REGJISTRUAR PRANË DPPI

Objekti i padisë: Shfuqizimin e markës së regjistruar DEKOLL, me Nr. aplikimi AL-T-2015-147, datë 10/03/2015, regjistruar më 05/02/2016, me Nr. regj. 16519 pranë Personit të Tretë. 

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyç:

Shfuqizim marke, e drejtë ndërkombëtare marke, konfondim konsumatori, konkurrencë e pandershme, markë e mirënjohur, kundërshtim përdorimi, lidhja e thjeshtë (asocacioni).

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 638 i Kodit Civil; Neni 32, 154, 154/a, 156 i K.Pr. Civile, nenet 143, 144, 156, 159, 173 të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, si dhe nenet 13, 14, 17/3 të Ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

Faktet kryesore:

Shoqëria “Kerakoll”, është një shoqëri tregtare e së drejtës italiane, e cila si objekt të veprimtarisë së saj tregtare, ndër të tjera, ka edhe “prodhimin e materialeve të ndërtimit”. Kjo shoqëri është pronare dhe ka të regjistruara markat tregtare të regjistruara me fjalën Kerakoll, duke u pajisur edhe me Ekstraktet e Regjistrimit për të 6 (gjashtë) markat në pronë të saj.

Shenjat e mbrojtura nga markat e regjistruara të subjektit Kerakoll S.p.A, përbëhen nga fjalët KERAKOLL dhe në disa regjistrime lidhen me elemente figurative, të cilat konsistojnë në përfaqësimin e shkronjës “K” të fjalëve KOLL në shkronja apo ngjyra të ndryshme. Prezantimi në formë të ndryshme të shkronjës “K” i jep këtij elementi një karakter dominues mbi markën tregtare në tërësi, e cila, gjithashtu, e bën atë më të dallueshme në sytë e publikut përkatës.

Nga ana tjetër, Shoqëria “deKoll” shpk është subjekt i së drejtës tregtare shqiptare dhe ka fituar personalitetin juridik me regjistrimin e saj në datën 26.06.2013 dhe si objekt të saj, ndër të tjera, ka edhe “prodhim dhe tregtim të koll, stuko, prodhime të tjera me bazë çimento”. Ky subjekt tregtar e ka regjistruar markën “deKoll” pranë DPPI në datën 05.02.2016, me afat mbrojtje deri në datën 03.03.2025, duke u pajisur mbi këtë regjistrim edhe me çertifikatën përkatëse.

Shenja e mbrojtur nga marka DEKOLL, përbëhet nga kjo fjalë, e cila përfaqëson gjithashtu shkronjën ‘K” të fjalës Koll të formuar nga një vijë vertikale këndore jeshile, e cila rrotullohet në mënyrë tërthore 180 gradë përrreth vijës vertikale, duke formuar kështu shkronjën ‘K’.

Duke qenë se paditësi (Shoqëria Kerakoll) ka marrrë dijeni se Shoqëria Dekoll ka regjistruar markën DEKOLL, ka ngritur pretendime se kjo e fundit është shumë e ngjashme me markat në pronësi të saj, e për këtë arsye kërkon gjyqësisht shfuqizimin e saj. Përmes shfuqizimit të markës së të paditurit, kërkohet/pretendohet të ndalohet konfondimi i konsumatorëve në treg me pasoja të dëmshme për ta pasi nuk marrin cilësinë e produktit që ata mendojnë, dhe nga ana tjetër i bëhet konkurrencë e pandershme paditësit.

Paditësi pretendon se: i padituri Dekoll shpk ka shkelur të drejtat e markave ndërkombëtare me nr. regjistrimi 1176464, nr. 1177505, nr. 696461, nr. 903645, nr. 923518 dhe nr. 933918, të cilat janë regjistruar në emër të paditësit Kerakoll S.P.A, duke regjistruar markë shumë të ngjashme me markat e sipërcituara të mbrojtura, me mallra identike duke shkaktuar konfuzion te konsumatori. I padituri ka kryer konkurrencë të pandershme duke prodhuar, importuar, vendosur në qarkullim dhe ofruar pa miratimin e paditësit materiale ndërtimi nën markën DEKOLL që është shumë e ngjashme me markat e sipërcituara të paditësit, të mbrojtuara për mallra identike. Për këto arsye, kërkohet shfuqizimi i markës deKoll e regjistruar më datë 05.02.2016, pasi është regjistruar në kundërshtim me nenet 142 dhe 143 të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar.

I padituri pretendon se: përfaqëson një subjekt të së drejtës shqiptare me objekt veprimtarie në fushën e prodhimit dhe shitjes së produkteve me bazë çimenton, dhe realizon, gjithashtu, veprime në fushën e ndërtimit si psh. ndërtime objektesh, shitblerje pasurish të paluajtshme, etj. Ndërkohë, nga ana tjetër paditësi është një shoqëri italiane, e cila ushtron aktiviteitn në prodhimin e lëndëve të ndërtimit, por që nuk ka një filial, degë ose zyrë përfaqësimi në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye, nga paditësi për asnjë moment nuk u provua se markat e regjistruara në emër të saj, janë përdorur në Shqipëri dhe se niveli i shitjeve të tyre është ndikuar në ndonjë masë nga tregtimi i produkteve të të paditurit. po ashtu, u pretenduar se nuk ka ngjashmëri thelbësore në elementët e emrave të markave respektive dhe konsumatori i këtyre produkteve për vetë llojin e produktit, zotëron njohuri të posaçme dhe është e pamundur që të ngatërrojë produktet në treg.

Vendimi:

Gjykata, pas administrimi të pretendimeve të palëve në këtë proces, në raport me provat e depozituara prej tyre si edhe bazës ligjore të zbatueshme për rastin, vendosi të rrëzojë kërkesë- padinë objekt gjykimi. Në bazë të kritereve të ligjit kombëtar dhe praktikës së Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED), në rastin konkret, gjykata arriti në përfundimin se nuk plotësohet asnjë nga kushtet ku konsumatorët e produktit që tregtojnë palët në proces të konfondohen nisur nga marka e tyre. Duke mos patur asnjë element lidhjeje me efekte qoftë në konfondim produkti/marke, ashtu edhe në kuadër të konkurrencës së pandershme, Gjykata vendosi të rrëzojë padinë që kërkonte shfuqizimin e markës së të paditurit, duke i ngarkuar atij edhe shpenzimet gjyqësore.

Arsyetimi i gjykatës: Për t’i dhënë përgjigje kërkimit mbi bazueshmërinë ose jo të padisë, fillimisht gjykata ka identifikuar normat e aplikueshme në rastin konkret, e që ju referohen dispozitave të neneve 140, 143, 144, 156 dhe 173 të Ligjit nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale” e cila determinon konceptet qysh nga fakti se çfarë quajmë markë, ashtu edhe më pas procedurën e regjistrimit dhe kundërshtmit të saj.

Për të ardhur në një konkluzion të drejtë dhe të ligjshëm për zgjidhjen e çështjes, analiza bazohet çështjet si vijon: 1. Cili është standardi i provueshmërisë në rastin e gjykimeve mbi regjistrmin e markave që shkaktojnë konfuzion me markat e regjistruara më parë ? 2. A ka mundësi konfuzioni në rastin konkret ndërmjet markave ‘Kerakoll’ dhe asaj “deKoll”. 3. A është marka “Kerakoll” një markë e mirënjohur në Shqipëri? 4. A jemi përpara konkurencës së pandershme për shkak të produkteve të tregtuara nga palët ndërgjyqëse?

Gjykata arsyeton se standardi i të provuarit në mosmarrëveshjen objekt gjykimi, kërkon që pala paditëse të provojë regjistrimin e mëparshëm të markës së saj, si dhe regjistrimin e mëvonshëm të markës të pretenduar se krijon konfondim me markën e mëparshme. Po ashtu, nga provat e paraqitura gjatë gjykimit, duhet të krijohet bindja se ekziston mundësia e konfondimit dhe jo vetë konfondimi. Mundësia e konfondimit është element që perceptohet nëpërmjet ushtrimit të një gjykimi sipas standardit mesatar të vlerësimit të një konsumatori në vendin dhe kohën në të cilën ndodh mosmarrëveshja. Duke qenë se nuk mund të bëhet një ekspertizë në lidhje me këtë perceptim, mundësia e konfondimit është e vlerësueshme potencialisht, me një gjykim të arsyeshëm paraprak dhe, për rrjedhojë, mbi palën paditëse nuk rëndon barra që të provojë ekzistencën aktuale të konfondimit të konsumatorit.

Gjykata vlerëson kriteret e përcaktuara në ligjin e brendshëm (neni 143 i Ligjit “Për Pronësinë Industriale”), Konventat Ndërkombëtare, praktikën e GJED, si edhe manualet e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (miratuar me ligjin nr. 8993, datë 30.01.2003 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për themelimin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale”).

Në kontekst të sa më sipër, referuar edhe qëndrimeve të palëve ndërgjyqëse, provohet se midis markave Kerakoll dhe deKoll nuk ekziston ansjë lloj konfuzioni në emër, stilizim, ngjyra dhe vendosjen e tyre.

Në lidhje me çështjen e dytë që i referohet ngjashmërisë së produkteve, rezulton se marka deKoll nga momenti i hedhjes së saj në treg e deri në momentin e gjykimit të çështjes nuk e ka ndryshuar asnjëherë ambalazhimin e saj. Ngjashmëria e markës Kerakoll me atë deKoll nuk ekziston për shkak se ato nuk janë aspak identike dhe stilizimet e emrave të markave nuk janë aspak të ngjashme.

Në lidhje me ambalazhet e produkteve që tregëtojnë subjektet palë në gjykim, provohet se ato nuk janë aspak të ngjashme, në të gjithë elementët e tyre si konceptualë ashtu edhe vizualë e fonetikë. Në aspektin konceptual produkti i të paditurit i referohet me fjalën koll një koncepti i cili edhe sipas fjalorit nënkupton një përshkrim të produktit të tregëtuar dhe nuk përbën ndonjë punë shpikëse apo kreative të mbrojtur nga të drejtat e autorit. Në aspektin pamor, të dyja markat janë teknika shkrimi të ndryshme dhe përdorim ngjyrash jo të ngjashme, të cilat referuar sidomos sfondit, janë plotësisht të kundërta në këto marka tregtare.

Në aspektin fonetik, tek të dyja emrat e markave, theksi bie tek rrokja e parë, e që në rastin konkret qartësisht të dyja markat i kanë të ndryshme (‘kera’ paditësi dhe ‘de’ i padituri). Duke qenë se lexuesi i zakonshëm shpesh bazohet tek gërma e parë dhe e fundit në një fjalë për ta identifikuar atë, në rastin konkret nuk krijohet kjo premisë për të patur ngatërrim.

Ndërsa për t’ju dhënë përgjigje çështjeve 3 dhe 4, Gjykata arsyeton se konsumatori, i cili konsumon produktet e mbrojtura nga dy markat nuk është një individ i thjeshtë, por janë ndërtuesit dhe ekspertët e ndërtimit të cilët, veç njohurive të posaçme, trajnohen për njohjen e produkteve, natyrën dhe karakteristikat e tyre, kodeve të klasifikimit, pikat e shpërndarjes etj, duke e bërë tëpamundur konfondimin në këtë rast.

Ndërsa në lidhje me qënien si ‘markë e mirënjohur’, paditësi nuk provoi në gjykim që marka e saj të jetë e përhapur në Shqipëri, apo që nga futja në treg e markës së të paditurit të kenë ulur shitjet dhe të ketë përfituar i padituri. Prej paditësit nuk u soll asnjë provë apo element mbi ekzistencën e ndonjë pike prodhimi apo shitje të produkteve të markave të saj në Shqipëri.

Pavarësisht nga të gjitha sa më sipër, nisur edhe nga praktika e GJED-së, në vendime të ndryshme, është konkluduar në mënyrë të përsëritur se, lidhja e thjeshtë që konsumatori mund të bëjë ndërmjet dy markave, nuk përbën ngjashmëri në kuptim të ligjit dhe reputacioni i një marke nuk nënkupton ngjashmëri me markën e mëpasshme vetëm për shkak të lidhjes që konsumatorët mund të bëjnë ndërmjet tyre. Të gjitha arsyet që bazohen në kritere ligjore, manualet e publikuara si edhe nga praktika e GJED-së, provojnë qartësisht se në rastin konkret nuk lind asnjë konfondim në lidhje me markat dhe produktet që tregëtojnë subjektet tregtare palë në këtë proces, prandaj edhe padia është e pabazuar në ligj dhe në prova.