À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Albanie

AL043-j

Retour

Vendimi nr. 1383, datë 27.02.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



Shoqëria M.AG KUNDËR Shoqërisë F, VENDIMI NR. 1383, datë 27.02.2017 PËR Ç’REGJISTRIMIN E MARKËS TREGTARE DHE EMRIT TREGTAR TË PALËS SË PADITUR SI DHE NDALIMIN E PËRDORIMIT TË MËTEJSHËM TË MARKËS “FAST DAIRY”.

Objekti i padisë: Ç’regjistrimi i markës tregtare Fast Dairy (fjalë & figurë), me regjistrim kombëtar Nr. 14118, regjistruar në emër të të paditurit shoqëria “FAST” sh.p.k., për shkak se është konfuzisht e ngjashme me markën e mëparshme, Fast dairy në pronësi të paditësit. Ç’regjistrimi i emrit tregtar dhe emrit të shoqërisë të të paditurit FAST sh.p.k nga Regjistri Tregtar për shkak të ngjashmërisë pothuajse identike me markën e paditësit. Ndalimin e përdorimit të mëtejshëm të markës Fast nga i padituri. Publikimin e këtij vendimi në Buletinin e Pronësisë Industriale të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyçe:
Ç’regjistrim, markë, emër tregtar, regjistrim ndërkombëtar, e drejtë prioriteti, paligjshmëri, ngjashmëri, identike, ngjyra, standard, aplikim, konfuzion, pronësi industriale.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 143, 173, Neni 184/2 e vijues i ligjit Nr. 9947 datë 07. 07. 2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar; Pika 28 e VKM-së Nr. 537 datë 01. 08.2007 “Për rregullat për emrat dhe emërtimet tregtare”; Neni 348 i Kodit të Procedurës Civile.

Faktet kryesore: Shoqëria M.AG zotëron dhe ka në pronësi markat ndërkombëtare, përkatësisht marka fjalë dhe figurë, me regjistrim ndërkombëtar 1092216, e vlefshme në Shqipëri nga data 23. 05.2011 – e regjistruar në klasat 29, 30 dhe 32 dhe marka fjalë - Fast Dairy, me regjistrim ndërkombëtar 1099276, e vlefshme në Shqipëri nga data 24.06.2011, e regjistruar në klasat 29, 30 dhe 32. Paditesi M.AG ka fituar dhe regjistruar të drejtat e tij mbi markat e sipërcituara në Shqipëri duke ushtruar të drejtën e prioritetit. Konkretisht, M.AG ka depozituar aplikimet e para për regjistrimin e markave Fast Dairy pranë Zyrës së Markave në Kroaci, respektivisht, për markën me Nr. 1092216 më datë 23.05.2011 dhe për markën me Nr. 1099276 më datë 24.06.2011. Më pas brenda afateve ligjore ka aplikuar për shtrirjen dhe regjistrimin e markave në fjalë edhe në Shqipëri, duke ruajtur si datë depozitimi të aplikimit datën e aplikimit të parë në vendin e origjinës (Kroaci). Në këto kushtera marka Fast Dairy (fjalë dhe figurë) mban datë depozitimi 23.05.2011 dhe marka Fast Dairy (fjalë) mban datën e depozitimit 24.06.2011.
Ndërkohë pala e paditur shoqëria “F” sh.p.k. ka regjistruar markën kombëtare FAST Dairy (fjalë dhe figurë) me numër 14118, për klasën 29, me datë aplikimi për regjistrim 18.11.2011 dhe datë regjistrimi 29.05.2012. Sa më sipër, data e aplikimit për regjistrim të markës së të paditurit është 18.11.2011, kurse data e aplikimit për regjistrim të markës së parë të paditësit është 23.05.2011. Pra, paditësi ka aplikuar për regjistrim për markën e tij 6 muaj përpara të paditurit duke fituar të drejtat e një marke të mëparshme. Për këtë arsye, konform nenit 143/5/a të ligjit për pronësinë industriale, paditësi legjitimohet në të gjitha të drejtat e një marke të mëparshme për të kundërshtuar dhe kërkuar ç’regjistrimin e markës së mëvonshme të të paditurit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Paditësi pretendon: Cënim si pasojë e regjistrimit të markës tregtare Fast Dairy (fjalë & figurë), me regjistrim kombëtar Nr. 14118, në emër të të paditurit shoqëria “F” sh.p.k. për shkak se është konfuzisht e ngjashme me markën e palës paditëse Fast dairy. Gjithashtu, paditësi pretendon cënim si pasojë e përdorimit si emërtim tregtar dhe emër të shoqërisë së të paditurit të markës Fast Dairy në pronësi të paditësit. Sipas palës paditëse në rrethanat kur të dy kushtet e specifikuara nga ligji për pronësinë industriale janë përmbushur (shenjat pothuajse identike dhe mallrat identike), provohet dhe evidentohet qartësisht se përdorimi si emërtim tregtar dhe emër të shoqërisë së të paditurit cënon në mënyrë të pakontestueshme të drejtat e mëparshme të pronësisë industriale mbi markat Fast Dairy në pronësi të Paditësit.

I padituri pretendon se: Gjykimi i çështjes për palën e paditur u zhvillua në mungesë, pasi nga njoftimi i bërë nga gjykata në adresën e selisë së shoqërisë referuar ekstraktit të QKB-së rezultonte se « është larguar nga kjo adresë ». Në këtë mënyrë gjykata çmoi qëndrimin e kësaj pale në harmoni me provat e tjera.

Vendimi: Në përfundim të gjykimit, Gjykata e ka gjetur të bazuar padinë e palës paditëse, duke e pranuar atë sipas disponimeve të cituara në dispozitivin e saj, si dhe duke urdhëruar, sipas parashikimit të nenit 184/b/ç/2 të Ligjit 9947/2008, publikimin e vendimit në Buletinin e Pronësisë Industriale të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave.

Arsyetimi i gjykatës: Për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, gjykata i ka dhënë zgjidhje çështjeve juridike si vijon:

    1. Cili është standardi i provueshmërisë në rastin e gjykimit të mosmarrëveshjeve në lidhje me regjistrimin e paligjshëm të markave që shkaktojnë konfuzion me markat e tjera të regjistruara më parë?

    2. A ka në çështjen objekt gjykimi, mundësi për konfuzion midis markës tregtare “Fast dairy” dhe asaj “Fast Dairy”? Cila është pasoja që vjen në rast se ekziston ajo mundësi?

    3. A është marka tregtare “Fast dairy” një markë e mirënjohur në Shqipëri ?

    4. A përmbushen kushtet ligjore për ç’regjistrimin e emrit tregtar dhe emrit të shoqërisë të paditur FAST sh.p.k. nga Regjistri Tregtar për shkak të ngjashmërisë pothuajse identike me markën e paditësit?

Së pari: Sa i përket çështjes së parë të shtruar për zgjidhje në arsyetimin e këtij vendimi, gjykata vlerëson se standardi i të provuarit në mosmarrëveshjen objekt gjykimi, kërkon që pala paditëse të provojë regjistrimin e mëparshëm të markës së saj, si dhe regjistrimin e mëvonshëm të markës së pretenduar se krijon konfondim (ngatërrim) me markën e mëparshme.

Referuar çështjes së dytë të shtruar për zgjidhje në arsyetimin e këtij vendimi, gjykata vëren se marka tregtare “Fast Dairy” përbëhet nga shenja, fjalë, ngjyra dhe aplikohet për mallra që janë të ngjashme me ato të markës “Fast dairy” të regjistruar më parë nga paditësi, ku për shkak të njëllojshmërisë ose ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të ngatërrimit tek konsumatori, përfshirë këtu edhe mundësinë e bashkëlidhjes së markës “Fast Dairy” me atë “Fast dairy”. Ky fakt bën që regjistrimi i markës “Fast Dairy” të jetë i paligjshëm.

Në rastin tonë, nga ana vizuale elementi dallues midis markave në diskutim është elementi verbal FAST, i cili është vendosur në plan të parë pamor dhe zë pozicionin parësor/kryesor, duke patur shkallën më të lartë vizuale, në krahasim me elementët e tjerë përbërës të markave në diskutim. Gjithashtu, fjala FAST ka karakter dominant, për shkak të madhësisë dhe ngjyrës së kuqe të shkronjave që janë të njëjta tek të dyja markat. Është kjo fjalë që krijon përshtypje tek konsumatori dhe mbetet në kujtesën e tij. Përdorimi i kësaj fjale identike nga i padituri në markën e tij e bën këtë markë konfuzisht të ngjashme me markën e paditësit.

Lidhur me pjesën tjetër të elementëve përbërës të markës së të paditurit – elementi verbal “dairy”, i cili gjendet gjithashtu edhe në markën e paditësit, ky element jep informacion lidhur me kategorinë e mallit dhe si i tillë është element me karakter përshkrues (dairy - blegtori). Gjithashtu, raporti i tij me pjesën tjetër të markës është i ulët dhe si i tillë është element që mund të mos konsiderohet në krahasimin e shenjave.

Fraza “Dairy delights from Albania” (produkte bulmeti nga Shqipëria) e përdorur në markën e të paditurit, përbëhet nga fjalë që përcjellin informacion mbi llojin e produktit (dairy delights – produkte blegtorale) dhe mbi origjinën gjeografike të produktit (from Albania – nga Shqipëria). Këto fjalë përshkruese janë të përjashtuara nga mbrojtja e markës së të paditurit. Më tej, ngjyrat që mbrohen dhe përdoren nga i padituri në prezantimin e markës së tij janë të njëjtat me ngjyrat e mbrojtura dhe të përdorura në markën e paditësit, të tilla si: e kuqe, e bardhë, blu. Përdorimi i të njëjtave ngjyra shkakton konfuzion tek konsumatori nga ana vizuale.

Së fundmi, edhe pse marka e kundërshtuar përbëhet nga elementë figurativë dhe është e stilizuar, ky fakt nuk luan një rol të rëndësishëm në përshtypjen e përgjithshme që kjo markë krijon, pasi rezulton e qartë se çfarë mbetet për t’u krahasuar është vetëm elementi verbal FAST, i cili shkruhet me të njëjtën ngjyrë dhe krijon të njëjtin efekt vizual tek të dyja markat, duke arritur në përfundimin se markat në diskutim janë konfuzisht të ngjashme.

Ngjashmëria midis markës “Fast dairy” dhe asaj “Fast Dairy” lidhet edhe me ngjashmërinë e madhe në shqiptim dhe në kuptimin që rrjedh nga fjalët e mësipërme dhe nga ky aspekt markat janë identike. Ato përbëhen nga të njëjtat fjalë FAST, fjalë e cila lexohet dhe shqiptohet nga konsumatori shqiptar njësoj. Prezenca e fjalës “Dairy”, për arsyet e shpjeguara më lart, mund të mos konsiderohet nga konsumatori, megjithatë edhe kjo fjalë përshkruese e mallit lexohet njësoj nga konsumatori (deiri). Përsa i përket frazës “Dairy delights from Albania” (produkte bulmeti nga Shqipëria), kjo frazë nuk gëzon mbrojtje nga marka e të paditurit.

Element tjetër që gjykata mban parasysh në vlerësimin e ngjashmërisë midis dy markave, është qënia identik e klasës së produkteve që ofrohen nën markën “Fast dairy” dhe asaj “Fast Dairy”, klasën 29 (qumësht dhe nënproduktet e tij, etj.).
U provua në gjykim sipas shpjegimeve tëpalës paditëse dhe provave të administruara, ekzistenca e ngjashmërive në ambalazhimin e produkteve të markuara, por edhe nëse do të pranonim të kundërtën, mungesa e ngjashmërisë në ambalazh, nuk ndikon në vlerësimin e mësipërm të gjykatës, pasi ambalazhi mund të jetë element aq fleksibël, sa konsumatori nuk bën dot në mënyrë cilësore dallimin. Kjo për faktin se emërtimi i mallit (marka tregtare) është elementi që përdoret më shpesh në komunikimin tregtar (klient-shitës) dhe markat e ndryshme mund të paraqiten me ambalazhe të ndryshme. Nga ana tjetër, ambalazhi nuk rezulton të jetë element i mbrojtur i markës tregtare, por në rastin objekt gjykimi, elementë të mbrojtur janë vetëm emërtimet “Fast dairy” dhe “Fast Dairy” (tek te dyja janë dhe elementët e ngjyrave që mbrohen). Logoja e “Fast Dairy delights from Albania” nuk shmang aspak konfondimin linguistik të parashtruar sa më sipër. Pasqyrimi grafik i markës “Fast Dairy”, sado që paraqitet i ndryshëm nga ai i “Fast dairy”, prapë se prapë, vlerësohet se nuk është në gjendje që të shmangë tërësisht mundësinë e konfondimit të publikut. Kjo pasi elementi kryesor i përfaqësimit të kësaj marke është emri i saj “Fast” dhe jo fjala “dairy” apo “delights from Albania” që konstatohet se është pjesë e logos së saj.

Së treti: Kusht tjetër ligjor i mbrojtjes së markës tregtare është dhe mirënjohja e saj në vendin ku përdoret si e tillë. U provua gjyqësisht se kjo markë tregtare është e mirënjohur në tregun shqiptar për sa kohë që ajo si e tillë është tregtuar që nga viti 2010 nga shoqëria “M.AG Albania” sh.p.k.

Së fundmi: Kushtet sipas të cilave një markë e mëparshme cënohet nga një emër tregtar sipas dispozitave në fjalë janë: a) njëllojshmëria ose ngjashmëria në thelb me markën e mëparshme; dhe b) njëllojshmëria apo ngjashmëria e mallrave. Në rastin konkret, paditësi zotëron jo vetëm markën- fjalë & figurë Fast Dairy por edhe markën-fjalë Fast Dairy.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e gjen të bazuar padinë e palës paditëse, duke e pranuar atë sipas disponimeve të cituara në dispozitivin e saj.