关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

2016 年 10 月 20 日第 5166 号指示,关于澄清第 133 条规定的标准和附加程序的确定,以及根据第 134 条确定获得许可证或更新许可证的条件和程序 2016 年 3 月 31 日第 35/2016 号法,关于版权和相关权, 阿尔巴尼亚

返回
WIPO Lex中的最新版本 该文本已被修正,WIPO Lex中尚无合并版本  见 相关立法/被以下文本修正 见下文
详情 详情 版本年份 2016 日期 生效: 2016年11月1日 公布: 2016年11月1日 发布: 2016年10月20日 文本类型 实施规则/实施细则 主题 版权与相关权利(邻接权) 主题(二级) 知识产权监管机构 Instruction No. 5166 of October 20, 2016 entered into force on November 1, 2016, upon the day of its publication in the Official Gazette, in accordance with paragraph C under Chapter II of the said Instruction.

可用资料

主要文本 相关文本
主要文本 主要文本 阿尔巴尼亚语 Udhëzim Nr. 5166, datë 20.10.2016 për Përcaktimin e Kritereve dhe Procedurave të Tjera Shtesë në Sqarim të Kritereve të Parashikuara në Nenin 133, Si dhe Përcaktimin e Kushteve dhe Procedurës së Marrjes së Licencës ose Ripërtëritjen e Saj, Në Bazë të Nenit 134, të Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të Drejtat e Autorit Dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to”        
 Udhëzim Nr. 5166, datë 20.10.2016 për Përcaktimin e Kritereve dhe Procedurave të Tjera Shtesë në Sqarim të Kritereve të Parashikuara në Nenin 133, Si dhe Përcaktimin e Kushteve dhe Procedurës së Marrjes së Licencës ose Ripërtëritjen e Saj, Në Bazë të Nenit 134, të Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të Drejtat e Autorit Dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to”

Fletorja Zyrtare Viti 2016 – Numri 202

Faqe|21923

UDHËZIM Nr. 5166, datë 20.10.2016

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE TË TJERA SHTESË

NË SQARIM TË KRITEREVE TË PARASHIKUARA NË NENIN 133, SI DHE

PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PROCEDURËS SË MARRJES SË

LICENCËS OSE RIPËRTËRITJEN E SAJ, NË BAZË TË NENIT 134, TË LIGJIT NR.

35/2016, DATË 31.3.2016, “PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT

E TJERA TË LIDHURA ME TO”

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, e Kushtetutës dhe nenit 158, të ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”,

UDHËZOJ:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

A. Qëllimi i udhëzimit 1. Nëpërmjet këtij udhëzimi përcaktohen

kriteret profesionale, të cilat duhet të përmbushen nga Agjencitë e Administrimit Kolektiv (këtej e tutje “AAK-të”) dhe procedurën e mbajtur nga Drejtoria e të Drejtës së Autorit (këtej e tutje “DDA”), për marrjen e licencës apo ripërtëritjes së saj nga ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit, në ushtrimin e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.

2. Kriteret dhe procedura shtesë e këtij udhëzimi janë në sqarim dhe në bazë të neneve 133 dhe 134, të ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

B. Kriteret profesionale Për të kryer administrimin kolektiv të të drejtave

të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, AAK-ja, duhet të ketë:

1. Selinë e saj të ushtrimit të veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë;

2. Kushte të përshtatshme me pajisje të teknologjisë së informacionit për të kryer normalisht funksionet e saj;

3. Ekspertizë dhe shërbim teknik dhe logjistik të përshtatshëm për njohjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, në nivel

kombëtar dhe ndërkombëtar, gëzimin e mekanizmave të mjaftueshëm për mbledhjen dhe shpërndarjen e shpërblimeve kundrejt anëtarëve titullarë të të drejtave, ekspertizën profesionale me të paktën një punonjës jurist dhe me njohuri të gjuhëve të huaja;

4. Një ekspertizë profesionale me një punonjës me njohuri në fushën financiare dhe të kontabilitetit;

5. Punonjësit e Agjencive të Administrimit Kolektiv me njohuritë e parashikuara në pikat 3 dhe 4, më sipër, të këtij kreu; punonjësit që kryejnë detyrat e inspektimit në bazë dhe për zbatim të ligjit 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” janë të detyruar të kenë kryer studimet në nivel Bachelor ose Master për pronësinë intelektuale brenda 3 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Mospërmbushja e kësaj pike, pas kalimit të afatit 3- vjeçar nga hyrja në fuqi e ligjit, përbën kusht për pezullimin e licencës deri në përmbushjen e këtij kriteri profesional;

6. Kualifikimet profesionale dhe njohja e gjuhëve të huaja, të përmendura në pikat më sipër, duhet të vërtetohen me dëshmitë përkatëse.

C. Kontraktimi për kryerje të funksioneve dhe shërbimeve specifike

1. AAK-ja mund të pajtojë për kryerjen e ndonjë funksioni ose asistencë administrative, teknike specifike ose që ndihmon funksionimin normal të saj, një person tjetër fizik ose juridik. Në çdo rast, subjektet në fjalë duhet të përmbushin kriteret e parashikuara në ligj për kryerjen e punëve të tilla dhe në çdo rast punonjësi duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim.

2. AAK-ja, në përputhje me nenin 136, pikat 2 dhe 3, të ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” do të konsiderohet se i plotëson kriteret në lidhje me shërbimet e saj teknike dhe logjistike edhe nëse funksionet ose asistenca administrative, teknike specifike, brenda fushës së aktiviteteve të saj, që kanë të bëjnë me administrimin e të drejtave përkatëse, do të kryhen nga shërbimet teknike dhe logjistike të një AAK-je tjetër, e cila është pajisur nga ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit, për administrimin e një kategorie të caktuar të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to. Të gjitha të drejtat

Fletorja Zyrtare Viti 2016 – Numri 202

Faqe|21924

dhe detyrimet mes dy Agjencive të Administrimit Kolektiv do të rregullohen nëpërmjet një kontrate/marrëveshje të miratuar nga organet vendimmarrëse të tyre në mënyrë respektive, duke marrë parasysh shkurtimin e kostove dhe administrimin me efikasitet dhe rentabilitet të këtyre agjencive. Në çdo rast, në bazë të këtij ligji, çdo agjenci ka detyrimin të kryejë me mjetet dhe shërbimet teknike e logjistike të veta shpërndarjen e të ardhurave të mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to, për çdo vit kalendarik përkatës.

KREU II KËRKESA PËR LICENCIM OSE

RIPËRTËRITJEN E SAJ

A. Përmbajtja e kërkesës 1. Kërkesa për licencim ose ripërtëritje të

licencës për Agjencinë e Administrimit Kolektiv, për kryerjen e veprimtarisë së përmendur në kreun I, germa “A” të këtij udhëzimi, duhet të përmbajë:

a) emrin dhe vendin ku AAK-ja do të ketë selinë e saj;

b) një ekstrakt lëshuar nga gjykata për regjistrimin e saj si OJF, organet drejtuese ekzekutive dhe kolegjiale;

c) përshkrimin e kategorisë përkatëse të të drejtave të autorit ose të të drejtave të tjera të lidhura me to, që synon të administrojë në emër të mbajtësve të të drejtave, mbajtësit e të drejtave të autorit/lidhura me to;

ç) statutin e agjencisë sipas parashikimeve të ligjit mbi OJF-të dhe rigorozisht të përfshijë në mënyrë specifike parashikimet e ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”;

d) të gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë, parashikuar në kreun I të këtij udhëzimi, për punonjësit që do të jenë pjesë administrative e AAK-së, që vërteton kualifikimet e tyre profesionale, përvojën profesionale dhe njohuritë e gjuhëve të huaja.

2. Kërkesa e përmendur në pikën 1 të këtij kreu, duhet të shoqërohet me:

a) një listë të anëtarëve në bazë të të drejtave të autorizuara prej tyre;

b) kontrata për përfaqësim reciprok të nënshkruara me agjencitë e huaja.

3. Në rastin e përmendur në pikën 1, germa “C”, kreu I, i këtij udhëzimi, kërkesa duhet të

shoqërohet me kontratën me personin fizik ose juridik, si dhe dokumentacionin që provon se personi i plotëson kriteret e përcaktuara ligjore dhe parashikimet e këtij udhëzimi.

4. Në rastin e përmendur në pikën 2, germa “C”, kreu I, i këtij udhëzimi, kërkesa duhet të shoqërohet me kontratën/marrëveshjen me agjencinë tjetër të administrimit kolektiv, e cila është pajisur tashmë nga ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit, për administrimin e një kategorie të caktuar të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.

5. Të dhënat shoqëruese të përmendura në pikën 2, germa “A”, kreu II, të këtij udhëzimi, mund të paraqiten në formë elektronike.

6. Përveç sa parashikohet në këtë udhëzim për kërkesën për licencim ose ripërtëritje të saj, AAK-ja plotëson edhe formularin e aplikimit për licencim ose ripërtëritje të saj të administrimit kolektiv për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Formulari miratohet nga drejtori i Drejtorisë së të Drejtës së Autorit pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit, në zbatim të kritereve të ligjit për të drejtën e autorit dhe këtij udhëzimi, si dhe do të shërbejë për vlerësimin e përmbushjes së kritereve të AAK-së.

7. Pas datës së plotësimit të dosjes së paraqitur për licencë ose ripërtëritje të saj nga një AAK, në zbatim të nenin 134/2, të ligjit për të drejtën e autorit, Drejtoria e së Drejtës së Autorit njofton nëpërmjet një thirrjeje publike, në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit edhe subjekte të tjera të mundshme, të cilat mund të kenë interes për pajisje me licencë për kategorinë përkatëse të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to. Ky afat për depozitimin e kërkesave të reja dhe plotësimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim është 20 ditë kalendarike.

8. Drejtoria e së Drejtës së Autorit mban të dhënat dhe dosjen e aplikimeve të agjencive të administrimit kolektiv të të drejtave.

B. Dhënia e licencës ose ripërtëritjes së saj 1. Ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit

do të pajisë me licencë ose ripërtëritje të saj, në zbatim të neneve 133 dhe 157, pika 2, germa “ë”, të ligjit për të drejtat e autorit, vetëm ato AAK që krijohen në përputhje me ligjin për OJF-të, dhe që plotësojnë rigorozisht kriteret e ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim.

Fletorja Zyrtare Viti 2016 – Numri 202

Faqe|21925

2. Në rastet e shqyrtimit të kërkesës për ripërtëritje të licencës nga ana e AAK-së, Drejtoria e së Drejtës së Autorit pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit, do të vlerësojë:

a) historikun e administrimit të bërë nga agjencia në fjalë për kategorinë përkatëse për të cilën është pajisur me licencë;

b) performancën e saj në lidhje me mbledhjen dhe shpërndarjen e shpërblimeve për anëtarët e tyre;

c) performancën e saj në lidhje me shpenzimet e kryera në ushtrim të objektit të licencës;

ç) mënyrën e funksionimit të brendshëm dhe respektimit të akteve rregulluese individuale dhe kolegjiale në raport me anëtarësinë;

d) raportimin dhe përmbushjen e detyrave nga ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit;

dh) respektimin e marrëdhënieve të reciprocitetit më agjencitë e huaja me të cilat është lidhur marrëveshje/kontratë përfaqësimi;

e) transparencën e bilanceve, informacionit dhe raportimit me organet e tjera shtetërore;

f) përmbushjen/zbatimin e parashikimeve të ligjit për të drejtën e autorit për ushtrimin e administrimit kolektiv dhe legjislacionit në fuqi.

3. Pas botimit në Fletoren Zyrtare të urdhrit të ministrit për licencimin ose ripërtëritjen e saj të një AAK-je, agjencia është e detyruar të kryejë pagesën në përputhje me nenin 157/4, të ligjit për të drejtat e autorit dhe me VKM-në përkatëse të tarifave të shërbimeve që kryhen nga DDA-ja dhe ministria përgjegjëse për të drejtën e autorit.

4. Në rast moslicencimi ose ripërtëritje të saj, kërkuesi ka të drejtën e ankimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.

C. Hyrja në fuqi Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren

Zyrtare. MINISTRI I KULTURËS Mirela Kumbaro Furxhi

URDHËR Nr. 6915, datë 17.10.2016

PËR FORMËN, PËRMBAJTJEN DHE RREGULLAT E PAJISJES E

ADMINISTRIMIT TË VULAVE TË PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të neneve 15 dhe 39, të ligjit nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të vendimit nr. 390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare”,

URDHËROJ:

1. Përmbaruesi gjyqësor privat paraqet kërkesë pranë Ministrisë së Drejtësisë, për pajisjen me vulën e njomë, pas certifikimit nga ministri i Drejtësisë dhe marrjes së aktit administrativ përkatës nga Qendra Kombëtare e Biznesit për ushtrimin e veprimtarisë.

2. Pajisja e përmbaruesve gjyqësorë privatë me vula bëhet nga Ministria e Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës.

3. Certifikimi si përmbarues gjyqësor privat lëshohet vetëm për individë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, vula që lëshohet për ta është personale dhe përdoret vetëm nga përmbaruesi gjyqësor privat, si dhe vendoset në çdo dokument që ai krijon gjatë veprimtarisë së tij profesionale.

4. Pavarësisht se shërbimi përmbarimor mund të ofrohet nëpërmjet një subjekti tregtar, vula është personale dhe përdoret vetëm nga përmbaruesi i pajisur me certifikatën e aftësisë profesionale të përmbaruesit gjyqësor privat.

5. Veprimet përmbarimore kryhen vetëm nga individë të pajisur me certifikatën e aftësisë profesionale të përmbaruesit gjyqësor privat dhe nën përgjegjësinë vetjake të tyre.

6. E drejta për të përdorur vulën nuk mund t’u jepet në asnjë rrethanë të tretëve. Në rast se gjatë kontrolleve, konstatohet se vula e përmbaruesve gjyqësorë privatë përdoret nga persona të tretë ose nga subjekti tregtar ku përmbaruesi ushtron


立法 实施 (1 文本) 实施 (1 文本) 被以下文本修正 (1 文本) 被以下文本修正 (1 文本)
无可用数据。

WIPO Lex编号 AL075