a) emrin dhe adresën e personit që paraqet kundërshtimin;b) të dhëna që justifikojnë interesin ekonomik ose juridik të personit që paraqet kundërshtimin.3. Struktura përgjegjëse verifikon nëse kundërshtimi është në përputhje me kërkesat formale, tëpërcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. Verifikimi kryhet brenda 5 ditëve pune nga marrja e tij.4. Nëse kërkesat e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk plotësohen, strukturapërgjegjëse refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton paraqitësin e kundërshtimit.5. Nëse kërkesat e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, plotësohen, struktura përgjegjësenjofton aplikantin që ka paraqitur kërkesën për regjistrim dhe i jep atij mundësinë të paraqesë vërejtje,oponencë, shpjegime ose dokumente shtesë brenda 10 ditëve pune, nga data e njoftimit. Neni 12Vendimet e komisionit
1. Nëse kundërshtimi në lidhje me aplikimin për regjistrim nuk është paraqitur brenda 20 ditëvepune, nga data e afatit për dorëzimin e një kundërshtimi, komisioni merr vendim për aplikimin lidhur mepërmbushjen ose jo të kërkesave të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 8, të këtij ligji,brenda 20 ditëve pune, i cili i dërgohet për miratim ministrit.2. Nëse kundërshtimi në lidhje me aplikimin për regjistrim është paraqitur brenda 20 ditëve pune,nga data e afatit për dorëzimin e kundërshtimit, komisioni shqyrton dhe merr vendim brenda 25 ditëvepune për ligjshmërinë ose jo të kundërshtimit të depozituar, lidhur me plotësimin e kërkesave tëaplikimit, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 8, të këtij ligji.3. Nëse aplikimi për regjistrim dhe kundërshtimi janë të justifikuara, struktura përgjegjëse thërretpër konsultim aplikuesin dhe kundërshtuesin, që, brenda një kohe të caktuar, të bien dakord ose jo përaplikimin. Kur palët bien dakord, aplikimi i rishikuar paraqitet për regjistrim si aplikim i përbashkët,Ndërsa, kur palët nuk bien dakord, aplikimi refuzohet me urdhër të ministrit.4. Vendimi i refuzimit të aplikimit për regjistrim mund të ankimohet në gjykatën kompetente,brenda 20 ditëve pune, nga data e marrjes së njoftimit. Neni 13Ndryshimi i specifikimeve
Dispozitat e përcaktuara në nenet 8 deri në 12, të këtij ligji, zbatohen edhe për aplikimin përndryshimin e specifikimeve. Neni 14Tarifat
Tarifat e shërbimeve për regjistrimin e STG-së, sipas shkronjës “e”, të pikës 3, të nenit 8, dhe tëkundërshtimeve, sipas pikës 1, të nenit 11, të këtij ligji, paguhen nga aplikanti dhe përcaktohen meudhëzim të përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat. KREU VMBROJTJA DHE LOGOJA Neni 15Mbrojtja
1. Emërtimet STG quhen të mbrojtura në territorin e Republikës së Shqipërisë me marrjen evendimit për regjistrim dhe regjistrimin në regjistër.2. Struktura përgjegjëse mban regjistrin e përditësuar të emrave të miratuar si STG, i cili është