VENDIMNr. 677, datë 16.10.2019 PËR MIRATIMIN E LOGOS KOMBËTARE PËR PRODUKTET ME EMËRTIM“SPECIALITET TRADICIONAL I GARANTUAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 16, të ligjit nr.8/2019, “Përskemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, me propozimin e ministrit tëBujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: 1. Miratimin e logos kombëtare për produktet bujqësore dhe ushqimore me emërtimin“Specialitet tradicional i garantuar” (STG), sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËRErion Braçe ANEKSLOGOJA KOMBËTARE PËR EMËRTIMIN“SPECIALITET TRADICIONAL I GARANTUAR”
1. Logoja “Specialitet tradicional i garantuar” (STG) vendoset vetëm në etiketën e produktevebujqësore dhe ushqimore të regjistruara si STG, shoqëruar me emrin e produktit të regjistruar.2. Logoja STG përdoret për produktet që tregtohen brenda dhe jashtë vendit.3. Logoja mund të përdoret vetëm mbi produktin bujqësor apo ushqimor, i cili ështëregjistruar si STG dhe nuk mund të përdoret në një produkt që ka në përbërje të tij një STG.4. Logoja kombëtare për produktet me emërtimin “Specialitet tradicional i garantuar” (STG),duhet të jetë sipas modelit të mëposhtëm:
5. Ngjyrat e referencës së logos janë e bardhë dhe e kuqe, si më poshtë:
E bardhë me kontur të kuq
E kuqePantone 1805 CC = 20 M = 100 Y = 100 K = 10PANTONE 1805 CR = 183 G = 33 B =38HEX #b62025
SAFESPACE SAFESPACE
SAFESPACE SAFESPACE
6. Hapësira mbrojtëse e logos është distanca që duhet të ruhet midis logos dhe elementevetë tjera grafike të etiketës. Distanca e logos nga elementet e tjera grafike përcaktohet nga diametrii rrethit të kuq brenda logos.
7. Variantet e përdorimit të logos STG, në monokrom, në sfond të zi dhe të kuq.
8. Përdorimi në raste të veçanta. Ngjyra kryesore e logos është ngjyra e kuqe. Në rastet kursfondet me ngjyra të ndezura, ku do të zbatohet kjo logo, nuk lejojnë aplikimin me ngjyrë tëkuqe, atëherë të përdoret ngjyra e bardhë.
9. Në rastet kur sfondet janë me ngjyra të lehta dhe logoja e aplikuar me të bardhë nukdallohet, të aplikohet versioni zyrtar i logos (e kuqe me fushë të bardhë).
10. Përdorime jokorrekte të logos STG.
11. Madhësia minimale e lejuar për logon është 12 mm me 10 mm për print dhe 34 px me28 px në formë digjitale.12. Fondi i shkrimit DCC – Ash Regular duhet të përdoret për përmbajtjen që mund tëshoqërojë logon.13. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të mundësojë për prodhuesit e produkteveSTG versionin digjital të logos për printim, pa pagesë.