关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL077-j

返回

Vendimi nr. 80-2020-1461, datë 10.07.2020 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



E.B KUNDËR DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE -(DPPI) PËR SHFUQIZIMIN E AKTIT ADMINISTRATIV TË DHOMËS PËR SHFUQIZIM PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE DHE TË BORDIT TË APELIMEVE PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE, ME ANË TË TË CILIT ËSHTË VENDOSUR SHFUQIZIMI I MARKËS.

Objekti i padisë: Shfuqizimi i aktit administrativ, vendimit nr. 311/11 prot., datë 11.07.2019 të Dhomës për Shfuqizim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Vendimit nr. 311/16 prot., datë 22.11.2019 të Bordit të Apelimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, me anë të të cilit është vendosur: “Shfuqizimi i markës me emërtim “{…} ... {…}’, me nr. regj. 18149” në pronësi të palës paditëse.

Gjyqtari {…}

Fjalët kyç:
Markë e regjistruar, subjekt tregtar në QKB, vendim për shfuqizim marke, aktivitet tregtar i pezulluar.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”; Nenet 94, pika dh, 141, 143/3/a), 173 dhe 184 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar; Kreu VI i VKM Nr. 1706, datë 29.12.2008, “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit”.

Faktet kryesore: Paditësi {…} i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke kërkuar sipas objektit.

Paditësi {…} është pronar i markës fjalë dhe figurë me emrin "{…}...{…}", regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale me nr. regj. 18149, për klasën 43 të klasifikimit të Nicës, "Shërbime bari; shërbime kafeneje; shërbime kafeterie; shërbime furnizimi ushqimi dhe pijesh, katering; shërbime restoranti; shërbime restoranti me vetë-shërbim".
Kundër kësaj marke, në datën 20.12.2018 është paraqitur pranë Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, nga z. {…} (person i tretë në këtë gjykim), kërkesa për shfuqizim, me pretendimin se marka shkel të drejtat e mëparshme të emrit të tij tregtar, duke e mbështetur pretendimin e tij në parashikimin e neneve 143 dhe 173 të Ligjit Nr .9947 datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar.
Me vendimin Nr. 311/11 Prot., datë 11.07.2019 Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ka vendosur: “Shfuqizimin e markës me emërtim "{…}...{…}", regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale me nr. regj. 18149. Kundër këtij vendimi, paditësi E.B i është drejtuar me ankim administrativ Bordit të Apelimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Ky i fundit pasi ka shqyrtuar ankimin administrativ të paraqitur nga paditësi, me vendimin Nr. 311/16 Prot., datë 22.11.2019 ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës për apelimin e aktit Nr. 311/11, datë 11.07.2019 të Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim.”

Duke mos qënë dakord me vendimmarrjen e palës së paditur, paditësi i është drejtuar gjykatës me kërkësëpadi sipas objektit.

Paditësi pretendon: Emri tregtar i pretenduar nuk është më në përdorim në treg nga kjo palë. Kjo mund të shihet nga ekstrakti i QKB, ku personi fizik që pretendon se ka të drejtat në fjalë është me aktivitet të pezulluar dhe kjo do të thotë se ai nuk ushtron më aktivitet tregtar. Paditësi sqaron se emri tregtar është një emërtim i një subjekti tregtar që ushtron aktivitet tregtar. Vetëm regjistrimi në një moment të caktuar në QKB, nuk konsiderohet si emërtim tregtar në kuptimin që të tërheqë të drejtën për të kërkuar mbrojtje nga Ligji nr. 9974/2008. Kjo jepet jo vetëm nga neni 5 i Ligjit 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", i ndryshuar, por edhe nga vetë neni 143/3/a i Ligjit nr. 9974, i cili parashikon se: " Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse cenon të drejtat e mëparshme, të fituara, si: a) të drejtën e emrit tregtar, me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet, dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës, që kërkohet të regjistrohet,". Në rastin konkret, jemi përpara faktit që të drejtën e mëparshme të emrit tregtar e ka paditësi dhe jo personi i tretë.

Paditësi pretendon se marka, është përdorur nga paditësi si emër tregtar, shumë kohë përpara depozitimit të kërkesës për regjistrim marke. Ky emër tregtar është përdorur që në vitin 2012, fakt që provohet jo vetëm nga fotografitë që i janë bërë ambienteve tregtare (restorantit) ku ushtron aktivitet titullari i markës me nr. regj. 18149 (fillimisht shtetasi A.V dhe pas transferimit të aktivitetit, nga paditësi), përmes postimeve në rrjetet sociale në vitet 2012 e në vijim, por edhe nga kuponët/faturat tatimore, si dhe nga dokumentacioni zyrtar që paditësi disponon, nga kontrollet e bëra ndër vite nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale pretendon:
1. Sipas nenit 143, pika 3 e ligjit nr. 9947/2008, marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse cënon te drejtat e mëparshme, të fituara, si: a) të drejtën e emrit tregtar, me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet, dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës, që kërkohet të regjistrohet.
Referuar dispozitës së sipërcituar, që të provohet pretendimi i kërkuesit duhet të plotësohen kushtet kumulative si vijon: a) Që kërkuesi mbi shenjën e tij të gëzojë të drejta nga një datë më e hershme se sa data e aplikimit të markës që kërkohet të shfuqizohet; b) Që emri tregtar ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën, që kërkohet të shfuqizohet dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës, që kërkohet të shfuqizohet.

2. Kërkuesi (personi i tretë në këtë proces) është tregtar i regjistruar, në kuptim të pikës 1, të nenit 2, të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2007 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", i ndryshuar. Kërkuesi është mbajtës i së drejtës mbi emrin "{…}" të regjistruar prej datës 09.02.2017, të vërtetuar nga ekstrakti i QKB. Nëse kjo e dhënë, do të ishte shtuar më vonë se data e regjistrimit fillestar, siç dyshon pronari i markës që kërkohet të shfuqizohet (paditësi), kjo do të ishte pasqyruar në ekstraktin historik të subjektit tregtar. Personi i tretë (kërkuesi në procesin administrativ), ka si fushë të veprimtarisë ofrimin e shërbimeve të barit e restorantit. Data 09.02.2017, datë e regjistrimit të kërkuesit si subjekt tregtar në QKB, është më e hershme se sa data 27.03.2017 e aplikimit të markës me emërtim "{…} ...{…}", me nr. regj. 18149. Emri “{…}", në kuptim të VKM nr. 537, datë 01.08.2007 “Për rregullat, për emrat dhe emërtimet tregtare" është emërtimi tregtar i personit fizik të regjistruar në regjistrin tregtar pranë QKB-së, (sipas kërkesave të nenit 9, të ligjit nr. 7632, datë 4.11.1992), që përdoret prej tij në kursin e tregut, i njoftuar vullnetarisht, në përputhje me shkronjën "a", të pikës 1 të nenit 44 të ligjit për QKB-në. Si i tillë, ky emërtim ka si qëllim identifikimin e origjinës së shërbimeve të ofruara dhe konkretisht të identifikojë subjektin tregtar ofrues të shërbimeve.

Personi i tretë {…} pretendon:
1. Lidhur me pretendimin e paditësit, ish-mbajtësit të markës tregtare se emri tregtar i pretenduar nga personi i tretë nuk është më në përdorim apo në treg nga kjo palë, ky kundërshtim nuk mbështetet mbi prova e fakte të vërteta.
Nga ekstrakti i marrë nga QKB vërehet se konkurrojnë në mënyrë kumulative të dhënat e kërkuesit në tabelën e ekstraktit duke filluar me: emrin e subjektit {…}, datën e regjistrimit 09.02.2017, adresën e aktivitetit “Toptani Shopping Center”, emri tregtar {…}, telefonin {…} dhe gjendjen aktive.
Ekstrakti i QKB është pasaporta e subjektit tregtar dhe çdo e dhënë që pasqyrohet në të prezumohet e saktë dhe e vërtetë. Paditësi qëllimisht përpiqet që nga njëra anë të grupojë në mënyrë të njëanshme disa të dhëna, si data e regjistrimit me emrin e subjektit dhe, nga ana tjetër, përpiqet të ndajë në mënyrë të njëanshme disa të dhëna të tjera, siç bën me datën dhe emrin tregtar. Çdo e dhënë e pasqyruar në ekstraktin e QKB-së duhet të lexohet në lidhje të plotë me të dhënat e tjera të tabelës. Kjo nënkupton se të gjitha të dhënat duhet të merren në tërësinë e tyre dhe janë komplementare ndaj njëra-tjetrës. Në asnjë rresht të ekstraktit nuk figurojnë dy data të ndara për regjistrimin e subjektit dhe për regjistrimin e emrit tregtar të tij. Përkundrazi, data është një e vetme 09.02.2017, e cila është data kur është regjistruar subjekti kërkues, së bashku me çdo të dhënë tjetër që pasqyrohet në ekstrakt, përfshirë edhe emrin tregtar.
Në konkluzion të kësaj analize, del qartë se emri tregtar "{…}" është regjistruar së bashku me subjektin kërkues {…} më 09.02.2017 dhe nga kjo datë është përdorur në qarkullimin civil e tregtar, edhe motoja "{…}, plot me gjona", që ka reklamuar veprimtarinë tregtare të personit të tretë.
Emri tregtar i subjektit {…} nuk është hequr asnjëherë nga përdorimi dhe nuk është ç’regjistruar ndonjëherë nga QKB-ja, por thjesht ka ndryshuar formën e organizimit nga "person fizik" në "shoqëri me përgjegjësi të kufizuar". Mbështetur në ekstraktin e sipërpërmendur, jepet edhe një e dhënë që lidhet me statusin e veprimtarisë të subjektit tregtar që është aktiv, duke mos patur ndonjë pezullim, apo pasivitet të shprehur ligjërisht nga të dhënat e regjistrit tregtar. Kërkuesi, si subjekti tregtar me emrin tregtar {…} është në veprimtari aktive, në përdorim të plotë e të pandërprerë të emrit të tij tregtar dhe reklamon aktivitetin tregtar në adresat konkrete që aktualisht pasqyrohen në ekstraktin e shoqërisë “{…}” sh.p.k.
Për sa kohë subjekti tregtar "{…}" nuk është ç’regjistruar nga regjistri tregtar i QKB-së, emri i tij është aktiv pavarësisht një statusi të përkohshëm, gjendjes ekonomiko-financiare dhe/ose suksesit të subjektit tregtar që është pronar i këtij emri. Subjekti tregtar mbaron apo shuhet vetëm kur zbatohet një format i njohur ligjërisht nga Kodi Civil, nga legjislacioni tregtar apo nga ligji për falimentin: me likuidim, vullnetin e pronarit të tij, me bashkim me një subjekt tjetër, apo me falimentim, por asnjëherë për shkak të ndryshimit (uljes) së masës së aktivitetit tregtar apo të gjendjes aktive të tij në treg.

Vendimi: Gjykata bazuar në nenet 126, 306 të K.Pr.Civile, si dhe nenin 40/3 të ligjit nr. 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar, vendosi: “Rrëzimin e padisë së paraqitur nga paditësi {…} si të pabazuar në ligj dhe në prova”, me arsyetimin se akti administrativ, Vendimi Nr. 311/11 Prot., datë 11.07.2019 i Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Vendimi nr. 311/16 prot., datë 22.11.2019 i Bordit të Apelimit, janë akte administrative të nxjerra në përputhje me ligjin material nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale", i ndryshuar.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata, referuar rrethanave të faktit, provave të shqyrtuara në seancë gjyqësore si dhe shkakut ligjor të padisë, çmoi se kërkimet e palës paditëse janë të pabazuara në ligj dhe në prova dhe se kërkesëpadia e paraqitur duhej rrëzuar.

Referuar rastit në gjykim, nga të dhënat e administruara nga ekstrakti i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), rezulton se personi i tretë është regjistruar në QKB si person fizik, me objekt të ushtrimit të aktivitetit si “Bar Restorant” me emrin tregtar “{…}”, më datë 09.02.2017. Ky emër tregtar, rezulton të jetë regjistruar që me regjistrimin e këtij personi si person fizik dhe nuk rezulton të jetë shtuar me vonë, pasi nëse do të ishte keshtu, atëherë do të ishte pasqyruar në ekstraktin historik të këtij subjekti.
Ndërkohë, referuar të dhënave të administruara nga ekstrakti i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Dëshmisë së Depozitimit Nr. 311/1 prot., datë 29.03.2017, rezulton se mbajtësi i mëparshëm i markës objekt gjykimi, A.V (i cili më pas ia ka transferuar këtë markë paditësit {…}) rezulton se është regjistruar në QKB si person fizik me objekt të ushtrimit të aktivitetit si “Shpërndarje taksi e ushqimeve, mëngjesore”, me emrin tregtar “{…} {…}” më datë 13.03.2017 dhe më datë 27.03.2017, ka depozituar aplikimin për regjistrimin e markës "{…}...{…}", aplikim ky që është regjistruar pranë DPPI me Nr. AL/T/2017/311.
Kështu, rezulton se data e regjistrimit të personit të tretë si subjekt tregtar në QKB është më e hershme sesa data e regjistrimit të paditësit me emrin tregtar të tij dhe aplikimit të markës nga ana e këtij të fundit me emërtim, që është data 27.03.2017.

Gjykata e vlerëson të drejtë vendimmarrjen e Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të shprehur me vendimin Nr. 311/11 Prot., datë 11.07.2019, lidhur me kërkesën e personit të tretë për të kërkuar deklarimin e pavlefshëm të markës tregtare të regjistruar nga paditësi, për shkak të regjistrimit më parë të emrit tregtar “{…}”, sepse në nenin 143/3/a të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, është parashikuar se marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse ajo cenon të drejtat e mëparshme, të fituara, si të drejtën e emrit tregtar, me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet, dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës, që kërkohet të regjistrohet.
Gjykata vlerëson se, sipas legjislacionit në fuqi mund të mbrohet emri i subjektit tregtar nga prodhimet e ngjashme që hidhen në treg nga subjektet e tjera tregtare, të cilat kanë të regjistruara marka tregtare krejt të ngjashme me emrin e një shoqërie tjetër tregtare. Sipas ligjit tonë, ligjvënësi iu jep një rëndësi të barabartë si mbrojtjes së markës së një subjekti tregtar nga markat identike ose të ngjashme të subjekteve të tjera tregtare, ashtu edhe emrit tregtar të një shoqërie nga markat identike, ose të ngjashme të një shoqërie tjetër. Duhet theksuar se mbrojtja e emrit të shoqërisë nga markat identike, ose krejt të ngjashme të një subjekti tjetër tregtar është shumë e rëndësishme në fushën e marrëdhënieve tregtare, sepse një shoqëri mund të ketë disa marka tregtare, ndërsa emri i saj është i vetëm dhe nëse cënohet ai, prishet imazhi i shoqërisë në tërësi, kurse kur cënohet marka dëmtohet imazhi vetëm i një marke dhe dëmi që pëson subjekti tregtar në këtë rast është më i vogël, pasi nuk cënohen emri dhe markat e tjera tregtare që i përkasin po kësaj shoqërie.
Lidhur me pretendimin e paditësit se emri tregtar i pretenduar nga personi i tretë nuk është më në përdorim në treg nga kjo palë, por nga një tjetër subjekt juridik, shoqëria “{…}" sh.p.k., e regjistruar në 04.07.2018, pra shumë kohë pas regjistrimit të markës nga ana e paditësit, gjykata çmon se ai nuk është i bazuar, pasi referuar ekstraktit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezulton se administrator dhe ortak i vetëm i shoqërisë “{…}” sh.p.k është personi i tretë {…}, i cili i ka transferuar shoqërisë së themeluar prej tij edhe emrin tregtar “{…}” (të cilin e disponon që me regjistrimin si person fizik më datë 09.02.2017), veprim ky që vjen në përputhje me nenin 5, pika 1 të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. i ndryshuar.